E marte, 15.10.2024, 08:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Për Sheperin tim!

E merkure, 12.11.2014, 08:39 PM


Ksenofon M. DILO

Për Sheperin tim !!

 

Po ç’paska ndodhur, kështu vallë?

Pse maja e malit s’është më e bardhë?

Pse këngës nuk ja thotë më bilbili?

Ku shkoi djaloshi ,që me fërshëllimë

Thërriste vashën ,të shkojnë në lëndinë?

Delet të shpërndara në kullotë,

Një vaj seç kanë në blegërimë.

Qan delja për barinë ,

Qan shpirti për katandinë.

Ku shkoi thëllëza gushëstolisur,

Ku shkoi pranvera prehër qëndisur,

Kush vodhi gazin , harenë lumturinë,

Kush pa freski e la rininë

Kush hapi portën e dëshpërimit

E në të zeza veshi vendin?

Kush vajin ngjiti në vend të këngës

Kush preu në mes dashurinë,?

Kush morri dritën dhe vendin

e zhyti në errësirë?

Ngrie kokën sheper I dashur!

Hiqe renë e dëshpërimit!

Të dëgjoj të ngrihet prapë

Kënga e bukur e bilbilit

Të degjoj edhe bariun

Të rendë si fërshëllimë!

Vjen të mbledhë delet e bardha,

Vjen të gjejë djalërinë,

Dhe thëllëza në fole,

Gugit e mbushur me hare,

Dhe vasha përtej hedhi gjergjefin

Se djalëshi e thirri e trokiti defin.

Se dita që është duke lindur

Ka dritë, ka jetë e gjallëri.

Se natën do shtyjë do ta thyejë

Se dashuria me dritën nuk do njohin më kufi

Sa shumë yje ky qielli yt sheper!

Sa e plotë hëna mbi ty

Sa dritë që derdhet në gura rezatuar,

Sa jetë , sa gëzim sa lumturi

Ngriu në valle sheper, ngriu

Se kënga labe u ndez e oshëtiu..

Se Sheperioti nuk e do mjerimin

Se sheperioti nik e do trishtimin.

Ja mblidhuni të Sheperisë bij,

Mblidhuni e dorëpërdore zihuni

E vallja le të dridhet, e kënga të buçasë

T’I flasë zemra zemrës të gjejë motra vëllanë

Të zbresë gurra nga mali të puthë zhegun në arë

Të dale edhe nëna ime në pragun e shtëpisë,

Nga dielli I fitores nga nga lulëzimi I lirisë,

Do të ndriçohet këtej e tutje balli I sheperisë

 

K’të ëndërr që shpirin ma mundon

K’të dritë dielli që në imagjinatën time flururon,

Zot, verë dorë e bëje të vërtetë!

Se Sheperi i shumëvuajtur e meriton!.

Nuk ishe ti që e stolise këtë vend,

Nuk ishe ti që ajrin e mbushe me aromë,

Nuk ishe ti që nënave të lindnin heroj ju the,

Nuk ishe ti që bëre malet të gjëmojnë,?

Pse rri tani e si një spektator shikon

Se si në Sheper gjaku derdhet,

E sheperiiotisa si burrëreshe lufton ?

Ja morrën djemtë më të mire ,

I morrën lulen e rinisë ,

E deri acid derdhën  ,

Në fytyrën e shënjtë të fisnikërisë!

E dogjen , e rëgjuan e vranë e prenë e torturuan

Si t’ishte një fajtore që fajin nuk e njihte,

Dhe në lëngim të gjatë e harruan ,

Sheperin që fron I trimërisë ishte,

Sheperin që bijtë më të mire kishte..

Mjaft qau nëna sheperjote mjaft!

Se madhështinë e krenarinë e saj

nuk mund ta prekin dot.!

Se varret e të rënëve dhe sakrifica e tyre

nuk mund të shkojë kot.!

Se do të dale më në fund në dritë e vërteta,

Se do t ngrejë kokën Sheperi dhe do të derdhë

Prej syve zjarrin e prej shpirtit burrërinë,

Mjer kush keq bëri ku të futet të gjejë brimë!

Dhe kush sadopak ka në zemër dashurinë për atdhe

Të vijë të ulet këmbëkryq në vatrën e ëmbël Mëmëdhe!

E kënga të buçase të ngrihet lart në qiell deri në re,

Sheperi do rilindë, sheperi madhërishëm .

Botës do t’I tregojë se në liri mundet vetëm të jetojë!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora