Kulturë
Klajd Kapinova: Imzot Pjetër Bogdani në New York
E merkure, 03.12.2014, 08:44 PM
25 vjet më
parë Imzot Pjetër Bogdani në New York
Nga Klajd Kapinova
Nisma dhe përmbatja e librit
Sot me të drejtë në shtypin e ditës përkujtohet 25-vjetori i vizitës së parë të linderit paqësor të demokracisë dhe lirisë së Dardanisë martire Dr. Ibrahim Rugovës, një vlerësim mëse i merituar edhe në të adhmen. Por nga ana e tjetër, po ky shtyp i ditës ka 25 vite, që ka harruar me ose pa qëllim përkujtimin e personaliteteve të tjera, që morën pjesë në Simpoziumin historik dhe kulturorë.
Kështu ka 24 vite, që nuk shkruhet dhe vlerësohet sa duhet nga media e
komunitetit tonë dhe në vendlindje figura e madhe e disidentit të mirëfilltë e
Prof. Arshi Pipës. Në një takimi zyrat qendore të Federatës Panshqiptare të
Vatrës këtu në
Kjo listë iu dergua Presidentit të Shqipërisë zotit Bujar Nishani, i cili, me të drejtë në Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë 29 Nëntor, bëri dekorimin e tyre me titullin me të lartë “Nderi i Kombit”.
Kujtojmë, se antikomunisti stoik, vatristi Prof. Pipa, ka qenë Kryetar i “Vatrës” dhe editor i gazetës “Dielli” (1909) për disa vite.
Duhen falënderuar Krytari i Vatrës zoti Dr. Gjon Bucaj dhe editori i gazetës “Dielli” zoti Dalip Greca, që pranuan se ishte bërë një harresë e paqëllimshme ndaj shkodranit të shquar disident Prof. Arshi Pipa dhe së shumë shpejt edhe ai do t’i bashkohet konstelacionit të njerëzve të shquar të Shqipërisë…
* * *
Përmbledhja studimore, që ofrohet sot për herë të parë për lexuesit shqiptarë, ka në qendër të vëmendjes përsonalitetet e studiuesit shqiptare, sikurse dhe studiuesit dhe shkrimtarët, që për shumë dekada kanë jetuar në botën e lirë deri sa komunizmi rrëzohet në Shqipëri.
Cilët ishin shkencëtarët e albanologjisë që u mblodhën në
1. At Danjel Gjeçaj O.F.M. (1913-2002), kapelan i katolikëve shqiptarë në botën e lirë, një ndër shqiptarët më të njohur asokohe për vepra fetare dhe kombëtare, shkrime e perkthime etj.
2. Prof. Arshi Pipa (1920 -1997), pedagog univesiteti në Amerikë, shkrimtar disident dhe botues i një serë veprash të çmueshme në prozë, poezi, kritikë letrare, publicistikë, editor etj.
3. Dr. Ibrahim Rugova (1944-2006), shkrimtar, studiues i apasionuar i figurës poliedrike të burrit të madh dhe eruditit Imzot Pjetër Bogdanit, kritik letrarë, politikan dhe më vonë udhëheqës i shquar i LDK-së dhe President i Parë i Republikës së Kosovës Martirë.
4. Prof. Martin Camaj (1925-1992), albanolog, linguist, shkrimtar modern, pedagog universiteti në Gjermani, i mirenjohur për shumë vepra letrare etj.
5. Prof. Dr. Engjell Sedaj (1943-2006), shkrimtar dhe studiues i begate ne lemin e historise, me nje seri veprash.
Në librin e ri me 220 faqe, shoqëruar me foto origjinale historike të vitit 1989 dhuruar nga zoti Tonin Mirakaj, janë përfshirë kumtesat shkencore-historike, që botohen për herë të parë, kushtuar Imzot Pjeter Bogdanit.
Në hyrje të librit botuesi z. Tonin Mirakaj, tregon arsyet e daljes me vonesë të kumtesave në fjalë. Ai mbasi thekson rëndësinë e këtij Simpoziumi, për komunitetin shqiptaro-amerikanë (mbajtur 25 vjet më përpara) e gjen me vend arsyen e botimit të kumtesave historiko-shkencore, që i shtohet sot fondit të artë të kulturës shqiptare, duke hedhur dritë mbi figurën shumë të njohur të shekullit XVII, që punoi dhe jetoi pranë popullit të tij, që e deshti me mish e shpirt.
Përshkrimi historik i Simpoziumit nga editori i librit
U mbushën 25 vjet nga koha kur
në Campus Center të Fordham University Bronx, NY (më 7 tetor të vitit 1989), në
kujdesin e kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në New York, u mbajt
seminari shkencor, në përkujtim të 300–vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër
Bogdanit.
Gjatë
ditës së semnarit historik e kulturor, në nderim të personalitetit të shquar të
historisë dhe kulturës shqiptare Imzot Bogdanit, u mbajt një rend dite.
Hapja u drejtua nga z. Tonin
Mirakaj, kryetar i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në NY, ndërsa
lutja fetare, për kujtimin e shpirtit të prelatit të pavdekshëm u bë nga I
Përndershmi Dom Pjetër Popaj.
Më
pas të pranishmit, u ngritën në këmbë e nderuan dhe shoqëruan me këngë hymnet
kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, të
kënduar me një pathos të veçantë nga aktivistët e palodhur të kishës: Fran
Shala dhe Miliana Mirakaj.
* * *
Shpesh njerëzit e artit dhe kulturës, qoftë në trojet etnike shqiptare dhe diasporë, ku punojnë dhe jetojnë bashkëkombasit tanë, kur dëgjojnë të flitet e të shkruhet, për një seminar, për një figurë të rëndësishme të historisë dhe të kulturës sonë, i shtyn kurioziteti të bëjnë pyetjen: Si e gjejnë kohën mërgimtarët tanë në Amerikë, të merren me organzimin e kuvendit, me përmbajtje dhe nivel të lartë shkencor, mbi përkujtimin e figurës shumëplanëshe të Imzot Pjetër Bogdanit, i cili ndërroi jetë afërsisht 320 vjet më përpara!?
E natyrshëm vjen edhe përgjigjia. Komuniteti shqiptar në ShBA, ndonëse i pakët në numër, në disa shtete metropolitane kryesore, është përpjekur, sipas kushteve dhe rrethanave, mjeteve e burimeve financiare të tubohet, duke formuar klube, organizata, shoqata patriotike, kulturore, krahinore, duke vënë shpesh emertime, që përkojnë me figurat kryesore të historisë së popullit tonë.
Në këtë mënyrë, linden e u
zgjeruan aktivitetet me profil shumëplanësh mbi përkujtimin e historisë,
figurave, dokeve, zakoneve, traditave, gjuhës, artit, kulturës, muzikës,
pikturës etj., që në formë fragmentare u bartën nga kolonët e parë emigrantë
shqiptarë, që u vendosën në ShBA.
Breznitë
shqiptare këtu, kanë ruajtur shumë nga tradita e të parëve të tyre, por
sigurisht në masë të pakët, mbasi Amerika qindramilionësh vazhdimisht bluan me
zhvillimin e integrimin e saj të vrullshëm kulturat e popujve të mëdhenj e të
vegjël, të cilët bëjnë sakrifica të mëdha për t’i mbijetuar asimilimit të pashmangshëm.
Duhet thënë se rolin kryesor të
mbijetesës, në komunitetin e vogël heterogjen (nga të gjithë trojet etnike)
shqiptarë në Amerikë (para vitit 1990 të shekullit XX), e kanë luajtur qendrat
fetare të komunitetit, ku në mënyrë të veçantë spikat me efektivitet origjinal
atdhetar kisha katolike në New York.
Që
prej 16 Qershorit 1962, kur themelohet Lidhja Katolike Shqiptare–Amerikane (The
Albanian American Catholic League) në St. Cyril’s Slovenian Catholic Church, 62
St. Mark’s Place, New York, është bërë traditë ecja në gjurmët e paraardhësve
shumëshekullore të prelatëve dhe shoqërive të ndryshme fetare, kulturore e
patriotike të vendlindjes, të mbahen gjallë e të pasurohen më tej vlerat tona
kulturore…
Si lindi ideja dhe suksesi?
Ideja qëllimmirë, për të
përkujtuar dhe nderuar personalitetin e madh të shek. XVII, Imzot Pjetër
Bogdanin dhe veprën e tij, u paraqit në fillim, në mbledhjen, që mbajti
këshillit i kishës katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronx, NY (në muajin
dhetor të vitit 1988), nga z. Gjek Gjonlekaj, aktivist i njohur në komunitetin
katolik dhe ish-gazetar i Radios “Zërit të Amerikës”, administratori i kishës,
I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe krejt këshilli i kishës, përmes kryetarit të
saj z. Tonin Mirakaj e miratoi njëzëri idenë e mirëseardhur.
Që
nga ai moment i gëzueshëm, u vendos bashkërisht, që në mbledhjen e parë në
Vitin e Ri 1989 të zgjidhet një komision, që të fillojë përgatitjet e
nevojshme, të caktojë pikat e projektit të rëndësishëm, duke përfshirë me
saktësi e detaje kohën, vendin si dhe të vendoset se kush do të jenë
ligjëruesit shkenctarë, në fushën e studimeve të letrave shqipe dhe albanologë
të shquar, që do të kumtojnë më temat e tyre për rastin solemn të përkujtimit
të arqipeshkvit shqiptar.
Për
organizimin, puna filloi pa humbur kohë. Ishte një ide dhe punë serioze, që
kërkonte shumë mund, kohë, durim, shpenzime monetare etj., tashmë kishte
filluar të bëhet realitet, falë angazhimit serioz të këshillit të kishës,
përmes kryetarit dhe stafit, që e shoqëronte atë.
Kështu
me 12 shkurt 1989, këshilli i kishës, zgjodhi komisionin përgatitës të
seminarit, të përbërë prej zotërinjve: Tonin Mirakaj kryetar dhe antarët e
nderuar: Gjek Gjonlekaj, Preç Koçaj, Ndoc Shkreli, Pretash Curanaj, Gjelosh
Rukaj, Aleks Mirdita, Simon Simolacaj, Fran Shala.
Më 24 maj 1989, në ambientet e
kishës shqiptare, grupi i punës përgatitore i kryesuar nga z. Tonin Mirakaj dhe
administratori i kishës I Përndershmi Dom Rrok Mirdita, morën pjesë në takimin
e parë, për të diskutuar programin dhe procedurat e tjera që duheshin, për
mbarëvajtjen sa më të mirë të punimeve të seminarit në fjalë.
Të
gjithë ishin të impenjuar seriozisht dhe me një ndjeshmëri të lartë atdhetare,
që manifestimi më i rëndësishëm kulturor, të dalë me një nivel sa më të lartë
dhe miqtë e ftuar ta ndjejnë vetën si në shtëpinë e tyre.
Në këtë mbledhje, u bisedua
rreth organizimit me karakter ndërkombëtar të tubimit, si i vetmi në llojin e
vet, në komunitetin shqiptar të Amerikës dhe një rast unikal në botën shqiptare
asokohe të mergatës.
Vetë
prania e personaliteteve të shquara në evenimentin special, tregonte sesa me
seriozitet e kishte marrë komisioni përgatitës, organizimin deri në detaje të
tubimit, në përkujtim të klerikut, letrarit, dijetarit dhe personalitetit te ndritur
të historisë së popullit shqiptar ipeshkëvit Bogdani, duke nderuar dhe
respektuar kësisoj jetën dhe veprën e tij, në dobi të kombit të vet.
Karakteri
ndërkombëtar, vinte nga fakti, se folësit profesionistë, do të ftoheshin nga
Gjermania, Italia, Kosova dhe ShBA. Për të pasur kohën e mjaftueshme, për
organizimin u caktua, që seminari të mbahet në ambientet e Fordham University
në Bronx, New York, më datën 7 tetor 1989.
Në lajmërimin e hartuar nga komisioni përgatitës, që mban datën 3 korrik 1989, ndër të tjera lexojmë: “Këshilli i kishës katolike shqiptare në New York, adminstratorit I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe ndihmësi i tij Dom Pjetër Popaj, lajmërojnë të gjithë bashkësinë shqiptare, se me datën 7 tetor 1989, do të mbahet një “Seminar Përkujtimor”, me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Ipeshkvit të kishës katolike, teologut, shkrimtarit, themeluesit të letërsisë shqipe dhe patriotit të madh shqiptar Imzot Pjetër Bogdanit… Të gjithë shqiptarët pa përjashtim janë të mirëpritur.
Për dashamirët dhe ata që
studiojnë kulturën dhe letërsinë shqipe, është një rast shumë i përshtatshëm e
i rrallë, ku, kanë për të pasur mundësinë të dëgjojnë vërtetë mjeshtër të
albanologjisë shqiptare, sipas temave të përzgjedhura.”
Në
atë mbledhje u vendos, që seminari të mbahet në restorantin “Eastwood Manor”,
3371,
Mirëpo në tubimin tjetër
organizativ po për këtë problem, u vendos përfundimisht, që aktiviteti
shkencorë, të mbahet në
U
vendos gjithashtu, që të ftohen si kumtues: Atë Danjel Gjeçaj O.F.M. nga Roma
(Itali) Prof. dr. Martin Camaj Mynihu (Gjermani), Prof. Arshi Pipa (ShBA).
Aktivisti i palodhur i komunitetit tonë, gazetari z. Gjek Gjonlekaj, në mbledhje, propozoi, që të ftohen edhe ligjerues nga Kosova, duke përmendur dhe përshkruar me një Curricum Vitae esenciale emrat e dy albanologëve të shquar, si: Prof. dr. Ibrahim Rugova dhe Prof. dr. Engjëll Sedaj.
Grupi përgatitor, i kryesuar nga zoti Mirakaj, kishte menduar edhe alternativën tjetër. Kështu, nëse ishte e pamundur ardhja e studiuesve nga Kosova, për arsye objektive, të situatës së ndezur politike në ato vite në krahinën autonome, u mendua, që të ftohen Imzot Nikë Prela (1918-1996) ipeshkëv i Kosovës dhe Imzot Pjetër Perkoliq arqipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë.
Administratori i Kishës, I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe komisioni, pranoi këtë propozim, për vijimsinë e realizimit të programit të përkujtimit me propozimet e reja, nëse mungojnë studiuesit e shquar kosovarë.
I kudondodhuri e i palodhuri,
z. Mirakaj, pa vonesë, u angazhua drejtpërdrejtë me formalitetet e tjera të
rëndsishme, duke u dërguar menjeherë ftesat zyrtare personave të lartpërmendur,
në emër të këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”
Pa
vonesë, u nisën me postë të gjithë ftesat zyrtare, për studiuesit profesionistë
të jetës dhe veprës së Imzot Bogdanit, të cilat u konfirmuan me përgjigje
pozitive mbas disa ditësh nga Patër Danjel Gjeçaj, Prof. Arshi Pipa, Prof. dr.
Engjëll Sedaj dhe Prof. dr. Martin Camaj.
Të gjithë të ftuarit special si
kumtues, shprehen kënaqësinë për insiativën e mirëseardhur dhe pranuan me shumë
dëshirë e kënaqsi shpirtërore, për të marrë pjesë në evenimentin shumë të
rëndsishëm mbarëshqiptarë.
Profesor
Martin Camaj, duke kërkuar ndjesë, në pamundësi për të qenë atë ditë fizikisht
në
Për
të mos pasur përsëritje në temat e autorëve që kishin marrë për studim, u
kerkua për efekt edhe të programit ose fletëpalosjes, (që do t’u jepej edhe të
pranishmëve në auditorin e Universitetit), studiuesit të përcaktojnë dhe
dërgojnë mundësisht titujt e temave të tyre me profile të ndryshme mbi Imzot
Pjetër Bogdanin dhe veprën e tij.
Jo të gjithë konfirmimet kishin
mbërritur në qendrën e komisionit organizues të seminarit. Mungonte përgjigja e
ftesës pozitive ose negative nga albanologu Prof. dr. Ibrahim Rugova. Kështu në
lajmërimin, që komisioni përgatitës lëshoi më 3 korrik 1989, për mbajtjen e
seminarit, nuk gjindej emri i tij. Të gjithë ishin të shqetësuar, pse nuk
kishte asnjë përgjigje nga Dr. Rugova.
Nga
ana e tjetër, sikurse kujton z. Tonin Mirakaj: “Ai e kishte marrë ftesën dhe
ishte përgjigj pozitivisht, por se përgjigja e tij me shkrim kishte “humbur” në
“postën” ish-Jugosllave askohe.”
Profesor
Engjëll Sedaj lajmëroi z. Tonin Mirakaj, se Prof. dr. Ibrahim Rugova e ka marrë
ftesën dhe është përgjigjë pozitivisht. Por sërisht enigma vijonte të brente
komisionin, i cili i bazuar në konfirmimin e Prof. dr. Engjëll Sedajt, u dërgon
menjëherë dy albanologëve kosovarë garancitë dhe biletat e udhëtimit me linjën
ajrore të kompanisë jugosllave “JAT”, për një qëndrim në ShBA për 10 ditë.
Me datën 30 gusht z. Gjek
Gjonlekaj, mundi të gjente numërin e telefonit privat të Prof. dr. Ibrahim
Rugovës, të cilin ia dha z. Tonin Mirakaj. Mbas disa përpjekjeve, z. Mirakaj,
ra në kontakt direkt me albanologun. Ai u gëzua shumë për ftesën, nderimin dhe
vlerësimin, që kisha katolike shqiptare në
Në
bisedë e sipër Dr. Rugova, konfirmoi se e kishte marrë ftesën dhe shtoi, se: “Jam
përgjigjur pozitivisht se do të marre pjesë me shumë gëzim, porse përgjigja ime
ka “humbur” në postë…”
Aktivisti Mirakaj, mbasi e falënderoj për bisedën e ngrohtë që po zhvillonin, e vuri në dijeni, se garancitë dhe biletat e udhëtimit Jugosllavi-New York dhe kthimi me linjën ajrore “JAT”, ua kishte dërguar dy ditë më parë me postë, në adresën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, pranë Universitetit të kryeqytetit.
Nga ana e tjetër Prof. dr.
Ibrahim Rugova, u interesua për temat e folësve në seminar, në mënyrë që të mos
kishte përsëritje të kumtesave nga studiuesit. Në këtë bisedë, iu dha tema e
caktuar për atë qëllim: “Historia shqiptare në veprën e Bogdanit”. Ai e pranoi
me shumë kënaqësi, duke përshëndetur në telefon: “Mirë u pafshim në
Publicisti
veteran z. Tonin Mirakaj, gjithë ditën e gjatë orëve të mbasditës, përveç punës
së përditshme, lëvizte në shumë drejtime, për përgatitjen deri në detaje e të
gjithë programit të caktuar, për realizimin sa më mirë e me detajet më të vogla
të simpoziumit. Ai pa vonesë lajmëron meshtarin Të Përndershmin Dom Rrok
Mirditën, aktivistin z. Gjek Gjonlekaj dhe antarët e tjerë të komisionit, për
bisedën e zhvilluar në telefon me albanologun e mirënjohur Prof. dr. Ibrahim
Rugovën.
Ishte
koha e përshtatshme, për të gjetur një auditor të madh dhe shumë komod, për
ligjëruesit dhe pjesëmarrësit e shumtë, që do të nderonin figurën e prelatit e
atdhetarit të madh shqiptar.
Komisioni
nën drejtimin e z. Mirakaj, bie në kontakt me menaxheret dhe stafin e
Qëllimi kryesor i tyre ishte
sigurimi i një salle komode me kapacitet të madh vendesh, podiumi dhe elementët
e tjerë të fonisë.
Zoti,
po ndihmonte me bujari të gjithë aktivistët e kishës, që kishin njetin dhe
vullnetin e mirë. U sigurua salla e Universitetit e u shpërndanë menjëherë
lajmërimet qendrave të informimit radiove dhe mediave informuese të shkruar të
komunitetit tonë.
Dr. Rugova, ishte një problem!?
Me ardhjen e Dr. Rugovës, u plotësua lista e folësve, duke krijuar kësisoj portretet e personaliteteve të shquara të kulturës dhe letërsisë së botës shqiptare.
Kujtojmë, se asokohe Dr.
Rugova, njihej vetëm si një shkrimtar, edukator, albanolog i letrave shqipe,
por se në politikë ishte në fillim të aktivitetit të tij. Në këtë mënyrë, lajmi
i ardhjes së tij në
Nga të gjithë grupi i punës, u
mendua, që për profesorët e ardhur nga Kosova Prof. dr. Ibrahim Rugova dhe
Prof. dr. Engjëll Sedaj, të sigurohej vendqëndrimi në një ndër hotelet më të
mira dhe me eksperiencë, në ruajtjen e diplomatëve botërorë, pra me reputacion
të njohur në këtë vend.
Për
këtë qëllim, u shfrytëzua miqësia e djalit të aktivistit Tonin Mirakaj, të riut
Danjel Mirakaj, i cili me dëshirë të madhe u takua me miqtë e vet në Manhattan
East Hotels. U sigurua një suite me dy dhoma fjetjeje komode dhe dhomë pritjeje
në “Beekman Towers” në 49 th Street, në katin e 17-të (Manhattan, New York) nga
dritaret e së cilës, shihej për bukuri ndërtesa e madhe e Organizatës së
Kombeve të Bashkuara.
Një vend shumë i përshtatshëm,
për mysafirët e shtrenjtë, u rezervua nga vetë kisha dhe komunitetit ynë në
Për arsye sigurie, nuk u lajmërua nga mediat e komunitetit ora e mbërritjes së tij. Në aeroport profesorët kosovarë, u pritën nga një grup i vogël, i përbërë nga administratori i kishës katolike shqiptare “Zoja e Kshillit t’Mir” I Përndershmi Dom Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, kryetari i këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, z. Gjek Gjonlekaj dhe antarë të komisionit përgatitës. Përveç makinave personale, familja Biberaj, kishte dërguar një limozinë për mysafirët, në shenjë respekti dhe vlerësimi të lartë.
Nga aeroporti “J.FK.”, automjetet në karvan u nisën për në “Beekman Toërs”, ku lanë valigjet e mysaferëve e u ngjitën sëbashku të gjithë në banesën e aktivistit z. Tonin Mirakaj në Fifth Avenue, Manhattan, New York, ku u kalua një mbrëmje shumë e gëzueshme.
Nga kjo darkë dhe mikpritje
tipike bujarie shqiptare, z. Mirakaj, ruan shumë mbresa e kujtime të
pashlyeshme.
Ndër
të tjera, ai rikujton: “Profesor Rugova, pinte shumë duhan, cigare mbas
cigares pa ndërprerje. Ai edhe kur hante bukë, cigaren e mbante të ndezur në
njenen dore. Gjatë darkës bashkëshortja ime Miliana, kur e pa me cigare të
ndezur, u afrua të merrte pjatën. Duke buzëqeshur profesor Rugova, iu drejtua
asaj: jo zonjë, se kështu e kam unë, ushqim dhe duhan bashkë! Të gjithë që
ishim aty qeshëm dhe atmosfera u bë edhe më e gëzueshme. Ata ndieshin si në
shtëpinë e tyre, duke kaluar kështu orët e imta të mbrëmjes ngrohtësisht. Në
atë mbrëmje, ndër të ftuarit ishte miku im doktor Salvatore Delprete, i cili
kishte vënë re me habi mënyrën sesi Profesor Rugova e pinte duhanin pa
ndërprerje. Dr. Delprete, kishte pa gjithashtu, ndonëse nuk e kuptonte gjuhën
shqipe, se Prof. Rugova, ishte një njeri me rëndësi nga mënyra se si njerëzit
silleshin rreth tij. Tonin, më tha: “Thuaj Profesorit, se duhani ka me i marrë
jetën, po e vazhdoj në atë mënyrë!”.
I thashë Dr. Rugovës çka tha doktori. Mbasi e falënderoj doktorin, për kujdesin që tregoi, tha: “Eshtë e vërtetë, se duhani do të më shkurtoj jetën, por në këtë kohë, nuk mundem ta lë duhanin. Ndoshta një ditë, dikur në të ardhmen, kush e di!?…”
Mbas darkës mysafirët, u
shoqëruan në “
Qysh në orët e para të mëngjesit vjeshtor, grupi organizativ, me në krye z. Tonin Mirakaj, administratori e kishës, I Përndershmi Dom Rrok Mirdita dhe Dom Pjetër Popaj, ishin në ambientet komode, ku pritej të mbahej tubimit.
Salla e madhe e
Pjesëmarrja e madhe e
bashkëkombasve i kishte kaluar parashikimet e organizatorëve të tubimit
atdhetar.
Në
kohën e caktuar, në mes duatrokitjeve dhe buzëqeshjeve mirëseardhëse kryetari
z. Tonin Mirakaj, hapi siparin e punimeve të seminarit, dhe ftoi Të
Përndershmin Dom Pjetër Popaj, që të thotë Lutjen Shpirtërore të rastit. Mbas
lutjes, simbas programit të detajuar me kujdes, u kënduan hymnet kombëtare të
ShBA dhe Shqipërisë, përmes zërit melodios nga aktivistja e kishës zonja
Miliana Mirakaj dhe zoti Fran Shala.
U këndua, gjithashtu kënga
“Trim vigan Pjetër Bogdani” nga kori i kishës katolike shqiptare “Zoja e
Këshillit të Mirë” dhe shoqëruar në piano nga kompozitori kosovar Gjon
Gjevelekaj.
Sërisht
z. Mirakaj, paraqiti kryetarin e seminarit, Të Përndershmin Dom Rrok Mirdita.
Ndër të tjera, në fjalën e tij tha: “Për të kryesue seminarin, komisioni përgatitës, ka zgjedhur një person, me të vërtetë të kualifikuar, në kuptimin e plotë të fjalës. Ky për një kohë të gjatë mëse 24-vjeçare, është në shërbim të Zotit dhe bashkëatdhetarëve të tij, dhe 16 vjet prej këtyne, në shërbim të komunitetit katolik shqiptar në New York me rrethe… Krahas me ushtrimin e detyrës së tij si bari shpirtnuer i komunitetit katolik, ky ushqen një dashuni të zjarrtë për gjuhë, kulturë, letërsi dhe tradita kombëtare, të cilat janë bazë e ekzistencës së grupeve etnike këtu në Amerikë dhe mbahen, ruhen dhe përtrihen, me aktivitete fetare e shoqnore.”
Gjatë kohës, që përmendeshin me
radhë emrat e personaliteteve pjesëmarrës, duatrokitjet frenetike shoqëruan
gjithësecilin. Por salla, ushtoi edhe më shumë, kur u përmend emri i Prof. dr.
Ibrahim Rugovës, liderit të ri të popullit martir të Kosovës.
Folësit
u paraqitën me radhë, sipas programit nga I Përndershmi Dom Pjetër Popaj, z.
Tonin Mirakaj e I Përndershmi Dom Rrok Mirdita. Kur erdhi radha, punimi
shkencor i Prof. dr. Martin Camaj, u lexua nga kryetari i seminarit, I
Përndershmi Dom Rrok Mirdita.
Perkujtimi
kulturor përfundoi në ora 5 mbasdite, me fjalën përmbyllëse të kryetarit dhe
meshtarit katolik, Të Përndershmit Dom Rrok Mirdita.
Administratori i Kishës, Dom Rrok Mirdita, tha: “Mbyllja e seminarit, do të merrete shumë kohë me falenderue të gjithë ato që kanë punue, për ketë tubim kulturor, që të dalë më sukses. Megjithatë, nuk mundem kurrsesi pa përmend disa prej tyne. Kujt ma parë me u falenderue, se profesorave këtu, njerëz të shquem të shkencës së albanologjisë, të cilët, jo vetëm se kanë derdh djersë e mund, por janë lodhë me ardh prej larg. I falënderoj të gjithë, që na e bane të mundun me e njoftë ma mirë viganin e letërsisë dhe prelatin e naltë të kishës katolike Imzot Pjetër Bogdanin. Falënderoj komisionin përgatitës, me në krye z. Tonin Mirakaj, i cili nuk u kursye asnjëherë, nuk kursej kohë as të holla për të bërë të mundur daljen me sukses të këtij seminari. Falënderoj zotnijtë: Gjek Gjonlekajn, Preç Kaçaj e shumë të tjerë, të cilët do ti përmendim në darkën që do të kemi. Nuk mund të lë papërmend, bijën shqiptare Pashka Elezaj, e cila jo vetëm na zbukuroj sallën, por edhe na ofroj ma tepër afër Bogdanin, me pikturen që ajo me mjeshtëri e realizoi. Falënderoj Prof. dr. Engjëll Sedajn, për pikturën e bukur të Bogdanit, që ai na dhuroj. Këto bahen pasuni e Shoqnisë “Pjetër Bogdani”, e cila, qysh më sot i ka rranjët edhe këtu, sepse ishte ai, i cili, punoi e jetoj shumë për ruajtjen e thesarit të çmueshëm letrar e kombëtar deri sa kaloi në amshim. Ai ruajti si dritën e synit gjithçka kombëtare. Në këtë mënyrë, ne mund ti japim vlerën, që meriton këtij kolosi të ndritun të kombit tonë, duke e radhitur kështu me dinjitet në vendin e metiruar në panteonin e artë të kulturës shqiptare.”
Darkë gazmore
Në mbrëmje të datës 7 tetor
1989, në ora 7 mbasdite, komisioni përgatitës i seminarit, organizoi një darkë
gazmore, në respekt të folësve të shquar nga Europa dhe Amerika, në restorantin
“Eastwood Manor” Bronx, New York, ku morën pjesë mëse 700 bashkatdhetarë, që
kishin ardhur nga shtete të ndryshme të Amerikës.
Darka
u kryesua nga krytari i këshillit të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” z. Tonin
Mirakaj, i cili mbas një përshendetje të shkurtër, u paraqiti pjesëmarrësve
mysafirët e shquar në tryezen e nderit. Midis tyre shquheshin At Danjel Gjeçaj
O.F.M., Dom Rrok Mirdita administrator i kishës shqiptare “Zoja e Kshillit
t’Mir”, Prof. dr. Ibrahim Rugova, Dom Pjetër Popaj ndihmësadministrator i
kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. dr. Engjëll Sedaj, Prof. Arshi Pipa
dhe gazetari i “Rilindjes” në Prishtinë z. Agim Fetahu. Darka, kaloi mes një
atmosfere të ngrohtë dhe miqësore. Të gjithë miqtë e nderit e ndjenin vetën si
në shtëpinë e tyre.
Kryetari i darkës njoftoi
pjesëmarrësit, se gjatë kësaj darke festive, fjalimet janë të kufizuara nga
vetë fakti se me fjalime kishte kaluar e gjithë dita në
Muzika me instrumente tradicionale popullore me këngëtarë të komunitetit, ishte pjesa më e bukur dhe një mënyrë më shumë, për të ndjerë vetën të gjithë si në një shtëpi të madhe. Kësisoj grupi muzikor dhe kërcimtarët e “Rozafatit” (1978), e ngritur pranë Qendrës Kulturore të kishës, bëri që të këndonin të gjithë me gojë e zemër këngët e bukura të gurrës origjinale popullore, të drejtuar me mjeshtëri nga aktivisti z. Fran Shala. Një kërcim artistik, që solli kënaqësi për të gjithë, ishte “Vallja e Rugovës”, e vjetër sa vetë historia e krahinës me të njëjtin emër, që u interpretua me ndjesi zemre e kënaqësi shpirti nga grupi i njohur “Rozafat”.
Një javë me mysafirët
Suksesi më i madh sa pritej
asokohe, ishte ruajtur në ditën e seminarit, ku u tubuan mijëra shqiptarë nga
disa shtete të Amerikës. Media i bëri jehonë, duke e pasqyruar nëpër faqet e
gazetave dhe revistave që botoheshin në Amerikë, ndërsa në Shqipëri sundonte
një heshtje varri.
Kështu
gazeta “Zëri i Atdheut” (Tetor–Nëntor 1989), në një artikull redaksional me
titull: “Madhështia e një Seminari”, ndër të tjera shkruante: “Nji tjetër
arsye, që e zgjoi kërshërinë e mërgimtarëve shqiptarë për këtë eveniment
historik, kombëtar, fetar e kulturor, ishte ajo, që kisha katholike shqiptare i
ftoi me marrë pjesë në ketë seminar dy shkollar shqiptar nga Kosova, përndryshe
studijues të rrastë të Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij gjeniale: Prof. dr.
Ibrahim Rugova Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës – njeni ndër
përfaqsuesit ma eminent të kulturës shqiptare jo vetëm të Kosovës dhe kolegu i
tij Prof. dr. Engjëll Sedaj – që të dy profesorë në Universitetin e Kosovës në
Prishtinë. Pjesëmarrja me aqë shumicë dhe rangu aq i naltë akademik i
ligjëruesve të rastit të lejshin me kuptue pamvarsisht, se gjindeshim në njenën
nga dy qendrat krysore të kulturës shqiptare – në Tiranë a Prishtinë… Shtojmë,
sesi në seminar, ashtu edhe në darkë, mori pjesë z. Tom Christo, shqiptar i
gjeneratës së parë i lindun këtu në ShBA nga New Hamshire, i cili, njiherit
asht edhe kandidat në vitin që vjen i Partisë Republikane për senator të
Shteteve të Bashkuara t’Amerikës, ku u njoh dhe u përshëndet me shumë mërgimtarë
shqiptarë.”
Ndërsa radio “Zëri i
Shqiptarëve të Lirë” (Edicioni i parë i lajmeve, më 28 Nëntor 1989), dhe
“Revista Radiofonike e Shqiptarëve të Amerikës”, komentuen shumë favoreshem mbi
zhvillimin e punimeve të Seminarit.
Jo
larg tyre mbetën edhe gazeta e vjetër e komunitetit tonë “Dielli” e Federatës
Panshqiptare “Vatra”, e cila në kolonat e saj shkrimore, i la një vend të
rëndësishëm zhvillimit të punimeve të seminarit.
Revista “Koha e Jonë”, që asokohe dilte në Francë, botoi një artikull analitik mbi tubimin kulturor, duke e ilustruar figurën e Imzot Pjeter Bogdanit me përkujtimin, që kisha katolike “Zoja e Kshillit t’Mir”, nën udhëheqjen e klerikëve Të Përndershëmve Dom Rrok Mirdita e Dom Pjetër Popaj dhe Kryetarit të Këshillit të Kishës z. Tonin Mirakaj, mundën që të korrin suksesin e një pune të madhe përkushtuese dhe vullnetare për mbarëvajtjen e seminarit.
Koha e lirë mbas seminarit me miqtë special të ftuar nga Kosova, si: Prof. dr. Ibrahim Rugova dhe Prof. dr. Engjell Sedaj, Prof. Arshi Pipën dhe At Danjel Gjeçaj O.F.M., kaloi në një atmosteferë miqsore me darka e shetitje të lira, në ambientet e bukura të Manhattan–it, New York.
Profesorët Rugova e Sedaj,
udhëtuan në
Në Washington D.C., patën disa takime private, me zyrtarë të Qeverisë dhe Kongresit Amerikan.
Me kërkesën e mysafirëve të shquar, me ke u takuan nuk u bë publike. Atë dëshirë të tyre e ruajmë edhe sot. Është një fakt i pamohueshëm, se në këto takime private dhe publike që pasuan mbas përfundimit të punimeve të seminarit, filloi aktiviteti diplomatik i Dr. Ibrahim Rugovës.
Ditën që u kthyen për në
vendlindje studiuesit kosovarë Rugova dhe Sedaj, u përcollën për në aeroportin
“John F. Kennedy.” nga meshtarët e kishës “Zoja e Kshillit t’Mir” Të
Përndershmit Dom Rrok Mirdita, Dom Pjetër Popaj, z. Tonin Mirakaj, antarët e
komisionit përgatitës të seminarit z. Gjek Gjonlekaj, z. Simon Simonlacaj dhe
një grup shqiptarësh, ndër të cilët shquheshin vëllezërit Sabit dhe Seidi
Bityçi, z. Zef Camaj etj.
Gjatë
kësaj jave, duhet përmendur bujaria fisnike tradicionale shqiptare e
zotërinjve: Simon Simolacaj, Tonny Shkrelit, Nikollë Shala, Fran Shala, Sabit
dhe Seidi Bityçi e të tjerë, që nuk kursyen asgjë, për ta bërë sa më të
këndshme qëndrimin e profesorëve të nderuar në New York. Biletat e udhëtimit
airor për profesorët kosovar u paguen bujarisht nga z. Ndoc Shkreli.
Letra urimi për Seminarin
Kur seminari tashmë kishte javë, që kishte mbyllur siparin njëditor në New York, në kishën katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në postën private të kryetarit të këshillit të kishës z. Tonin Mirakaj, vijonin të vinin letra përgëzimi, për suksesin dhe kënaqësinë, që u dha shqiptarëve seminari ndërkombëtar, kushtuar figurës së madhe të Imzot Pjetër Bogdanit nga miq, shokë, dashmirë, bashkëatdhetarë në shtete të ndryshme të botës.
Midis tyre, po veçoj letrën, që
kleriku françeskan Atë Danjel Gjeçaj O.F.M., i ka dërguar mikut të tij të
ngushtë z. Mirakaj, ku ndër të tjera shkruan:
“Fort
i dashtuni Tonin!
Sot
e kam marrë letrën tande dhe artikullin: për të tria të falem nderës me zemër.
Falënderimet e mija ma të ngrohtat – thonë toskët – janë ato të punës sate e të
familjes sate për kishën shqiptare, e cila, ban pjesë të gjallë të kishës sonë
martire të vendit tonë të robnuem e njiheri asht gjymtyrë e kishës së
përbotshme të katholiçizmit.
Më
vjen mirë, për lajme e jehonë, qi ka lanë seminari i 300-vjetorit të Imzot
Pjetër Bogdanit dhe gëzohem tejet qi mundi juej s’ka shkue pa sodisfaksion.
Edhe ky asht ndër njerëz i nevojshëm dhe ngushllues. Më gëzoi kumtimi, se me
vullëndetin e mirë të disave e me ndihmën e të tjerëve, ka për t’u plotsue
ndërmarrja aq e vlefshme e aq e lartë, sa asht nji vepër e tillë madhështore.
Nji
Shqipni të vogël dhe nji kishë të fuqishme, me ndihmën e Zotit, duhet të
ndërtojmë në botën e madhe të Amerikës, prej kah rishtas, me ndihmen e Atij të
Lumit, kemi për t’i qitë themelet e reja kishës së Shqipnisë së lirë. Ashtu e
premtoftë Zoti e na ndihmoftë Zoja e Shkodrës! Un prej anës seme, kam mbetë
fort kondon, me ardhjen teme atje si nga ana e Dom Rrokut e Dom Pjetrit, ashtu
edhe nga ana e jote me Milianën: për këta e kam dijtë që me kohë se s’më mungon
dashtnia e juej.
Mos
u lodhni kurrë në ndihmë, qi mundeni me i dhanë meshtarëve zelltarë t’uej mbasi
çdo mund i derdhun rreth tyne asht meritim para Zotit e Atdheut.
-
Prej Dom Anton Kçirës, kam marrë letër e më difton se asht rregullue mjaft
mirë, dhe se tash për tash punët janë premtuese. Natyrisht, kurrnji vepër e
madhe s’kryhet pa vështirsi, por besoj se Dom Antoni, asht i pjekun e ka për të
dijtë me i kalue të tana pengesat.
Përsa
i përket botimit të simpoziumit, un kishem me thanë, se në kje se botoni edhe
ndonji artikull apo përmbledhje anglisht, atëbotë asht ma mirë të botohet atje:
po kje krejt shqip me pa gabime
Mbetem
me dashtëni i juaji At Danjel Gjeçaj.”
Ndërsa në letrën që Akademik
Prof. dr. Engjëll Sedaj (Prishtinë, 26.10.1989), i ka dërguar z. T. Mirakaj,
përshkruan me mirënjohje mbresat e pashlyeshme të vizitës së fundit në
“
Kaluan
dhjetë ditë, që kur u kthyem nga New York – u, por kurrsesi të kalojmë në jetën
e këtushme: mendje dhe mbresat e atjeshit, mikëpritja e përzemërtë dhe shumë e
ngrohtë e shtëpisë Tuaj dhe kujdesi atëror, madje edhe për gjendjen materiale
tonën ndikoi që para së gjithësh, ju të dytë, të bëheni anëtarë edhe të
familjeve tona.
Me
mallëngjim e përkujtoj atë natë të parën, kur ne, të lodhur nga rruga, nuk
ishim në gjendje sa duhet të marrim pjesë aktive në atë pritje: në aeroport, në
shtëpi dhe gjetiu.
Vendosja
në hotel, kontaktet me njerëz dhe mbi të gjithat seminari i suksesshëm, i
organizuar mirë nga ju dhe i mirëpritur nga pjesëmarrësit, shkaktoi kënaqësi
dhe më dha zemër që për atë botë, atje diku përtej detit të gjërë, të bëj edhe
me tepër në planin kulturor, që të ushqhen ata njerëz me ndonjë mendim të mirë
dhe me shëmbëlltyrat tona të ndritshme nga e kaluara e lavdishme.
Ç’është
e vërteta, ne më tepër ishim mysafirë tuaj, sesa pjesëmarrës të seminarit për
Bogdanin. Çdo gjë lidhej me Tonin dhe në çdo vend disi takoheshim me te dhe
Milianën.
Falënderoj
nga zemra dhe fëmijët tuaj, të cilëve, ju kemi çrregulluar rendin e ditës,
mësimin etj.
Këtu
lajmi mbi pjesëmarrjen tonë në seminar, u mirëprit dhe madje në Fakultetin tonë
menjëherë u përkrah inisiativa, që pikërisht më 6 dhjetor të bejmë një mbrëmje
përkujtimore për Imzot P. Bogdanin.
Më
21 tetor, ishim në Zym të Hasit në “Takimet e Gjeçovit”, ku temë e vetme ishte
përvjetori i Bogdanit. Për jetën dhe veprën e tij fola nja një orë dhe
interesimi vërtet ishte i madh, në këtë vendlindje të tij.
Mendo,
se edhe në Rektorat, është pranuar insiativa, sikur edhe në Akademinë e
Shkencave, që të shënohet ky përvjetor. Kam pranuar shumë ftesa nëpër shkolla
dhe biblioteka të qyteteve, për të folur për Bogdanin e madh. Këtë do ta bëjmë
me kënaqësi gjithkund.
Ju
marrë grykë dhe ju përshëndesim përzemërsisht: Engjëlli, Jozefina, Oliveri dhe
Leonora. Prof. dr. Engjëll Sedaj”