E premte, 13.12.2024, 07:45 PM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: 28 Nentori, plaga dhe krenaria ime

E premte, 28.11.2014, 05:54 PM


Sejdi BERISHA:

 

28 NËNTORI – PLAGA DHE KRENARIA IME...!

 

Njëzetetetë Nëntori

Toka ime

Malli im

Shkrumbi e loti im

Krenaria ime

Njeriu i im

Historia ime

Plaga dhe copëtimi

I trupit tim

Liria ime

Inati i tokës sime

Daktisja e njeriut

 

Njëzetetetë Nëntori

Mërgimi e kurbeti im

Kënga e atdheut tim

Etja për ujë shqip

Zjarr e nostalgji imja

 

Njëzetetetë Nëntori

Vargu im

I përplasur me shkëmbinj

Edhe me fusha e pllaja

Kënga ime

Kënduar vetit e detit

 

Njëzetetetë Nëntori

Festë kujtim e përmallim

Ku jemi tash

Se do eshtra

Në vendlindje po rehatohen

Në tokën e etur

Në tokën e pritjeve

Në tokën qëndresë

Kështu është për besë

Me kujtime e harresë

 

O, populli im

Njëzetetetë Nëntori

Dje dhe sot...

Përqafohuni dhe shtrëngohuni

Bëhuni një dhe vetëm një

Atëherë

Këndoni dhe vdisni

Se dielli ju ngrohë

E harta është dëshmi

Edhe histori

E njeriu vule toke

 

Njëzetetetë Nëntori

I vitit 2014

Pesha e qiellit

Madhështia e tokës

Diçka zbriti në Boletin

Këtë gjithkush le ta din...



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora