E diele, 13.10.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Shënjëzat

E diele, 26.10.2014, 01:11 PM


Kostaq Duka

 

Shënjëzat

 

Kur fjala laboratorëve të trurit

mundimshëm formësohet

fëmijërisë së herëshme u gëzohemi shënjave:

Buzëqeshjes ëngjëllore

dridhjes së buzës qumështore

mes qarjes drithëruese,

pëllëmbës

që tundet  e dërgon mesazhe dashurie,

goditjes pas truallit të këmbës së vogël

në çaste mërzie.

Çuditërisht dhe kur fjala e mendimi

përtej portave të trurit merr udhë

shënjat përsëri gjallojnë e  përcjellin

dashuri, mohim, mallkim

urrejtje e kërcënim për vdekje.

Në shënjat  i kanë rrënjët

dhe unaza e fejesës,

ceremonitë festive  qeveritare,

gjuha e flamujve,

buqetat me lule

në varret e të ikurve.

 

 

Sofra

 

E ç’rëndësi ka sa rëndon tavolina

nëse në mes avullon një qengj i pjekur,

një tavë peshku

a një gjel deti i fryrë sa një mal.

Më shumë ka vlerë thënia pa bujë” hajd të hamë!,”

ndarja në mes e ushqimit

qoftë kjo dhe një pjatë më pak djathë, qepë e gjizë.

 

 

Përtej ngjyrave stinore

 

E di. Ky qiell i plumbtë,

këto  rrugë të hirta,

këto pemë të plevitosura

të porsa zhveshura nga era,

ta tkurrin syrin

trazojnë shpirtin,

mendimet i çojnë skutave të errta.

E di.

Por mos u bëj skllav i përulur

i ngjyrave të  stinës që vijnë e shkojnë.

Rrëmbe e kalëro kalin e bardhë të shpresës

lëndinave plot aromë të jetës.

I ke pranë

veç të guxosh t’i shkelësh.

 

 

Stacioni i fundit

(Shtëpia e pleqve)

 

Në hapësirat e gjera i kanë të gjitha:

Blerimin, njomështinë e aromën e luleve,

pishinën me imazhe plazhesh egzotikë,

bankën,

sallonin e bukurisë,

restorantin kristalor,

që rezaton butësi e e dritë,

sallat e vallzimit,

kinematë e filmave klasikë,

këndet e përtëritjes fizike,

kazinon me tavolinat e pokerit.

Gjithë ngjyrat e botës jashtë

janë këtu në stacionin e fundit të jetës.

Mungojnë vetëm ca “gjëra të vogla”:

aromat  e përziera,hijet dhe zhurmëzat e shtëpisë së vjetër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora