E hene, 07.10.2024, 05:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Morina: Diploma për arbneshin Bernard Kotlar

E enjte, 11.12.2014, 09:29 PM


Diploma për arbneshin Bernard Kotlar

Nga Sylejman Morina

Në galerinë Otok të komunën e Kuklicës në ujdhesën Uglan, zhupania e Zarës, është hapur ekspozita artistike ndërkombëtarë me motive fetare “Sveti Otok -1.2014” më 8.11 2014,e cila përputhet me 500 vjetorin e Zonjë së Borës. Organizator të kësaj ekspozite ishin foto klubi ”Kornat” dhe “Galeria otok” nga Kuklica. Po e njëjta hapet edhe në galerinë e shoqatës kroate të artistëve figurativ në Zarë, me 13 11 2014 dhe qëndroi e hapur gjerë, 30 11.2014. Financues të kësaj ekspozite ishin komunat e ujdhesave të Zarës, dhe bashkësia kulturo teknike e Zhupanisë së Zarës.Ekspozita me tematikë të tillë është e hapur për herë të parë. Merita e veçantë për hapjen e kësaj ekspozite i takon kryetarit të fotoklubit “Kornat” z.Ante Jashes, mjeshtërit të fotografisë, i cili me sukseset e arritura i ka kaluar edhe kufijtë e Kroacisë.Ai është i nderuar me 50 shpërblime e mirënjohje, dhe me mirënjohjen për vepër jetësore “Tosho Dabac“më 2003. (çmim prestigjioz në Kroaci, për promovimin dhe kontribut në lëmin e artit të fotografisë). Ante është dhe anëtarë i shoqatë së shkrimtarëve të Kroacisë dega në Zarë. Sipas tij, pjesëmarrja për këtë ekspozitë ishte e hapur për krijuesit artistik artistët nga këto fusha: fotografi, pikturë, skulpturë, dizajn, etj. Pjesëmarrësit kishin mundësi të konkurronin deri në katër punime. Megjithatë kishte dominuar fotografia artistike. Në këtë ekspozitë morën pjesë 152 pjesëmarrës nga 12 shtete, si: Italia, Kanada, Gjermania, Holanda, Austria, Hungaria, si dhe vendet e Ballkanit. Dorëzimi i punimeve kishte filluar me 28.09.2014 ndërsa shpallja e fitueseve ishte bërë me 19.10.2014,besojmë se në ekspozitën jubilare të 20 do të marrin pjesë edhe artist nga Kosova u shpreh z. Ante. Komisioni që e bëri  ndarjen e shpërblimeve kishte ketë përbërje: Vesna Baniq,Svetko Boshko,Branislav Magjeriq. Shpërblimet fituesve ia dorëzoi Branislav Magjeriq. Plaketa e artë i takoi Ane Kaçuniqit,e argjendta Agneza Dorkinit dhe e bronzta i takoi Silvio Panoviqit.Komisioni ndau edhe tri diploma: Bernard Kotllar,Zvonimir Tanocki dhe Izabel Franov.Kjo mirënjohje, arbneshit të Zarës Bernard Kotlarit, ia shton numrin e mirënjohjeve, diplomave shpërblimeve që i janë ndarë për veprimtarinë , kreative, hulumtuese e kulturore-artistike. Pasi që fushë veprimtaria e aktiviteteve të Bernardit është e gjerë ,dhe shpërblimet janë në shumë fusha. Kjo është diploma e dytë që e merr Bernardi nga ekspozitat ndërkombëtare të organizuara nga fotoklubi  “Kornat”, sepse një të tillë e kishte marr në 2010.




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora