E marte, 10.12.2024, 05:51 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: 20 Kryetarët e Bashkisë Vlorë

E hene, 03.11.2014, 06:56 PM


20 KRYETARË TË BASHKISË VLORË NË NJË SHEKULL

NGA GËZIM LLOJDIA*

1.

“Mendoj se ky monument  i ngritur prej meje do ti shërbejë Vlorës  më shumë se monumentet e broncit dhe do të rrojë shumë gjatë, shkruan autori  i botimit “Kryetarët  e  bashkisë Vlorë” ,Enver Memishaj Lepenica, në parathënie të tij. Me hulumtimet në fushën e historisë, thotë jam, munduar të hedhë dritë mbi tema dhe ngjarje historike pak të njohura,të mbuluara në harresë apo të falsifikuara, veçanërisht për historinë e Vlorës . Emri dhe jeta e kryetarëve të Bashkisë, veçanërisht atyre të periudhës 1912-1944, që trajtohen në këtë libër është e lidhur me historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë gjatë viteve të vështira, kur po ngrihej dhe konsolidohej shteti shqiptar.Autori përmend një fakt të njohur nga media .Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj ,i propozoi bashkisë Vlorë në vitin 2008 vendosjen në lulishten historike të 8 kryetarëve të bashkisë Vlorë nga vitet e stuhishme ‘12-’32. C’praj vitit 2008,kohë kur u bë propozimi në Këshillin e Bashkisë  Vlorë janë fshirë rreth 6 vite .Asnjë bust nuk është vendosur sot, në qytet për kontributin e kryetarëve të bashkisë. Vendi  i tyre për kontributin e dhënë duhej të ishte në një ndër lulishtet e qytetit. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza si gjithë të tjerët,por me një kontribut të madh në dallim nga të tjerët. Mungesa e fondeve është shkaku madhor. Shteti duhet të kishte krijuar  një fond të veçantë për të vlerësuar kujtimin e tyre, ndër përvjetorët, që kryhen. Shteti duhet të krijojë një fond,për të përjetësuar emrat e ndritur, të të gjithë patriotëve shqiptarë, në Vlorë, Korcë ,Shkodër,Tiranë e gjetkë. Këta shenjtorë të fjalës,të pushkës,penës u larguan nga kjo botë ngase të gjithë janë të vdekshëm. Mirëpo, harresa jonë për për veprën e tyre të pavdekshme, mbetet e pafalshme. Një fond i veçantë, duhej krijuar. A mos duhej administruar nga MK për të realizuar bustet dhe monumentet e një sërë figurash atdhetare anembanë vendit? Dhjetëra figura patriotësh ende nuk kanë një vorrë,nuk kanë një pllakë përkujtimore. Godina apo banesa historike janë aktualisht  të harruara, të shkatërruara gjithsesi ,që nuk  tregojnë  vlera qytetërimi për një vend që është në NATO.

2.

Kur gërmëzojmë emrin e qytetit tonë. Silueta e qytetit. Ndër kohët e lashta. Historia, përmend  trazimet ndër shekuj, që kanë qenë shtysa për të treguar qëndresën e tij. Shpallja e pavarësisë në këtë qytet si fakti që ,dielli në lindje agon. Dhe ishte 28 nëntor ,viti 12,vjeshtë e tretë,kur u ngrehë flamuri nga kati i dytë i sarajeve të Vlorajve. Lufta e Vlorës dhe lufta e dytë e përbotshme. Paslufta nxori regjimin, që u vendos në gjysmën  e Evropës. Gjurmët e tij ende të pa fshira janë dëshmi, që do të ruhen ndër breznitë tonë. Si një plagë, që kullon nga e pëgëra lindje. Autori i kësaj enciklopedia ka sjell të dhëna të shumta të bashkëshoqëruara me fotografi e faksimile. Ky botim është  një visar për historinë e qytetit tonë. Ky botim shkencor duhet të jetë edhe një guitë për turistët . Gjithashtu ky botim përmbush të gjitha standardet për tu përkthyer në gjuhë të huaj për studiues,historinë  duke u ruajtur në kohë   të vendoset jo vetëm në muzetë e këtij qyteti historik, por  duhet të mundësohet me shkurtime dhe në botimin zyrtar të    MS  teksti vendlindja.404 faqe  me dokumente dhe të dhëna të hollësishme,fotografi dhe arkiva, dëshmi, ditarë,histori. Shkolla e pare shqipe u hap prej patrioteve vlonjate ë vitin 1908, në lagjen Muradije,thotë autori Lepenica, në godinën që sot vlonjatët e quajnë:” Shkolla nr. 1”. Ajo shkolle sot, quhet me të drejtë: "28 nëntori".Para kësaj në disa fshatra ka pasur shkolle apo kurse fetare, si në Kanine, Drashovice etj. Në Velcë, që në vitin 1890, ka pasur një shkolle turke për hoxhe, ndërsa shkolla e parë shqipe atje është hapur ne shtator 1913. Shkolla e mesme për herë të  parë në  Vlorë,vazhdon autori, u hap më 8 nëntor 1924, kur në fuqi ishte qeveria e Fan Nolit. Kryetar bashkie ne Vlore ahere ishte Qazim Kokoshi dhe prefekt Niman Ferizi. Shkolla u mbyll në janar 1925, pasi në të u sistemuan mercenaret e Taf Kaziut, që kishin ardhur ne Vlore për te shtruar popullin pas revolucionit të vitit 1924 dhe u rihap me 1 dhjetor 1925. Në Shqipëri, shkollat e para të gjindarmerise janë hapur për here te pare prej italianeve ne Vlore dhe ne Gjirokastër ne vitin 1919. Në vitin 1922 deri ne fund te vitit 1924, kjo shkolle ka funksionuar në Vlorë. Në qendër të qytetit, ne vendin ku kanë qene sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u be edhe Kuvendi Kombëtar me 28 nëntor 1912, që shpalli Pavarësinë Kombëtare, është ngritur lulishtja, që më pas mori emrin Lulishtja e Sheshit te Flamurit. Punimet për krijimin e saj u fillua në vitin 1922, nga Qazim Kokoshi, ish kryetar i Bashkisë dhe u përurua me 28 nëntor 1925, me rastin e 13 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, kur kryetar Bashkie ishte Nuredin bej Vlora. Përfundimi i Lulishtes se Flamurit i dha një pamje krejt te veçante dhe bashkëkohore sheshit që mbante të njëjtin emër. Ky mjedis i bukur, i gjelbëruar, do te plotësohej ne vazhdimësi dhe me elemente të tjerë, që lidheshin me 28 Nëntorin e vitit 1912. Ne vitin 1932 aty u ngrit Varri Monumental i Ismail Qemalit dhe mbi këtë varr ngrihet madhështor ushtari i panjohur, vepër e punuar nga Skulptori i Popullit, Odise Paskali, që përjetëson ne bronc jetën dhe emrin e Plakut te Vlorës, ne sheshin ku ai konkretizoi ëndrrën e te gjithë shqiptareve për liri e pavarësi. Ne vitin 1937, gjate periudhës që A. Asllani, ishte Kryetar i Bashkisë se Vlorës, u ngrit edhe: "Shtylla e Flamurit Kombëtar". Aty ku është ngritur flamuri ne vitin 1912, në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës. Po këtë vit u ngrit edhe Kulla e Sahatit te Vlorës, e financuar nga tregtaret e qytetit. Të dyja skice-idetë e këtyre objekteve u përgatitën prej Ali Asllanit. Ne vitin 1955, ne Vlore u ngrit Estrada Profesioniste. Në vitin 1 962 u themelua trupa profesioniste e Teatrit Dramatik. Në vitin 1972 u hap galeria e arteve figurative. Shkolla e pikturës vlonjate u bë e njohur në të gjithë vendin, me piktore të shquar. Po këtë vit u organizua ansambli "Labëria", dhe në vitin 1981, mori pjesë ne festivalin e 21-te folklorik ndërkombëtar te Bursës ne Turqi. Monumenti i Pavarësisë, nga monumentet më madhështorë te vendit u inaugurua ne vitin 1972,me rastin e 60 vjetorit te Shpalljes së Pavarësisë. Monumenti ngrihet madhështor ne" qendër te qytetit ne Sheshin e Flamurit, aty ku edhe është mbajtur kuvendi me 28 nëntor 1912 për Shpalljen e Pavarësisë. Në vitin 1979, u ngrit Pallati i Sportit, me mbi 2000 vende .Në vitin 1980 u ngrit pallati i kulturës "Labëria".Shtatorja e Avni Rustemit u përurua me 3 shtator 1983, në përvjetorin e fitores, së Luftës së Vlorës, të vitit 1920.Në vitin 1985 numëroheshin 83 monumente skulpturore. Para vitit 1990, funksiononte Shkolla e Lartë e Oficereve për Flotën Detare dhe Shkolla e Larte e Aviacionit, për aviator.

Në vitin 1990, në rrethin e Vlorës kishte 80 shtëpi dhe vatra kulture 225 biblioteka, 18 kinema dhe 20 librari. Në vitin 1994 me vendim të Këshillit te Ministrave nr. 105 date 28.2.1994, u krijua Universiteti i  teknologjik i Vlorës ''Ismail Qemali".

"Iso-polifonia popullore shqiptare" u shpall në listën e "Kryeveprave te trashëgimisë gojore te njerëzimit" e mbrojtura nga UNESCO. Ajo është një nder 50 atraksionet me te tërheqëse jo-materiale, ne trashëgiminë shpirtërore të popujve të botes. Melodiciteti i jashtëzakonshëm, gjuha e thjeshte por njëkohësisht e ndërlikuar dhe figurat e shumta letrare, e pasurojnë iso-polifoninë ne" një masë të atillë, sa e kthejnë atë ne një vlere te pakrahasueshme për të gjithë kulturën dhe trashëgiminë e vendit tone dhe atë botërore.

Duhet te perëndim me vlerësim dhe respekt ata që punuan me përkushtim për këtë arritje te madhe kombëtare: Ministrinë e Kulturës te asaj kohe, që drejtohej me aftësi e kompetence profesionale, por mbi të gjitha me dashuri për Shqipërinë, nga Dr. Bujar Leskaj, Drejtorin e Trashëgimisë qe drejtohej me pasion e dashuri nga Prof. Dr. Vaso Tole.

3.

Kryetarët e bashkive të Vlorës

Me kokën në pragun e historisë,  breg më breg ,shkulmë nxjerr në zemëratën dimërore. Kërkimi im ka një pikënisje. Qyteti ynë ka pasur administratën dhe drejtuesit e tij ndër kohëra ç’praj shekullit të shuar janë një numër figurash të pazakonta,me kontribute. Historia ruhet me dëshmi .Rojtarë janë dëshmitarët. Në listën e madhe të mos harresë janë emrat e kryetarëve të bashkisë, që kanë drejtuar qytetin. Ata kanë qeverisur qytetin tonë ndër vite të brishta të trazuara ishin vitet dhe ja dolën, që qyteti ynë të mirë administrohet ndër të gjithë kohët e shekullit të shkuar ndër më të vështirët shekuj në historinë tonë.

KRYETARET E BASHKISE SE VLORES, 1912 - 2012

I      Katundaria e Vlores ne vitet 1912 -1914

1

Abas Mezini

Vlore (1864- 1926)

1912; 1920; 1921;1922.

2

Ibrahim Abdullahu

Vlore (1880-1955)

11.3.1913-31.12.1914

II     Kryekatundaret e Vlores Gjate pushtimit Italian 1.1.1915 -14.8.1920

3

Osmen Haxhiu

Vlore (1885- 1937)

1915

III    Kryetaret e Bashkise se Vlores gjate ringritjes dhe Konsolidiniit te' shtetit

4

Ali Asllani

Vlore (1882-1966)

20.12.1918-5.11.1920 1. 4.1934-31.7. 1939

5

Qazim Kokoshi

Vlore (1882-1947)

4.5.1922 - 25.12.1924

6

Nuredin Vlora

Vlore (1889- 1964)

1.1.1925- 19.2.1927

7

Zyhdi Karagjozi

Gjirokaster(1881-1970)

20.2.1927-5.7.1928

8

Arshi Halil Xhindi

Vlore (1885 - 1973)

6.7.1928- 30.8.1932

9

Abedin Nepravishta

Ku<; (1889-1975)

1.9.1932- 15.3.1933

10

TefNara?i

Nara? (1894- 1970)

16.3.1933-31.3.1934

IV     Kryetaret e bashkise gjate pushtimit nazi fashist 1939-1944

11

Kristaq Pandeli Strati

Vlore 1904- 1969)

1.8.1939-1942 

12

Nexhip Koka

Delvine (1899- 1976)

1942 - 17 4.1943-v'-,

13

Enver Taraku

Peje, Kosov (1917-1989)

18.4.1943-5.10.1943

14

Muhedin Haxhiu

Vlore (1909- 1979)

27.10.1943 - 15.11.1944

V     Gjate periudhes se diktatures komuniste 1945-1990

VI     Gjate ndertimit te sistemit demokratik

15

Elham Sharra

Vlore (1942-2014)

20.7.1992- 14.11.1996

16

Gëzim Zilja

Vlore (1951)

15.11.1996-30.4.1997

17

Agron Shehu,

Vlore (1948)

Tare Hamo,

Vlore (1945)

1.5.1997-21.6.1998

David Tushe.

Vlore (1957)

18

Neki Dredha

Vlore (1939)

22.6.1998-   1.10.2000

19

Niko Veizaj

Vlore 1954)

1.10.2000- 12.10.2003

20

Shpëtim Gjika

Vlore (1962)

13.10.2003 - - 8.5.2015

4.

Cilët ishin emrat ,që do të kishin një bust ndër lulishtet e Vlorës?Në mos sot nesër sigurisht do ta kenë. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza e trishtuara  të harruar në kohë prehjen e madhe dhe të përhershme..Disa të dhëna për disa kryetarë bashkie të këtij qyteti. Janë figura si Nuredin bej Vlora,I biri Ferit Pashë Vlorës, ish kryeministër i Turqisë ne vitet 1902-1908. Nuredin beu një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe  1 muaj zevendesisht kryetar i bashkisë. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. Me 1931 - 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 shtator 1933 - 9 dhjetor 1935.

Arshi Halili. Ne legjislaturën 1925-­1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Emrat e tjerë Ali,Asllani , Abaz Mezini,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullai etj.

KRYETARET  E BASHKIVE TË QYTETIT BREGDETAR DERI PAS CLIRIMIT

Sistemi i bashkive ne Shqipëri ka patur here pas here ndërprerje ne kohe. Qysh para 1912 kane funksionuar"Kryekatundaret"ose Kryetaret e Bashkive. Ky sistem vazhdoi deri ne fund te 1944 kur u vendosen Komitetet Ekzekutive dhe rifilloi ne vitin 1992. Ne fillim te shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej 8.000 banoresh dhe administrohej nga Kryekatundari, qe sot quhet "Kryetar i Bashkisë": Ndër të parët qe njohim si Kryekatundare apo Kryetar Bashkie janë: Shahin Kolonja, Ali Spahiu, Abas Mezini dhe Ibrahim Avdullahu të pasuar nga Osman Haxhiu i cili njihet edhe si prefekt i Vlorës. Ne 1918 me emrin "Kryetar Bashkie" është Ali Asllani i cili ne 1920 ia la vendin Qazim Kokoshit. Ne vitin 1925 Kryetar i Bashkise u zgjodh Nuredin bej Vlora e pas tij Arshi Halili {Xhindi}.Ne vitin 1934 përsëri Ali Asllani deri ne prill te 1939. Pas një ndërprerje, ne 1943 Kryetar Bashkie për Vlorën u caktua Myhedin Haxhiu. Pas lufte, nuk ka Bashki, këtë rol e luante Kryetari i Komitetit. Rexhep Sulejmani dhe Avdul Agalliu ishin të parët Kryetare ëe Komitetit Ekzekutiv te Qytetit. Shahin Kolonja, 1900.Ishte kryetar i pare i Bashkisë së Vlorës, ose kryekatundar, siç quhej në atë kohe .Ali Spahiu (Skrapari) 1903-1908. Kishte kryer shkollën e larte ne Stamboll, anëtar i klubit"Bashkimi"Stamboll.

1-Abas Mezini, 1908 - Mars 1909

Familja Mezini është një nga familjet me te vjetra te Vlorës dhe me një aktivitet te shquar patriotik. Ne Komisionin përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Abas Mezini ishte shume aktiv, në shtëpinë e tij bëheshin mbledhjet me te rëndësishme. Kryekatundari mbështeti fuqimisht Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij. Në të gjitha aktivitetet e kohës merrte pjese Abas Mezini.

2-Ibrahim Avdullahu 1912-1914

Ka kryer shkollën e larte për Drejtësi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria"dhe drejtues i tij, për ketë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Mu~o Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapen nga turqit, ne vitin 1908, u shpunë ne Stamboll dhe rrezikonin dënimin me vdekje. Kur u kthye ne atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit me te afërt te Ismail Qe­malit Pas shpalljes se pavarësisë është Kryekatundari i Vlores. Ne mars te 1914 shkon ne France si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Ne 1914 kryeson negociatat me rebelet për te shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet më me influence ne Vlore. Ne vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet.

3-Osman Haxhiu (Nënprefekt i Fierit)

Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare" te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjës, deputet ne parlamentin shqiptar.

4-Ali Asllani – 1918. Personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlores. Mbaroi shkollën e lart Politiko-Juridike-Administrative ne Turqi ne vitin 1906. Shërbeu ne administratën turke ne Janine e Bulu, deri ne shpalljen e pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit,nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës se Vlorës, sekre­tar shteti. Dy here Kryetar Bashkie ne Vlore, përfaqësoi shtetin shqiptare ne Trieste, ne Sofje dhe Athine. Shkroi shume poema dhe poezi. U zgjodh anëtar i Institutit te Shkencave ne vitin 1913. Zotëronte gjuhet: turqisht, persisht, gre­qisht, italisht dhe frëngjisht.

5-Qazim Kokoshi – 1920. Me aktivitet te shquar patriotik e politik. Firmosi aktin e pavarësisë, ne shtabin e Luftës se Vlorës, senator, deputet, ne 1920 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Vlore.

6- Nuredin bej Vlora .I biri Ferit Pash Vlorës, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga person­alitetet e shquar te familjes Vlora dhe te Vlorës. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Gjate mandatit te tij pruri makinën për te lar rrugët e Vlorës, vendosi sirenën për orarin e punës dhe te shkollës. Ishte i ndjeshëm ndaj te gjithë atyre qe vuanin.. Iku jashtë shtetit dhe vdiq ne Hajdenberg te Gjermanisë ne vitin 1964. Me 8 janar 1926, Nuredin bej Vlores  shkruan E.M.Lepenica,iu dorezua dekreti i emërimit si kryetar Bashkie me gjithë kritikat qe ka pasur për punën e tij. Këshilli Bashkiak sipas votave te fituara kishte këtë perberje:Dhimiter Kolea    ,Dalip Peshkepia,Samuel Matathia, Aristidh Ruci,Hamza Isai, Esheref Dano .Me pas Nuredin bej Vlorës do ti i bëhen shume kritika për punën e tij si mungesa e ujit, sidomos ne lagjen Skele, mungesa e pastërtisë se qytetit, mosfunksionimi i centralit elektrik etj. Pavarësisht nga kritikat në ato kushte të" vështira, Nuredin Beu u mundua t"i shërbente Vlorës. Gjate ushtrimit te detyrës, ashtu si edhe Qazim Kokoshi, vazhdoi te nxirrte kartëmonedhën e bashkisë, por tashme me firmen e tij "Nuredin Vlora"

Si një atdhetar e personalitet me kulture e vizion perëndimor, Nuredin Vlora, problemin e pare qe shqyrtoi, ishte arsimi dhe kultura. Vizioni tij për zhvillimin e arsimit dhe dashuria e tij për Vlorën del qarte ne një relacion qe ai i ka drejtuar Ministrisë se Arsimit dhe Prefekturës se Vlorës, ne korrik te vitit 1925, ku ndërmjet te tjerave shkruan: "... Si ne krahina dhe ne qytet shkollat ne vitin 1925 kishin arritur ne një grade shume te poshtme..."Ne këtë relacion, Nuredin Beu kërkon rihapjen e shkollës se mesme ne Vlore e cila qe nga janari 1925, me mbritjen në  Vlore të forcave, të kriminelit Taf Kaziu e përdoren konviktin e kësaj shkolle si fjetinë , shkolla u shkatërrua dhe ishte mbyllur. Nuredin bej Vlora ne relacion shprehte habinë për ngurrimin qe tregohej për hapjen e kësaj shkolle "kaq te nevojshme, e gatshme, qe mund te funksionoje me pak shpenzime dhe sidomos për këtë pjese te Shqipërisë qe sa nevoje te madhe ka për arsim, aq pas ka mbetur"Relacioni përfundonte me fjalët: "qe ne fillim te vjeshtës se pare shkolla te ishte gati për te funksionuar".Mbi baze e këtij relacioni te Bashkisë, Prefekti i kërkon Ministrisë se Arsimit: "formimin e liceut këtu ne Vlore i cili do te jete tepër i nevojshëm për avenirin e brezit te ri shqiptar"Ne saje te interesimit dhe përpjekjeve te Nuredin bej Vlorës, shume patrioteve, mësuesve vlonjat dhe ve9anerisht te Vakëfit te Vlorës, me 21 dhjetor 1925, ra zilja e pare ne Shkollën Tregtare. Kjo ishte një arritje e madhe pasi kjo shkolle do te luante një rol te rëndësishëm në kulturën e vendit. Këtë vit shkolla pranoi 50 nxënës: 25 nga Vlora dhe krahina, 10 nga Himara, 10 nga Kurveleshi, 5 nga Malësia e Tepelenës. Vihet re se me sa mençuri ishte bere plani i pranimit te nxënësve ne shkolle, pra nga te gjitha krahinat. Drejtori i pare i kësaj shkolle ishte patrioti Leonidha Naci.

Gjate mandatit te tij si kryebashkiak ne Vlorën e prapambetur, ne varfëri dhe vështirësi te shumta Nuredin Beu u mundua ta ndryshonte për ti dhënë pamjen e një qyteti evropian. Një nga veprat për te çilen ai pati interes dhe arriti ta realizoje është vazhdimi i projektit te Qazim Kokoshit për ngritjen e Lulishtes ne Sheshin e Flamurit, qe kishte qene prone e familjes se' Ismail Qemalit. Me rastin e 13 vjetorit te Pavarësisë, ne vitin e pare si kryetar bashkie, ai finalizoi transformimin e qendrës se qytetit, me një mjedis te gjelbëruar mjaft modern, duke qene edhe një nga donatoret kryesor te blerjes se truallit, por edhe i kontributit financiar, krahas vlonjateve te tjerë. Projekti ishte përgatitur nga specialist italiane. Ishte një investim i madh për kohen, i pa papërballueshme nga pushteti vendor, por, si edhe ne raste te tjera te ngjashme. elita e qytetit u tregua e gatshme për te mbështetur financiarisht këtë nisme. Lulishtja e Flamurit ishte konceptuar ne te gjithë sipërfaqen qe zinin sarajet e Xhemil bej Vlorës se bashku me kopshtin, prej 40 mije metra katrore.

Ne vitin 1972 kur ne Vlore u ndërtua Monumenti madhështor i Pavarësisë, sipërfaqja e lulishtes  u  zvogëlua shume. Për te simbolizuar vitin e ndërtimit, 1925, ne te u mbollën 25 fidanë pishash, te cilat u sollën n nga Italia, ashtu sikundër edhe dhe materiale te tjera te nevojshme për ndërtim. Lulishtja u promovua me 28 nëntor 1925, me rastin e 13 vjetorit te shpalljes se Pavarësisë. Përfundimi i Lulishtes se Flamurit i dha një pamje krejt te veçante dhe bashkëkohore sheshit qe mbante te njëjtin emër. Ky mjedis i gjelbëruar, do te plotësohej në vazhdimësi edhe me elemente te tjerë, që lidheshin me datën 28 Nëntor te vitit 1912. Ne vitin 1932 u ngrit Varri Monumental i Ismail Qemalit dhe ne vitin 1937 u ngrit Shtiza e Flamurit.

7-Arshi Halili (Xhindi)legjislaturën 1925-1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Gjatë luftës u rreshtua familjarisht me forcat antifashiste. Djali i tij ing. Mynyr Xhindi ishte një nga udhëheqësit e partisë komuniste të qarkut të Vlorës. Për rivalitet ndërmjet udhëheqjes komuniste, Mynyri u vra pabesisht nga shokët e tij. Pas lufte Arshi Halili dhe djemtë e tij Fejziu dhe Murati vuajtën dënime te ndryshme neper burgjet e regjimit. Vdiq ne Shkodër, pran djalit te tij dr. Batjarit.

8-Abedin Nepravishta. U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Mbaroi gjimna­zin dhe Shkollën e Larte Administrative "Mylkie" te Stambollit me 1911. Shërbeu si sekretar ne Ministrinë e Financave te Perandorisë Osmane, atashe ne vilajetin e Janinës e Prefekturën e Beratit, dhe si profesor i matematikes ne gjimnazin e Beratit. Me 1922 prefekt ne Elbasan, Shkodër. Me 19?2 - 1923 prefekt ne Durrës. Me 1925 - 19?4 prefekt Shkodër. Me 1925 drejtor i Banke Kombëtare re Shqipërisë. Me 1926 -1938 prefekt ne Durrës. Me 1929 se bashku me disa tregtare durrsake formojnë shoqërinë ndërtuese "Krahu", qe e drejtoi deri me 1 tetor 1930,  u emërua prefekt ne Korçe. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe 1 muaj zëvëndesisht kryetar i bashkisë. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. M 1931 - 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 shtator 1933 - 9 dhjetor 1935 .

Kryetarë të tjerë të bashkisë së Vlorës kanë qenë:Myhedin Haxhiu.Lindi ne Vlore ne 15 maj 1909 dhe vdiq në 1 janar 1979 ne Filadelfia. Studimet e larta i kreu ne Vjene, ne fakultetin e shkencave diplomatike. Punoi në administrimin e pasurisë se madhe te familjes se tij. Kur gjermanet erdhën ne Vlore, fundi i vitit 1943, kërkuan nga paria e Vlorës qe te vendosnin një kryetar Bashkie, ne te kundërt komanda ushtarake gjermane do te merrte përgjegjësin për çdo gjë ne Vlore. Ne kushtet e luftës dhe nen komandën gjermane, detyra e kryetarit te bashkisë ishte shume e vështire, Myhedini e pranoi detyrën pas një deklarate qe i beri parisë se Vlorës për te shpëtuar c'të mundem në Vlore, po sakrifikoj Myhedini"... U përpoq dhe beri aq sa mundi. Hebrenjtë qe banonin ne Vlore i pajisi me dokumente dhe i çoi ne Trevëllazër, për t'i shpëtuar nga reprezaljet gjermane. Ne nëntor 1944 shkon në Itali dhe ne 1948 ne Turqi, ku dha mësimin e gjermanishtes ne Stamboll dhe Izmir. Zotëronte gjuhet gjermane, angleze, turke dhe italiane. Ne vitin 1956 shkon ne Amerike. Behet anëtar i federatës Vatra. Vdiq ne Filadelfia.Xhemil Vlora, 1909-1912. Ka qene kryekatundar i Vlorës në një periudhe e cila dominohej nga administrata turke dhe lëvizja popullore për pavarësinë nga Turqia.

6.

Botimi i veprës:” Kryetaret e bashkisë Vlorë”përmbledhë punën e gjatë studimore të studiuesit E.M.Lepenica.  George Orëell thoshte: “Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen dhe kush kontrollon të sotmen, kontrollon të kaluarën”.

Një histori e gjatë që kap përmasat e një shekulli jetë .Zhbirimi i mjaftueshëm dhe kërkimi nëpër dokumente të kohës,sjellja e faksimileve të personaliteteve që kanë qeverisur qytetin në periudha historike  shekullore,përbëjnë një rrugë të gjatë kërkimi të autorit ,kur historia ka mbajtur qëndrim ndryshe dhe të gjymtuar karshi një pjese  të personaliteteve, që kanë drejtuar qytetin në 100 vitet e fundit. Autori nuk ka sjell vetëm jetë-shkrimet e drejtuesve të bashkisë Vlorë,fatet e tyre historike e tragjikë, shpesh apo mistik e të palexueshëm ngandonjëherë,ashtu si kanë qenë në realitet .Autori E.M.Lepenica ka sjell të dhëna  gjeografike,ekonomike,apo edhe historike për qytetin e Vlorës    këto gati të panjohura  si është kapitulli njohuri të përgjithshme historike mbi institucionin e bashkisë ku flitet për mënyrën e organizmit në perandorinë osmane dhe kushtet ndër të cilat vepruan për organizmin e saj,të dhëna të tjera përbëjnë  që përfaqësojnë sanxhakun  ku vilajeti ishte pjesë përbërëse e sanxhakut,administrata e kësaj kohe dhe në vijimësi administrata,drejtuesit organizmi shoqërore,organet e qeverisjes,katundaria në fillimet e shtetit shqiptar 1912-21,bashkia gjatë periudhës 1922-44,bashkia dhe komitetet i qytetit,gjatë periudhës 1945-92,bashkia në sistemin demokratik,të drejtat dhe kompetencat. Një kapitull më vete përbëjnë disa kryekatundar të Vlorës para shpalljes së pavarësisë. Ndër kapitujt më të rëndësishëm janë kryekatundarët dhe kryetarët e bashkisë Vlorë  nga vitet 1912-2012 .Me këtë vepër  të plotë studimore kushtuar veprimtarisë së bashkisë Vlorë,  me hark kohor në shtrirje të një shekulli autorit, studiuesit Enver Memishaj Lepenica  i duhet dhënë titulli më i lartë ,që jep Këshilli i bashkisë Vlorë:”Qytetar nderi i Vlorës”.

*Autori ka marre titullin :”Mirënjohje e qytetit të Vlorës”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora