Kulturë
Vangjush Saro: Dekorimi
E enjte, 30.10.2014, 07:59 PM
Dekorimi
Tregim humoristik nga Vangjush Saro
…Sot, në këtë ditë të shënuar, më jepet mundësia t’ju përshëndes me rastin e dekorimit tim… Hm. Edhe njëherë. Sot, në këtë ditë të shënuar… duhet të mposht emocionet që të mund të them se sa shumë më ka nderuar ky dekorim… Emil Plasa ende nuk po vendoste dot se si duhej ta fillonte fjalën e tij të falenderimit. Kur të vinte puna. Ai kishte përgatitur disa variante. Por nuk ishte i qetë, sidomos kur dëgjonte (dhe dëgjonte dita-ditës) për dekorime, çmime, fletë-nderi, që plasnin në qytet si fishekzjarre. Tani ato (fishekzjarret) kishin pushtuar edhe komunat, fshatrat… Bir i nderuar. Bijë si flori. Djalë i dalluar…
Ani. Për së pari, atij i duhej të mendonte për fatin e tij dhe të thurrte me kujdes fjalën e tij. Sot, në këtë ditë të shënuar… Qëkurse Sekretarja kishte kërkuar CV-të e disave prej tyre, Emili filloi të mendonte si do të ishte ai çast, do të këndonte celulari, do të binte porta… Z. Plasa, ja edhe dita juaj!
Në mbrëmje, kur erdhi për vizitë i vëllai, biseda zu të qasej për çfarë atij i qante zemra. Dikur, e tha disi me takt:
-Herë pas here, ka dekorime…
-Atë do ta dekorojnë, - e plasi fishekzjarrin sakaq e shoqja, Maria.
-Bravo! - e përgëzoi i vëllai.
Dy ditë më pas, ia behu dikush nga fshati. Ende pa vënë gotat në gojë, e ndërsa mysafirit i kishte ngecur në fyt një copë vezë e zier, ata çelën sërish të njëjtën temë.
-…Sepse dekorimet janë një moment i rëndësishëm, - po thoshte Emili.
- Atë do ta dekorojnë, - recitoi menjëherë Maria.
Por tjetri nuk arrinte të fliste ende… prej asaj dreq veze. Maria kishte vënë ndërkaq në stufë një dorë gështenja nga ato që kishte sjellë mysafiri. Dikur, nja dy nga ato ia bënë “Pafff!” dhe Emili kërceu sakaq: “Dera! Dekorimi!” “Jo jo, - tha Maria, - ishin gështenjat”. Kurse mysafiri më në fund kishte mundur të gëlltitej dhe duke bërë shenjë se donte një gotë ujë, tha ashtu mbytur:
-Bravo, Emil!
Mirë
mirë, por kështu sikur i thonë gomarit kur
Në një
nga këto ditë me dhe pa dekorime, Emili prapë qëndroi si rastësisht pranë derës
së drejtorisë dhe vuri veshin… Që andej vinin ca si… Zëra. Pëshpërima.
-Mirë je, Emil?, - sekush pyeti.
Ai ishte ngritur ndërkaq dhe bënte sikur po fshinte rrobat.
-Ka rënë tërmet në Japoni… - tha i ziu me duart ngrehur, sikur të donte ta vizatonte kumtin e tij.
Pati një heshtje për pak. Në këto kohë, në çdo kohë, gjenden përqark manjakë, psikopatë, histerikë, disa bëjnë vërtet modele të habitshme, kështu që të pranishmit nuk se u habitën kur dëgjuan “lajmin”… Ç’e do! Lajm për ato dekorimet, s’kishte ende… Dhe Emili, duke ikur tutje, sa nuk po qante. Të poshtrit! Të marrin CV-në, flasin për dekorime, nderi këtu e nderi atje, dhe pastaj të torturojnë me pritje, pritje, pritje.
Por nuk
qe ndonjë pritje shumë e gjatë. Dikush lëvizi nga njëri sektor në tjetrin. Ja
për këtë ishin kërkuar disa CV… Sa të marrë që janë! Kështu do t’i thoshte ai
gruas kur të kthehej në mbrëmje. I padekoruar. Do t’ia rrëfej më vonë. Ashtu e
bëri; ndërsa gjerbnin supën.