Kulturë
Nebi Dragoti: Baladë kosovare
E hene, 27.10.2014, 07:52 PM
NEBI DRAGOTI
BALADË KOSOVARE
Nën qiell të Dardanisë
ka folur shqip,
flet e do të flasë
sa të ketë hënë,
diell sa të ketë
jetëgjati fis i Shqipërisë
me gjuhë vetëtimash
e grushte prometejsh.
Nën qiellin e Dardanisë
yje shkoqur,
yje ndritur,
hënë gjakosur
ka horizonte lirie
në çerdhe rrufesh
për lindje
ka lindje
nën qiell të Dardanisë…
Ka lindje paqeje
nën qiell të plagosur,
nën qiell të gjakosur
të Dardanisë lulëkuqe,
ka lindje,
lindje Lirie
ka!
Vrasjet e martirëve
çuditërisht
u kthekan në lindje,
gjaku u bëka dritë:
s’ka vdekje,
gjaku mëkon paqë
filozofikisht;
në themele
ka të rënë martirë,
këta
të pavdekshmit e gjallë!
Lëviz Kosova,
ecën nëpër Kosovë…
Marrshon
nëpër ditë,nëpër net
me vite kështu
me besim,
me shpresë.
Internime,
dëbime,
pushkatime
të pafajshmëve
lindur e rritur
në tokën e vet.
Qajnë fëmijtë,
nënat qajnë,
qajnë gratë,
fëmijtë jetim,
nënat pa bijë,
gratë pa burra,
bijtë pa nëna,
burrat pa gratë,
gratë e vrara;
thika,bajoneta
goditje në bark
marrin
gratë shtatzëna.
Kasaphanë serbe
përgjakin ëndrrën,
ëndrra vrasin,
Larinë u kanë vrarë;
me të drejtën
e popullit martir
bëjnë kasaphanë!
Në sytë e Botës:
dyndje,
masakër,
tanke,autoblinda,
predha artilerie,
bombardues huliganësh
mbi kosovarë,
me kosovarë
mbushen
varre masive.
Në sytë e Botës…
Nga tmerri
për ku ikin
këta kosovarë?!
Lënë tokën,
shtëpitë lënë
pleq,plaka,
gra me fëmijë;
dhe me fëmijë të vrarë
në krah…
Fëmijtë mëkon
Kosova
Me gjumësht e gjak!
Të plagosur,
kockathyer nga plumbat
për ku ikin
këta kosovarë?!
Nënëmadhja
Shqipëri
U hap dyert kat e kat!
Shqipëria
sofër bujare,
sofër paqeje
siç u ka hapur
hebrenjëve dikur
në luftrat naziste,
u hap dyertë kat e kat
vëllezërve kosovarë.
Ndezin popujtë
qiell me urrejtje
kundër serbëve,
kundër çakenjëve.
Ndezin popujtë urrejtje.
Masakër,
kasaphanë
mbi kosovare
e kosovarë:
Toka gjak,
Gjak qielli
kullon pikë-pikë
edhe qan!
Lumenjë gjaku;
me gjak qëndresa
mbjellë heroikisht
heronjë
për Lirinë.
Qëndresa ka madhështi,
ka forcë,
O mbjellë Qëndresë
në të qënit gjer në rrënjë
shqiptar
në identitet!
Qëndresë
në vendin e vet,
në tokën e vet.
Me rrënjët thellë
qëndresa nuk shkulet
siç shkulet një pemë.
Atdhedashuria
me rrënjët në gjak
sfidon gjithçka.
Sfidon heroizmi,
sfidon rrept;
qëndresa shtatlartë
mposht serbët huliganë.
Vite e vite kështu
nuk bie Kosova,
kurrë Kosova nuk ka rënë
e nuk bie më gju!
As vritet,
as shuhet qëndresa
si shkëmb graniti
e rëndë sa globi:
solid me tokën e vet,
njësh me Dardanin,
sfinks çdo kosovar.
I zi, sharp nate
përhapej lajmi
mes zhurmë predhash
për Jasharët,
Ahmetët,
Sejdijtë
(qenë shfarosur)
dhe nuk qenë shfarosur
nga serbët.
Haradinajtë
korrën fitore:
është gjallë Kosova!
është gjallë Dardania!
Qielli përflaket
me
bombarduesët e
Bota është me Kosovën…
Liria,Pavarësia nuk vdes…
Valvit flakadan
gjer në qiell
flamurin e pavarësisë
LIRIA!