Kulturë
Nebi Dragoti: Peisazh dimror
E hene, 10.11.2014, 07:16 PM
NEBI DRAGOTI
PEIZAZH DIMROR
Peizazh me hënë,
peizazh me borë,
natyra e tërë
me dimër trokon…
Kjo hënë peizazhi
i gjuan me borë
shtergët shtegtarë
si era shtegtojnë…
Përhap natyra e tërë
të njëjtën simfoni:
ku ikën,ku,lejlekët?...
Ç’na lanë veç bardhësi!
Qielli veshur gri
çngjyros ngjyrën blu.
Ç’peizazh me hënë,
me borë gjithashtu!
NË SHKOLLË
Një klasë mbaron,
vit tjetër fillon,
jo mbetës në klasë,
se të lë koha pas;
mëndjes yll veri
ndriçues në ballë.
Në vend mos rri
si uji në kënetë,
se bie erë këllirë,
ndaj lëvis,ec
me mëndje serbes.
Një klasë mbaron,
je ngjitur më lart,
kur klasën kalon,
minierë ke gjetur,
ke gjetur mëndafsh,
ke gjetur dhe ar…
Mbaron një klasë,
në tjetrën shkon,
si njeriu në pyll
busull ke gjetur
e burim me naftë,
kur klasën kalon.
LULE TRËNDAFILI
Lule trëndafili
mbjellur në ballkon,
mbi të ulet bilbili,
nuk di se çfarë kërkon!
-Ç’ke ,bilbil,që qan,
lulja çfarë kërkon?
-Është duke u tharë,
Ah,do t’i ujis lulet
dhe barin do ta pastroj;
dhe do t’i them bilbilit
tok me mua të këndojë.
VJESHTË
Vjeshtë,penelat lëviz nëpër pemë,
gjithë këto ngjyra vallë ku i gjen?
Me shtatë ngjyra ngjyros nëpër fletë,
zogjtë t’i rrëzojnë gjethet me sqep.
Dhe këngë këndojnë për ty,vjeshtë,
e rrushë vjelin vjelset në vresht.
ME DETIN
Me zhurmë e kaltërsi rrethuar
me detin,me detin unë flas:
o det,det i egërsuar,
pse dallgë mbi shkëmb përplas?
Hej,me not pashë
ç’i bie mespërmes;
zog zgalemi jam,
asgjë,jo,s’më tremb.
Egërsia forcë më jep,
muskuloz,ngrihem vrik;
ku je ,o det,odet,
pranomë mik,or mok!
NJË LIBËR MBYLL, NJË TJETËR HAP
Arrite në faqen e fundit:
të lumtë Albana,
dritare ke çelur,
sheh fusha,
hapsira,
gjelbërime…
Në kujtesë ke mbjellur
vlera për jetën,
vlera njohurish,
përkulur,
vëmëndshëm
në burime të smeraldë:
një libër mbyll,
një tjetër hap
dhe ecën sakaq
në rrugën e bukur,
në rrugën e gjatë.
Të qoftë udha e mbarë!
Në jetë paç suksese
dhe fat!
Të uron poeti Nebi,
se dhe unë kam qënë
i etur për libra si ti.