Kulturë
Anton Papleka: Vdekja është pikërisht kjo gjë
E hene, 08.12.2014, 07:27 PM
VDEKJA ËSHTË PIKËRISHT KJO GJË
Nga Anton Papleka
Në tryezën time gjeta një zarf
Ku ishte shkruar adresa e një poeti
Të vdekur disa muaj më parë
Dhe unë thashë me vete
Se vdekja është pikërisht kjo gjë:
Adresa e një miku të vdekur
Të cilit nuk mund t’i shkruash më
Ti nuk mund t’i çosh askund
Kartolina
Mesazhe të gjata, të shkurtra apo të koduara…
As me avionë
As me postë elektronike
As me ëndrra paralajmëruese
Asnjë nga mesazhet e tua
Nuk do të mbërrijë tek i vdekuri
Komunikimi me të është po aq i pamundur
Sa me një galaktikë të largët në qiell
Vdekja e një njeriu është pikërisht kjo gjë:
Gjasmimi i Atlantidës që u fundos
Në humbëtirat e detit!
Komentoni
Artikuj te tjere
Ilir Muharremi: Çlirimi nga artistët injorantë!
Remzi Limani: Impresionizmi në veprat e Vlora Sadikut
Tri poezi nga Halil Haxhosaj
Kalaja: Imamët radikalë përçarës dhe antikombëtarë!
Derada Gashi: 30 poezi nga Rrustem Geci
Mehmetali Rexhepi: Mendja shtëpia ime e flluskuar
Mateo Osmani: Enderrat e mia
Puntorie Ziba: Kur e putha Amerikën
Drita Lushi: Vjersha vjeshte për dashurinë
Alban Voka: Dhurata poetike nga mërgimi
Llojdia: Arkeologu që shkroi për lashtësinë e Ilirisë
Tefik Selimi: Një vepër dokumentare për Lam Shahiqin
Resmi Osmani: Sirena e trenit të fundit
Vilhelme Haxhiraj: Poeti Mujë Buçpapaj shpërblehet
Aleko Likaj: Një taksi për macen time
Mazllum Saneja: Poezi polake - Jaros?aw Zieli?ski
Klajd Kapinova: Imzot Pjetër Bogdani në New York
Gjon Keka: Portret i Gjergj Kastriotit, 1697
Poezi nga Farida Ramadani
Poezi nga Xhavit Gasa