Botime të
reja
Një vepër dokumentare për Lam
Hasan Shahiqin dhe ngjarjet tjera në pjesët verilindore të Kosovës…
Nga Tefik Selimi
Shefik
Shkodra nuk është emër i pa njohur për lexuesti e letrave tona. Përkundrazi. Ai
ka bërë emër qysh nga një kohë e hershme e jetës letrare e kulturore. Ai është
poet, publicist e autor i disa veprave letrare e publicistike - dokumentare
etj. Pse jo? Ai kaherë ka bashkëpunuar
me disa revista e gazeta tona shqipe, si janë: “Jeta e re”, “Fjala”, “Jehona”,
“Bota e re”, Zëri i rinisë”, “Rilindja” e botime tjera periodike tek ne në
Kosovë. Me hartimin e vargjeve është marrë qysh si nxënës i fillores dhe i
shkollës së mesme. Tash ky krijues gjilanas merret kryesisht me opinione nga
fusha politike. Por, edhe pas kësaj jete “tjetër”, ai nuk e lë prozën poetike,
por edhe vargun hermetik. Ai herë pas here shkruan ese e shkrimet tjera
dokumentare. Siç dihet, Shefik Shkodra është koautor i disa librave të botuar
gjer më tani, si janë: “Bamirësia” (1991), “Flakërimë” (1992) dhe vepra
“Agurrona” (1993). Veprat autoriale të tij janë: “Albania e Konicës – Pergamenë shqiptare”,
studime (1995), “Shtjella” (2006), “Erëverë” (2012 dhe, në një kohë, ai ka
nxjerrë disa numra të gazetës “Sogjetime”. Ka qenë kryeredaktor i revistës
“Polyglot” që dilte në Gjilan. Dhe, jo vetëm kjo. Shih për këtë, ai ditë më
parë botoi veprën dokumentare kushtuar “Lam Hasan Shahiqi” e ngjarje të kaluara
në pjesët verilindore të Kosovës. Kjo vepër e tij ia vlen jo vetëm të lexohet,
por edhe të vlerësohet e të ruhet si një dokument i një kohe të kaluar, e cila
në vete ngërthen shumë ngjarje, emra luftëtarësh, dhunë të paparë, por edhe
luftëtarë të lirisë që kanë mbrojtur kufirin në këtë pjesë të Kosovës Lindore.
Si prolog e morëm një pjesë të shkurtër të hyrjes së veprës në fjalë, ku, pos
tjerash, autori shton: “Në këto kreshta e lugaja kanë mbetur shumë eshtra.
Është derdhur gjak deri në pikë të fundit. Sigurisht, për dashurinë e pa masë
të vendit ku, ata njerëz kanë pa dritën e parë dhe i kanë njohur prindërit e
tyre dhe rrëfimet për jetën e të parëve, pra, mu në këto troje. Shumë larg ka
jehuar zëri i krismave të armëve të tyre sa herë është paraqitur nevoja. E ne,
kemi heshtur si heshtin edhe sot ato male...” (f. 6-7). Kështu është fillimi i
rrëfimit të veprës së autorit, e cila paraqet “gjendjen” e një kohe të rëndë,
ku pushtuesi serb, ai barbar shovinist, në një kohë të hershme, bëri përpjekje
të vazhdueshme për të dominuar në Ballkan. Kjo ishte caku i parë i kësaj
barbarie. Prandaj, këto përpjekje të pushtuesit kanë sjellë dëme të mëdha në
njerëz, të cilat dëme edhe sot përkujtohen dhe nuk harrohen dot nga njerëz që i
kanë përjetuar këto ngjarje të rënda e tëmerruese jete. Nuk harrohen për faktin
se, ishte një luftë në përballje me armiqtë e kësaj kohe, të cilët, të etshëm
për pushtime tokash shqiptare, nuk zgjodhën mjete të dhunës, ku qëllim të parë
patën pushtimin sa më shumë toka të banuara me shqiptarë. Kjo ka qenë
strategjia e armikut shumëshekullor serb, i cili, me anë të dhunës e vrasjeve
të shumta, ka sjellë pasiguri dhe shpërngulje të mëdha të familjeve shqiptare
nga trojet e tyre stërgjyshore. Prandaj, kjo kohë e rrëfyer nga autori ka
mbetur pak e njohur dhe pak e ndriçuar, për faktin se, të këtilla tema kanë
qenë të anatemuara nga regjimi okupues serb. Ata që bënin fjalë për këto kohëra
të ndera, pushtuesi i egër serb, UDB-ja i izolonte dhe i quante qytetarët me
epitetin e njohur “armiqtë e popullit”! Dhe, ja erdhi koha, ku këto “tema” nuk
janë tabu, por një realitet i pashmangshëm i një kohe të rëndë të shqiptarëve
të kësaj ane të Kosovës Verilindore. Andaj, Shefik Shkodra, autor, duke
hulumtuar këtë “materje” të historisë së kësaj ane, ai nuk hezizoi dhe na solli
në dritë një vepër dokumentar që ka shumë ngjarje, rrëfime, skena, vrasje,
tortura e burgosje të shqiptarëve, të cilët kanë kundërshtuar përherë regjimin
barbar serb. Kjo është më se e ditur , se, këto plane gllabëruese të pushtetit
kriminel serb ishin të dala nga kuzhina shoviniste kriminale serbe, e cila
bënte thirrje për shfarosje dhe vrasje të shqiptarëve kudo që janë. Pra, janë
të njohura programet famëkeqe ndaj shqiptarëve, si të: Ivo Andriqit,
Grashanjinit, Çubrilloviqit, Nacërtania e elaboristëve të tjerë, të cilët, në
vitet e kaluara, deshën që popullin shqiptar ta detyrojë me dhunë ta dëbojë nga
trojet e veta stërgjyshore. Prandaj, si shton autori, “Historia jonë është e
vështirë të pasqyrohet shkurt për dëmet që na i kanë shkaktuar të tjerët”
(f.9). Vërtet, nuk mund asnjë autor i asnjë zhanri të shkrimit ta pëshkruajë
këto të bëra të luftës në Kitkë e mese tjera, të cilat vende janë mbrojtur me
trimëri të pashoq nga djemtë tanë trima. Siç dihet, sllavët, si ardhacakë në
Ballkan, e kanë ndier vetën përherë pronarë të këtyre viseve që këto “prona”
nuk janë të tyre. Serbët përherë kanë pasur elaborat për një Serbi të Madhe, të
cilët rrejshëm kanë trumbetuar për ti bashkuar serbët në një shtet. Kjo tezë
ishte nga viti 1944 e më vonë. Ishin elaborate të viteve 1955/56 rreth
shpërnguljes së shqiptarëve në Anadoll. Mandej, ishte Aksioni i armëve, deri te
shkarkimi i Aleksandër Rankoviqit në vitin 1966. Dhe, me këtë kriminel të
fundit, si shton autori, “Nën urdhërat e tij ishin realizuar të gjitha krimet
në Kosovë” (f.12). Autori i librit, Sh. Shkodra flet e rrëfen në vepër për
Traktatin e Shën Stefanit, i cili, si i tillë, i shkaktoi dëme të mëdha
popullit shqiptar. Autori i veprës në fjalë flet për shpërnguljen e popullatës
shqiptare, e sipas historiografisë serbe, “ishin normale”. Serbia përherë ishte ajo që bëri
gjenocid mbi shqiptarët. Ajo kishte ndjekur shqiptarët prej vendeve të veta kah
jugu. Dihet, shqiptarët, edhe në këto kohëra të “zeza” apo të rënda, pësuan keq
e më keq. Largimi i tyre nga trojet e veta bëhej në mënyra të ndryshme dhe të
paparamenduara. Serbët ishin të porostur që t’i ngacmonin fëmijët e gratë e
shqiptarëve kudo që i takonin: në ara, rrugë, punë e mese tjera. Ua grabitnin
bagëtinë, i vrisnin barinjtë, qentë etj. Kjo torturë çnjerëzore bëhej nga
komanda e ushtrisë dhe zyrtarëve të princ Milanit dhe oficerëve të tij. “Serbët
këto ngjarje historike i quanin “çlirimi i viseve të Serbisë Jugore”(f.22).
Por, disa kronikanë nuk hezitojnë të shkruajnë për këto ngjarje, ku autori i
veprës shton: “Me shpërthimin e luftës serbo-turke, më 1877/1878, edhe pse me
rezisencë të jashtëzakonshme të shqiptarëve të Jabllanicës së Epërme, ushtria
serbe në planin e opercaconeve për çlirimin e Serbisë Jugore, në fund të
janarit 1878 e pushton këtë teritor”(f.22). Siç dihet, Jabllanica, atë kohë
kishte mbi 75 fshatra shqiptare, Dobiçi pati 20, Prokuplja 87, Kosanica 70
etj., ku mbi 347 fshatra ishin të banuara me shqiptarë, të cilat sot e kësaj
dite këto vendbanime janë zhdukur nga faqja e dheut. Pra, këto fshatra
shqiptare janë shpërngulur në këto kohë të vështira të dhunës serbe, e cila,
bëri dhunë të paparë në familjet, ku gjatë ikjes s’patën mundësi as bukën në
çerep ta marrin, as ujë të shuajnë etjen, e as s’patën kohë sofrat e shtuara të
drekës ti qojnë... Ata i lanë të gjitha vetëm për ti shpëtuar familjet e tyre
nga ata kriminelë gjakëpirës serbë. Autori shton: “Në acarin më të madh të
vitit 1877/78, vetë i kam pa zhvesh e zbadhë njerëzit, se si iknin këmbë nëpër
borë, duke pasë lënë shtëpiat e veta dhe të gjitha të mirat... Në rrugë deri në
Gërlicë, për në Vrajë, deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës, kemi mundur
t’i shihni trupa fëmijësh dhe pleqësh të vdekur prej të ftoftit” (f.23). Në
veprën e Shefi Shkodrës, pos pjesës së parë që flet e rrëfen për shumë ngjarje
të luftës që i kanë bërë luftëtarët shqiptarë në atë pjesë të Kosovës
verilindore, një pjesë të veprës ia ka kushtuar figurës së madhe të kombit, Lam
Hasan Shahiqit. Famija Shahiqi ishte e banuar afër kufirit me serbë e malazezë.
Kjo familje vjen nga Huruglica. Shahiqi ishte fshat malor. Lam H. Shahiqi ishte
njeri i shkathtë dhe i guximshëm. I pari ishte jo vetëm në lojë, por i parë
ishte edhe në shenjë me pushkë. Në jetë pati peripeti prej luftëari. Ishte
ushtar në kohën e Monarkisë së Serbisë në Nish e në Zemun. Ai, qe kalorës i
përkryer i asaj kohe. E deshi këtë “profesion” të jetës. Në ushtri ai pati
vështirësi nga sjelljet brutale të eprorëve serbë ndaj tij. Ai u edukua nëpër
oda shqiptare. Në oda pos që kishte dëgjuar rrëfime më të ndryshme
atdhedashurie, anegdota etj., ai kishte dëgjuar edhe pjesë të historisë të
popujve të Ballkanit. Lam H. Shahiqi e kuptoi rëndë gjendjen sociale të
popullit. Atë pati kontakte me njerëz, të cilët ia shpjegonin se si ka ngecur
popullata e tij. Qe bamirës i asaj kohe, sepse, në njër rast e takon njërin në
rrugë krejt të leckoman. Ky njeri e kishte këmishën copa-copa. Ndalet dhe e heq
këmishën e tij nga trupi. Ia jep këtij njeriu dhe i thotë: “Vishe, kjo asht e
jotja”!(f.104). Lam Shahiqi pati ide nacionaliste, i cili luftoi me mish e
shpirt për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ky ishte një legjendë për besnikëri
ndaj atdheut.Por, ndonëse rrezistoi
mjaft shumë, te Kroni i Lakut, mbi Poliçkë, ai vrau rreth 50 vetë ushtarë të
armikut. Në Luftën e Kikës është vrarë edhe Lam Hasan Shahiqi. Një trim mbi
trima shqiptar. Dhe, kjo familje Shahiqi ka dhënë shumë emra të njohur të jetës
atdhetare, kulturore, si Muharrem Shahiqin - aktor, Ali Hugurlicën - poet e
shumë të tjerë. Vepra e Shefik Shkodrës është një kronikë e vërtetë e historisë
sonë.