E merkure, 06.11.2024, 09:32 PM (GMT)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Mbi flokët e ullukëve

E hene, 24.11.2014, 07:22 PM


Adem Zaplluzha – Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”3

 

FJALA E JOTE

 

Fjala e jote

Gjuha e mëndafshtë

Që i shëron të gjitha plagët e shpirtit

Si balsami shërues

Depërton nëpër fijet e dejve të mendjes

 

Fjala e jote

Melhemi i gjetur në eliksiret

E bujarisë së gjyshërve

I shëroi plagët e Gjergj Elez Alisë

Që i doli në bejleg bajlozit

 

Fjala e jote

Peng i fjalës së mjegullave

Që asnjëherë nuk ndryshoi

Nën peshën e mprehtë

Të gijotinë

 

 

ECIM TEJPËRTEJMES

 

Sa herë që na zë pikëllimi

Ne rendim si të dehur

Drejtë yllit tonë të gabuar

 

I thërrasim shirat

Nga ëndrrat e mjegullave

Shkulim stuhitë

 

Ecim tej përtejmes

U bëjmë konak yjeve

Nga rropullitë e qiellit

I shkulim trishtimet

 

Këto rendje maratonike

Sonte s’paskan të ndalur

Do ecim deri te lumi

Që nuk shteron asnjëherë

 

 

MBUSHE MIKU IM

 

Nuk do t’i cakërrojmë sonte gotat

Le të mbesin të mbushura

Me lot shiu

Ose me verën e vjeshtës së kaluar

Të thashë

Unë sonte dua të dehem me kujtime

 

Lëri këto imazhe të varura

Në qepallat e hënës

Ose fshihe në zarfin e kaltër

Nga kohërat e ikura

Sonte kam një tjetër mall

Që më përvëlon si zjarr

 

Mbushe atë gotë të kristaltë

Të dehemi sonte me pikëllimin tonë

Mbushe miku im

Mbushe me të kaluarën dhe të ardhmen

Ta pimë deri në gllënjkën e fundit

Helmin e gatuar me lot

 

Për fund mbushe me dhembje

Ta pimë sonte për shëndetin

E atit të birit e të shpirtit të trishtuar

Mbushe miku im

Mbushe gotën me pikëllim

 

 

KUAJT E BARDHË TË ERËS

 

Nuk më kujtohet se si

Por kemi mbetur të balsamosur

Në arkivolin e një druri

Përpos lehjes së yjeve

Asnjë zë tjetër

Nuk dëgjohet në këtë zgërbonjë

 

Kalojnë duke fluturuar zogjtë

Si hijet e murrme

Parakalojnë

Njerëzit prej bredhit të kuq

 

Me nga një parmendë druri

Galopojnë mezhdave të kafshuara

Kuajt e bardhë të erës

Te sinorët kanë dalë korbat

Dhe nuk pushojnë krakëllimat

 

Mes kolonadave të mermerta

Depërtojnë oktopodët

Si flokët e murrme të shtrezës

Po bien disa lloje shirash

Të metalta

 

Po bien edhe meteorët

Një hije e zezë

Ia ka zënë frymën qiellit

Si mollët e kalbura

Sonte po këputen yjet



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora