Kulturë
Përparim Hysi: Sa bukur është kur ke të dashur!
E marte, 21.10.2014, 06:30 PM
Sa bukur është kur ke të dashur !!!
Tregim
Nga Përparim Hysi
E di që qysh në titull do filloni dhe do më paragjykoni.
* * *
E martuar
jam dhe bërtas:- Sa bukur kur ke të dashur! Tek e lexojnë, e di që njëzëri do
thonë: ka shkarë ose është cipëplasur! E thonë me zë të lartë: si meshkujt dhe
femrat. Se të gjithë janë të n d e r s h
ë m !!! Ndodh si me atë sentencën
aq të njohur: ta ngrejë gurin ai që nuk ka bërë mëkate.
* * *
Unë punoja në një zyrë me të. Me të: me atë që tani është i dashuri im. Është i dashuri im, por jo burri. Burrin e kam dhe e dua. Njësoj siç e kam dashur dhe më parë. Si është e mundur?- do pyesni. E mundur që çke me të. Epo të rrish me burrin e botës me një zyrë tetë orë të mira, nuk është dhe aq e lehtë. Se prej hekuri nuk është as ai dhe as unë. Hë një kafe, hë një çaj dhe, pak nga pak, si punë e asaj farës së grurit që ca prej ujit dhe ca prej dritës, vjen duke u rritur ditë pas ditës, ndodhi dhe me ne. U bëmë aq të afërt, sa as që patëm fare zor kur u puthëm për herë të parë. Puthja qe si një prelud dhe, mandej, të tjera e të tjera që i mirrin vet me mend. Që atë ditë unë sikur u përtëriva dhe u bëra tjetër. Ju them dhe jam shumë e saktë: në se ndodh një lulëzim tek një grua e moshës sime, ndodh se ajo ka një të dashur. Ja, më shihni mua:- Përse unë vishem kaq bukur? Përse vesh atë fustan me ngjyrën që i pëlqen atij? Imshoq kurrë nuk ka vënë re se çfarë vesh dhe se ç'ngjyrë e vesh. Kurse ky, e do si pak të hollë ku të dukem sikur jam lakuriq. E do ky dhe fjalën as që ia bëj dy.
Kur dalë nga shtëpia, tani që kam të dashur, mend i zbres shkallët dy e nga dy që të nxitoj për t'u parë me atë. Njësoj si ai zogu që, sa ka lënë puplat, tani është bërë me krahë. Sa mbrrij në zyrë (unë e di: ai ka ardhur para meje dhe mezi më pret), ku ka më mirë se sa kur zgjatet një dorë mashkulli që më kap nga supet dhe më tërheq nga vetja. Po. Po. Kështu ka ndodhur as mos tundni kokat tuaja të n d e r-
s h m
e!!! Zgjaten ato duar të tij dhe ku ka më ëmbël si oksigjen për mushkëritë dhe
zemra çelet e bëhet maj. Mbushesh me
energji dhe je gati t'ia marrësh këngës. Se muzikë është dashuria. Këtë muzikë
e duan të gjithë, por bëjnë sikur nuk e "duan" dhe e
"dëgjojnë". U ka mbetur ora në
mesjetë. Si ora e plakës Qeriba. Ora e plakës Qeriba?
* * *
Malli ( e
kam fjalën për dashurinë) është erozion që grryen shtratin e shpirtit. Krahas
burrit zë e do atë, tjetrin, sipas mënyrës tënde. Dhe aq e do këtë, të
dashurin, sa nuk vë re ndonjë të metë tek ai. Aq "verbohesh" pas tij
sa dhe "thinjat" ( epo ky, "imi", sikur ka ca thinja), nuk
i vë re. Të duket se ai nuk do plaket kurrë dhe do jetë po aq vital, sa ç'qe
kur shkëmbeve puthjen e parë me të. Vitet
tek ai sikur bëjnë invers dhe shpirtin e ka të tërin blerim. Ky
"blerim" i tij është si punë "virusi"
për mua se zë dhe më indukton. Tek shkruaj për të, me mendje vjen dhe më afrohet ajo këngëtarja e madhe
franceze, Edit Piaf që thoshte:- Mungesa e një mashkulli në jetën time i ngjet
një dite me shi. Mashkulli,- thoshte Piafi,- është dita me diell. Kur e lexojmë këtë thënien e Piafit (asaj "harbaeles"
së famshme), të gjithë e pëlqejmë: burra dhe gra, kurse , kur e them unë,