E enjte, 10.10.2024, 06:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Alban Voka: Atmosfera poetike e një shpirti

E enjte, 06.11.2014, 08:32 PM


ATMOSFERA POETIKE E NJË SHPIRTI TË VEÇANTË

Nga Alban Voka

“E nesërmja”  titullohet libri më i ri me poezi i shkrimtares Sadije Aliti që këtyre ditëve sapo doli nga shtypi.  Të kërkosh nëpër shpirt, të kërkosh brenda heshtjes dhe zërit tënd, të rrëmbesh qiellin dhe dritën ta shndërrosh në poezi, t’i japësh jetë poezisë, t’i japësh shpirt dhe zë, ta bësh atë partneren jetë dhe padyshim vlerë të jetës, e botës tënde t’i dhurosh jetë ndryshe të brendshme, pa dyshim që duhet të jesh një penë e kalitur si shumë pena të njohura në fushën e poezisë, ashtu sic është pa dyshim edhe poetesha Sadije Aliti.

“Libri me poezi “E nesërmja”, dëshmon, sepse me poezinë e saj kuptojmë se bëhet fjalë padyshim për një poezi jete që ndjehet mirë brenda vargut poetik të poeteshës, e cila e ndërton poezinë e vetë mbi një metaforë të shkëlqyer, me një ritëm të brendshëm, të fshehur thellë në zërin shpirtëror, ku ajo që të bie në sy është pikërisht atmosfera shpirtërore poetike dhe bota e madhe femërore. E gjithëpushtetshme në këtë poezi është drita që buron së brendshmi.”, shprehet redaktori Rami Kamberi

Kësaj radhe autorja vjen me përmbledhjen poetike “E NESËRMJA”, ku nuk pajtohet me një gjysmë jetë, gjysmë dashuri, gjysmë liri, gjysmë atdhe, por kërkon ndryshim të ri në jetën shoqërore dhe veçmas nga ata që e rrethojnë, përmes së cilës do të trasohet e bukura, e vërteta dhe jeta do të marrë me vete realisht katarsisin shpirtëror, pasi kjo jetë plot turbulenca nga më të ndryshmet, të jep të kuptosh se nuk durohet.

Recenzenti, Ejup Ajdini, shprehet: ”Thirrja shpirtërore e poeteshës, Sadjie Alitit, është një kërkesë e veçantë dhe e shumëfishtë, shikuar në fushën sociologjike, psikologjike dhe veçmas në atë estetike.Të gjitha këto segmente çojnë drejt sfidave të jetës për një emërues të përbashkët, atë që thirret moderne, apo bashkëkohore. Aty përfshihen me sens artistik të gjitha të mirat dhe të këqijat, ashtu të ndërtuara sipas kategorive të ndryshme estetike. Ajo nuk thur lavde e as ngre mite, por ballafaqohet me të bukurën dhe të shëmtuarën, kategori estetike që gjithmonë qëndrojnë ballëpërballë dhe në papajtueshmëri me njëra tjetrën nëpër të gjitha kohërat”

Kjo vepër është e ndarë në katër cikle: “ Ti që vrave dashurinë”, “ Koncert i shekullit”, “ Një kafe në Zermatt” dhe “Gjuhë motesh”, në redaktim të Rami Kamberi dhe recenzentë Dr. Ejup Ajdini, Dr.Shefqet Dinaj, lektor Halil Haxhosaj, përkujdesja grafike Besim Xhelili, e botuar nga Shoqata e Shkirmtarëve “Feniks” nga Presheva.  Ky botim është finansuar nga Ministria e Kulturës e Repubikës së Maqedonisë.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora