Kulturë
Ksenofon Dilo: Bota ka simfonine e saj
E merkure, 19.11.2014, 08:18 PM
Bota ka simfonine e saj?
Nga Ksenofon M. DILO
Dukej sikur një dirigjent i padukshëm mbante lart ata shkopinjtèelegantë e sikur gjithësia priste shenjën e tij për të marrë fryme , për të vazhduar atë simfoni të ç’frenuar që e karakterizon , para së cilës është mikroskopike çdo lloj tjetër orkestre simfonike në ç’fardo theatër të botës .
Dhe vetë dirigjenti i kësaj orkestre është jo i zakonshëm.
Nuk është aspak e lehtë të drejtosh orkestrën e jetës ku qindra vegla muzikore natyrore nxjerrin miliona tinguj e tingujt japin atë ritmin e jetës kudo duke i dhënë drejtim duke e bërë atë të fortë, duke e derdhur në gremina apo në shkretëtira, duke e dërguar në qiell apo duke e vërvitur në ferr..varet nga dirigjenti, varet nga ai dhe vetëm ku botën e tërë e dërgon.Partiturat që ka përpara i thonë se çfarë duhet të bëjë.
Të qënit dirigjent nuk është e thjeshtë. Çudia është se deri më sot , ata dirigjentë të padukshëm kanë dhënë aq të çmendura udhëzime saqë bota e tërë duket të ndodhet në një maramendje pa fund dhe sidomos buçimat e luftrave që shpërthejnë e që ngjajnë me bubullima të një moti të egërsuar ,ato duket sikur i flasin urtësisë se edhe këtë radhë dirigjenti ishte... i çmendur. Gjithësia nën një dirigjent të çmendur.Në amfitheatër bota është ulur dhe pret ndërsa në llozhat e anëshme është pjesa që mezi sa pret të hapet perdja dhe me padurim duartroket...
Ajo duartrokitje , shenjë padurimi ,që të dëgjohet interpretimi është, apo një padurim i ethshëm për të parë rezultatet e asaj që do të luhet e që, me sa duket së bashku me dirigjentin, janë shkruar e zgjedhur prej asaj pakice ,që krekoset nëpër llozhat e që duartroket.?.
Dhe
dirigjenti dha sinjalin e parë duke tundur shkopat me atë drithmën
karakteristike ,që sikur do tju thotë si orkestrës e edhe spektatorëve se është
gati të fillojë ekzekutimi , frymëmarja ka ndaluar, ai ka ngrirë në pozicion të
çuditshëm dhe....diçka e paparë po ndodh.Dirigjenti nuk po kupton se çfarë . Pa dhënë ai shenjën
orkestra ka filluar , dikush tjetër në vend të tij dirigjon, melodia
Është melodia e vërtetë, ajo që s’ka nevojë për asnjë dirigjent, ajo që rjedh vetvetiu sepse vetë natyra është më e fuqishmja me bukura më e melodishmja muzikë që egziston. Është e virgjër dhe e dlirë, ka brenda gurgullimë përrenjsh që zbresin hareshëm nga malet, ka simfoninë e mrekullueshme të këngës së zogjve që këndojne e zëri i tyre ngrihet në kupolën e qiellit duke u vetëquajtur hyjnore, ka brenda rendjen e kohës që i është përshtatur një xhezi gjigant me temp të rrjedhshëm por aspak monoton, ka dashurinë ka gëzimin ka qeshjen e fëmijës kur gjirin e nënës në gojëzën e vogëlth shtrëngon, ka dashuri e dëshirë , deri atë të pandjeshmen e të padëgjushmen çeljen e burbuqes që hapet në trëndafil e botën e tërë zbukuron...
Pa ka edhe aromë kjo simfoni, ka gjithçka që vetë natyra e ka shkruar me aq besnikëri e e ka bërë të madhërishme, e ka dhënë të luhet vetëm në virtuozë që nuk kanë nevojë për asnjë dirigjent...
Simfonia
mrekullon të gjithë në amfiteatër! Nëpër llozha një lëvizje si të
Dirigjenti kthehet , hedh shkopat e tij prapa dhe edhe ai i mrekulluar bashkohet me ata që duartrokasin gjithashtu të mrekulluar...
Pse ju të pakët , që keni në duar pushtetin e monedhës hidheni e përdridheni dhe nuk doni që të dëgjohet melodia e natyrshme e jetës po gjithmone “ kengen e mukes” , me avazin qe te jetohet e te vuajme te keqijat e nje mentaliteti komunist si , me ligj bukurosh 7501-è (...fshatar pa rrenje ne token e vet)! ?
Pse kërceni e hidheni përpjetë si të pickuar kur shikoni se kjo botë ka një rrjedhshmëri , se ska nevojë për dirigjentë. ?
Pse çireni e kërkoni vijën melodike të jetës të ndërroni e të futni në ‘të gjëmimet e vdekjes të luftës të tmerrit të terrorit ku merret nè lojè dhe nepèr kèmbe jo vetem tè drejtat e njeriut por dhe diçka dhe shume mè tepèr :
Nderi , Dinjiteti i jone si Komb e, zinxhir krimi, vazhdimèsi !... Drejtesia vret DREJTESINE - e , kthyer ne Azil Padrejtesie ?
Pse doni të shkruani një prelud që të trondit e të dëshpëron?
Pse botës mbarë i tregoni një botë që lufton?
Vështroni !
Dëgjoni !
Pritet shkak pèr pak entusiazem te vertete !
Nè keto kohe dramatike te ketij tranzicioni te stergjatur peshojne Burrat Dhe ,ç’do burrè duhet tè çmohet ne bazè tè virtyteve qe e dallojne racen tone SHQIPTARE : Vetmohimi , Perbuzja e vdekjes dhe ,mbi te gjitha Ndergjegja e Pergjegjesi para Kombit. Popullin tone vetem virtytet tona e ngrene ose e rrezojnè.
Nje ekucion ky qe , do funksionoje kur e ka njeriu mirè “matricen” e jetes : urren artin e hipokrizise ,te flasi ndryshe nga çmendon. Me pak fjalè , gjithmone te mbahet veshtrimi perpara , mendja e lirè dhe syrin kritik
Vetem ahere , para ndergjegjes kombetare ndjekim rregullat shoqerore dhe mbushen detyrat njerezore e , si thote mençuria popullore ahere , edhe “malet ngrene supet perpjetè” e , bota kaq natyrshëm këndon , kaq mrekullushëm në një valle gazmore të fton ...