Muharrem Blakaj: Prijësi i karvanit
E prisja karvanin të Kroi i Zanave. Kishte kohë që kisha zënë vend në atë lëndinë të bukur. Herë pas here freskohesha me ujin e ftohët akull të kroit, që ishte në anën perëndimore të lëndinës. Pastaj largohesha buzë greminës duke kundruar rrugën gjarpërore. Asgjë nuk dalloja. I merakosur kthehesha...

























