E enjte, 25.04.2024, 06:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Dumitru Velea: Odette

E marte, 14.10.2014, 06:38 PM


Dumitru Velea
ODETTE

(Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)

Ky libër mban emrin e asaj që u lind më 23 prill 1951, ditën e Shën Gjergjit, kur qielli hapet dhe një i ri tërheq hullirin e parë për lavrën e parë, të pranverës; e gjermankës së re nga Timishoara, e pakursyer ndaj vetëvetes, si përkushtim shpirtëror, e shndërruar në “kokë të kulluar” të firmës Lufthansa në Frankfurt am Main; e femrës më të ndjeshme dhe më racionale që kam takuar, njohëse e më shumë kulturave dhe e më shumë fushash racionale–ftzikë atomike, matematikë dhe informatikë; e asaj që pat këmbyer me mua, në një interval prej 20 vitesh, një numër impresionant epistolash, të dërguara nga meridianet e një pjese të madhe të botës, duke më mbajtur vertikalisht në ujërat e frikshme dhe me shkumë të historisë lindore; e asaj që m’i pat shumëfishuar çastet e dhuntisë duke ma veguar shpirtin e mëndjen dhe krijimtarinë, duke më rruajtur për siguri, gjithëçka, porsi një “kuti të zezë” në botën e katastrofës së mundshme; e gruas së thjeshtë, që pas një sëmurje të padurueshme, më 24 mars (1995), pak çaste para Lajmit të Mirë, u çlirua nga gjithëçka, duke lënë me frymëmrrajen e prerë Natshën, Mirçean dhe Adelheidin; e Daimonit që më ka banuar paras e të lind, duke më mbrojtur me qenjen e saj, dhe të cilës ia dëgjoj edhe tani fjalët gjithnjë e më shtypëse e porositëse për krijimtari;O Zot, i asaj të varrosur në zemrën Tënde! Dhe e shkruar nga ai që ka mbetur si një veshje e zhbraztë në betejat e stuhisë!

BIOBLIOGRAFI

Dumitru Velea u lind në vitin 1948. Ka kryer Fakultetin e Filologjisë në Krajovë (1973). Ka publikuar poezi dhe ese pothuajse në të gjitha revistat e vendit. Libra të botuar: Luciferi, poezi, 1973; Banqeti, ese estetike dhe filozofike, 1984; Ditët që pasojnë, teatër, 1994; Fjalët pa horizont, psalme, 1995; Odette, poema, 1995; Lundrimi i dytë, poezi deskriptive, 1997;  Mali prej qelqi, pjesë për të dëshpruar dhe fëmijë, 1997; Thjesht, poezi, 1998; Metronomi i ujit (The water metronome), dramë e çrobërimit, 1998; Tigri i Phalaris, ese, 1998; Vattenmetronomen në Medan tiden rinnes…, në gjuhën suedeze, 1998; Pëlhura e lirit, poezi, 1999; Rëra me eshtra, poema, 1999; Thërrima guri, poema, 2000; Dera e rrahur në gozhda, teatër, 2000; Shko e bë njësoj, ese provinciale, 2001; Vendi i zbrazët / Përfytyrime të zgjuara, poezi, 2002; Nga Atdheu i Këpushave, egloga, 2002; Ura endacake, teatër, 2003; Hardhia, 1001 haiku, 2003; Kserkses (Xerxes), teatër, 2004; Gruaja me Hënë, teatër, 2004; Requiem për të pafajshëm, poema, 2004; Era e Epërme, Era e Poshtme, poema, 2005; Temjan, nënë, temjan (Vajtimet e nënës përdëllimtare, Balasha), vargje, 2005; Dhoma me mure me pasqyra, bashkëbisedime kolektive, 2006; Xerxes në Hellespont, poema, 2006; Forma të gjalla, 60, dramatis personae, 2007;  The Wind of the North, The Wind of the South / Era e Epërme, Era e Poshtme, Words Without Horizon, The Book of Fragments I, psalme, 2008; Odette, poema anglisht, 2008; Teatri Dramatik „Ion D. Sîrbu” apo Teatri në Valea Jiului (bashkautor), 2008; Pragu i Epërm, ese I, 2010; Xerxes at the Hellespont, 2010; Pragul i Poshtëm, shënime provinçiale, I, Shakllë dhe kuaj, 2011. Është anëtar i UNITER dhe i Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë (Dega e Dramaturgjisë).

 

Poema për Odette

 

PAS

(Dup?)

 

Ti e ke syrin sa qielli,

përndryshe loti

nuk mund ta qartësojë.

 

***

Pas syve tu

shtrihet qielli

 

pas zemrës sate

shungullon deti

 

pas dritës sate

kthehen lulet

 

pas ecjes sate

flatrojnë zogjtë

 

pas zërit tënd

dridhen yjet

 

pas hijes sate

më rendin këmbët

 

pas krahut të kujt

t’u dhanë përmasat

 

 

TË KAM PARË NË BRENDINË TIME

(Te-am v?zut în l?untrul meu)

 

Ti je guri

mbi të cilin një engjëll i bardhë

ma skalit emrin.

 

***

Ne jemi hija nën pllakën e ekzistencës.

Shpata yte e prehtë ishte dhe shkon para teje, pren kokat

që dalin në pritë dhe ty ty vënë në krahë, si do foshnje

që për të ekzistuar, kanë nevojë vetëm për pak qumësht.

Ti je qumshti!

de gjuha jote është plot me truallin

dhe lotë e fjalë!

 

U gëzova që më the se dashuria është një me shpirtin; ajo është e hijshme, e mirë dhe e vërtetë; përmes syve, shkëlqimi i saj mbush shpirtin; trupi pranon Dajmonin e mbështjellë në një vello shkëlqimtare.

Një shkëndijë të ka kaluar nëpër sy dhe të ka mbushur me zjarr.

(Përfytyrimi në imazhe e kërkon tiparin.)

 

Ti je zjarri. Dhe flet për prezencë e mungesë, kurse unë duhet të ndërmjetësoj. Dajmon.

 

Unë bëj pjesë nga njëmbëdhjetë çetat që shkojnë pas karrocës me tre rradhë flatrash, karroca nga e cila renditet gjithëçka. Dikurë, dora e zgjatur mes flatrash më jepte një kështjellë për shërbim; Tani, si një farë ajrore që jam, ndërmjetësoj mes atyre që rrinë në skaj të botës. Unë kam vënë gjerdanë syshë që i ke parë në ëndërr. Unë përpëlitem mes dheut e qiellit. Ajri është elementi që më pëlqen.

Për shkak të kësaj, ti nuk ke qetësi.

Ta njoh përpjekjen,

për atë, nganjëherë qaj.

 

Ty, që po e ndjek Junonën,

nga të shtatë dhuratat, po ta sjell në dorën e djathtë, me ndjenjën e Saturnit: depërtimin e thellë në kontemplacion, kurse në të majtën, me shenjën e Venusit: ngrohtësinë e dashurisë. Meqë ti, nga çasti i parë. Je mbështjellur me një vello shkëlqimtare, jepi shans ëndrrës të kuptojë ndarjen nga gjumi!

 

Fakti që të kam takuar në një tren dhe që shëmbëllen me atë që e kam parë në një stampë, ditën e parë të fëmijërisë sime, nuk mund të mohohet.

Ai është po aq real porsi shëmbëlltyra yte e vulosur në sytë e mi.

U ktheva drejt teje porsi bima kah bërthama.

Dy përfytyrime vihen njëra mbi tjetrën, dhe përrreth tyre një linjë

Tejet e hollë po shkëlqen.

 

-Të zgjuarës po i japim një emër, gostotësit të parë! Po kërcen

Si një shkëndijë e çunit të hyjneshës Metis, por menjëherë po dremit, nën hije, në kullosën e freskët të kopshtit. Një lule hënësore po bulon nga ëndrra e tij – lëmoshtarja e portave! Me gjethe e lule të përzjera në gërsheta.

-I përmenduri, kështusoj, ushqehet me lëvizje meskine nëpër errësirë, për t’u hedhur në valë!

Vetëm një banderolë pëlhure fëshfërin poshtë ujërave – si hije!

Kujtim i lëvizjeve të stërlashta.

Mes pasurisë e varfërisë – Dajmoni!

 

Ajri i shgjetuar është tërhequr nga zjarri; flaka, nga qielli; goja, e fjalës; fjala, e pakuptuar; dora, për punë; syri, për horizont; veshi, për tingull; guri, për dhe; fryti, për bërthamë; bërthama, për bimë; për lule; lulja për diell; këmbët, për rendje; rendja, për rrugë; pema, për zogj; zogjtë, për fluturim; flatra, për engjëj; shikimi, për sy – të gjitha çiftëzohen, mbyllen mbi njëra tjetrën, derisa arrijnë atje lart, në gojën e hapur, një gurë e mprehur, një fjalë e shprthyer si një shigjetë nga harku.

 

Poshtë, në pellg gjaku, hija e Demonit që kaloi përmes meje.

E shtriva dorën – dhe dora shndriti,

Desha të lëviz – dhe s’munda.

Në përqafim, ndjeja frymëmarrjen e madhe.

(-Odette, të kam parë në brendinë time: dremiste, dhe

merrte frymë përmes gojës sime.)

 

 

8

 

Krenari –

syri yt, rrethepërqark,

duke ma shikuar shpirtin!

 

***

Ajo është një tetëshe e përmbysur,

e rrethokuar nga qepallat.

përmes së cilave si një fije kullose,

kaloj nga pranvera në pranverë.

 

Gishtërinjtë e mi ta njohin

dritën,

sytë vetëm hije.

 

EMRI I DHËNË

(Numele dat)

 

Edhe pot ë mos ishe,

sytë e mi do të kishin lindur

nga ujërat dhe qielli.

 

***

23 prill 1951,

nga lindja e saj

unë nuk e kam një bri

-ia dhashë Asaj;

 

Nga kalimi i saj pranë

unë s’kam më këmbë

-ia pata dhënë Asaj;

 

nga përqafimi i saj

unë nuk kam më këmbë

-unë ia dhashë Asaj:

 

nga dëgjimi i zërit të saj

unë s’kam më fjalë

-ia kam dhënë Asaj

 

nga ndjenjat e zemrës së saj

unë nuk kam më zemër

-ia kam dhënë Asaj

 

nga pamja e syve të saj

unë nuk kam më sy

-ia kam dhënë Asaj

 

 

PËR TË THËNË

(De spus)

 

-Ndizni kullosat!

thoshte Demoni,

duke ma shikuar rrënjën.

 

***

Përsipër një zog e mbuluar me shikime – i mbush kubetë -,

poshtë, shputa e saj e hollë e pret më dysh gjarpërin

e dalë nga varri për çdo ditë mbuluar me gëlqere;

me të bardhën e syve ndrit nën dhe e mbi ujëra

derisa fillon t’i shkelë pa i prekur –

një përfytyrim që më zëvendëson që nga lindja:

gjysmë në gjumë, gjysmë në këndin me thesarin e pranuar –

një kupë dhe mjaft tesha me fije të arta apo plumb,

të kaluara nga brezi në brez, si një ëndërr në një natë vegimi.

Ajo zhvillon bashkëbisedime të befasishme me frymën e poetit,

porsi Daimoni me Sokratin.

 

 

NË SHESHIN E DOROBANCIT

(În Pia?a Doroban?ilor)

 

Sot, syri yt,

si një shkreçëtimë,

ma kalli hijen.

 

***

Po shkulet nga koha diçka si një gurë. Shtatë ditë, me shuplakat plot pluhur, një skrib e laton dhe kryqëzon shenja në një gjuhë të harruar, më e vjetër se sa gjaku: mbi realitetin dhe përfytyrimin, mbi të vërtetën dhe statujën e hyrë në botë përpara pemëve të lulëzuara e të njerëzve të përngutur. O, si po ndriçon statuja në skrib, duke i shkrepur fytyra deri në abstrakcion! Është i gëzuar porsi poema që shkulet nga gjumi, se blirët janë në lule dhe gjërat e strëshëndritura fillojnë të jenë! Vetëm në shesh, në agimet e ditës, koka e thinjur e poetit, mahnitet mbi një lule.

 

 

NGA VESA E LARTË

(Din roua de sus)

 

Aq erëtimë

shpëndan trëndafili

pa e ditur!

 

***

nga vesa e lartë

trupi të është dedhur;

 

nga trëndafili i poshtëm

ke zgjedhur erëtimën.

 

Nga syri yt i epërm,

lotët të kanë rrjedhur;

 

dukshëm e padukshëm,

me argjend qëndisur.

 

vetë patë ardhur,

që nga lindja e diellit,

 

me trup të shndritshëm,

prej vese, e hijshme.

 

Nga vesa e epërme

trupi të është derdhur;

 

nga trëndafili i poshtëm

erëtimën ke zgjedhur.

 

 

SYRI ZHYTET NË ZJARR

(Ochiul se scufund?-n foc)

 

E mih në gurë emrin tim,

e kthej nga e prapa dhe shoh

shëmbëlltyrën tënde.

 

***

Mbi çfarë guri ta mih vetëtimën kur ringjall

yjet e zeza? Ti ma deshifron hijen

dhe ia shemb hijen që posa e shkruaj

pa e kuptuar, me duart e proshkura.

Ti je fanitja e atyre që shndrisin lart

që ma kall veshjen, lule e padukshme

mbi krahërorin tim, tani kur një mjeshtër e mih

për të t’i gjetur tiparet – ktheje gurin

dhe ma nxjerr para sysh, bardhësinë

si një pëlhurë e qëndisur me yje

për zhurritjen e përjetshme!

 

LULE A KLATËRT

(Floare albastr?)

 

Ti je pranë –

mbyll sytë dhe

yjet ma kallin gojën.

 

***

Duke u shkulur nga gjumi me tmerr

dëgjova nga lisi mbi kokën time

një zë gruaje

 

Dhe në tallashin

nuk ishte veçse një pëllumb

me një lule të kaltërt në sqep

 

te rrënjët e lisi gërmova

pas ujit të kaltërt, si një i marrë

derisa shpërtheu burimi

 

Dhe në atë çast u fanitën papritmas

tre priftëreshat: Promeneia, Timarete dhe Nikandra

që m’u afruan te buzët

 

Ata që dremisin nën lis

mund të sjellin dëshmi:

lulen e kaltërt që rritet në shuplakë

 

VERIGA E SHENJTË

(Veriga sacr?)

 

Duke të mbajtur në krahë,

errësira

nuk më kaplon.

 

***

Flakë e bardhë, as ti, as unë

në murin përballë: një fakturë e vetme.

Gëzohen ata me llambën në dorë

përjashta kështjellës: Plaku.

Poeti peshkon përfytyrimet

në analizën e ëndrrave;

E dashura me kurorë të artë në ballë

përpëlitet dallgë pas dallgësh;

mbi tabollnë e levarshtë bie një reze

duken gjurmat e zinxhirit mes noçkave

së bashku me shtyllën e dritës

kur del nga shpella

fillon dialogu. Ngjitja mbi vragët

e identitetit: zjarri!

 

UJI I JETËS

(Apa vie?ii)

 

Deri te loti

me një lot

t’i vizatoj sytë!

 

***

Në sytë e mi e ke bërë banesën,

me duar të brishta e thurr rrjetin

nëpër të cilën çdo ditë më kalon,

si një lot.

 

Dhe njolla e krypës,

e mbetur nga pleqtë,

më shëndrit në fytyrë.

 

***

Kur kalon nëpër botë

hija që e lë pas teje

është shpirti im.

 

FLATRA TË HOLLA SI TRANSPARENCA E SYRIT

(Aripi sub?iri ca transparen?a ochiului)

 

Aq e hollë –

të mjafton një flatër

që të fluturosh.

 

***

Me shekuj

poeti

i verbët

laton dy

vargje

nga një fjalë

e vetme

të cilës

për t’ia dhënë

të dashurës së vet

i thot:

fluturo!

 

***

Ti shkruan në qiell –

nën flatrën e zogut

frymëmarrjen tënde.

 

SI NJË PËRPLASJE FLATRASH

(Ca o batere de arip?)

 

Aq e hollë –

të mjafton një flatër

që të fluturosh.

 

***

 

Të gjitha shkallët mbi të cilat fluturat e kanë mbështetur fluturimin kanë rënë në gjumë dhe në ajrin e shpleksur në formë të flatrave të bardha të ndara në dy botë: një peisazh i stërlashtë me blirë e me ulkonjën imperiale tërhequr nën ujërat e eta dhe një tjetër e mbushur me gjakun e ulkonjës mungestare, e shakmisur nga dhëmballa shkëlqimtare, papritshmërisë duke i zbuluar egërsinë e freskët në utopinë krenare: përfytyrohet një trëndafil për fluturën e mrekullueshme mungestare – qenje që ngritet mbi shkallë, syri e njeh nga sallat tringëllimtare të horizontit dhe ëndrrës që qaset, madje edhe në vapën e ditëve.

 

JA

(Iat?)

 

Nën hirin tënd

është ndezur zjarri

në palët tua të bardha

 

***

Mbi koridoret e ajrit i lulëzojnë teshat, në përmbysjen poetike purifikohen epokat e rekrutuara në gjestin sarkastik të atij me gjuhën e pakaluar ndonjëherë përmes shigjetave të mprehta; stolia e përsos idenë – makina logjike kryqëzon migrime nga llogaritë dhe i parashtron përgjigje të çpërfytyruara prej Saj; në duar të brishta rruan fijen e labirinthit prej ajri porsi një vetëtimë të ndalur mbi gojë; buzët e përgjakura puthin dritën dhe fjalët e pikura mbi ujë mblidhen e bërtasin: Mes zemrës dhe gjuhës endet e vërteta! Pastaj, me tesha të reja, degdiset nëpër turmën e harlisur pas kërcimeve të tregut. Të jetë trnsformimi i atij që niset në rrugë!

 

LOTË DHE SY

(Lacrim? ?i carte)

 

Porsi qepallat mbi sy

së bashku mbështetemi

mbi një lot.

 

***

E pashë lotin përsipër botës,

rreth e përqark. Fluturoja mbi ujërat e saj,

në një anije me një libër e një pemë;

era i kthente faqet e rënda,

pa fuqi përpiqesha të lexoj

hijet e pemëve të rëxuara mbi to.

 

Loti përsipër ishte

i hollë e transparent si një sy;

era e drejtonte anije kah ishulli Sermio,

pranë pemës një grua i këndonte

e qetë shenjat e librit –

nga tingujt e saj shtohej bërthama e lotit,

ujërat e njelmëta rriteshin

pas secilës fjalë të kënduar.

 

Qielli ishte bregu i lotit –

këtë e pashë nga shpella e Catullus –

me dy zogj të ndritur, duke përshkruar

një përfytyrim të vetëm.

 

Pa kuptuar nga dora e kujt,

pema u nda më dysh, pranë murit tim –

dhe plaga e të dyve përgjakej,

duke e stërkuqur detin e qiellin.

 

Ku shkoi gruaja që këndonte

e qetë fjalët e librit?

nëse, në ajër, libri, Catullus,

ishte madje loti i saj?

si ta lexoj, e zhvendosur në qiell,

gjuhën e saj të stërlashtë?

 

“22 MAJ 85”

(“22 Mai 85”)

 

Me formën e krijuar

nga shikimet e mia

ti kalon nëpër botë.

 

***

Nga sarkofagët drita iu kthehet yjeve,

mbi mure po rriten kalaveshë rrushi ,

mbi shkallë gjinkallat e lyera me të kuqe shkulin flatrat,

por britma e jargavanit e mbulon përfytyrimin;

mes dritës dhe territ, gjuha shkrep tingujt të përflakur

nën portat e hatashme,

por veshi gulçohet me hi;

përsipër, panorama e zbehtë: një koncert veror i muzikës,

pa dirigjent e pa auditor. Për tepër vonë është në tempull:

me shekuj shkrepin mbi terrace shenjat e librit të motshëm

në duart e atij që ka ardhur të shohë përfaqësimin e parë

të PERSANËVE. Sei Toermina, poi mori! Kuvëndon Odette

në purpurinë e furtunës. Kur do të kthehet do na e zgjidhë fjalë

për fjalë gjuhën e stërlashtë, tani është motër me shenjat dhe gojën

e përflakur. Fillon legjenda, po ngrin muzika.

 

NË KNOSSSOS

(La Cnossos)

 

Ylli përmbi kokë

nuk të lejon

të degdisesh.

 

***

Nga labirinthi shpërtheu një zog –

kënga e tij e mbushi Universin.

 

Mbi flatra i mbështet qielli.

nga hija e tij pikon gjak.

 

Mbi ballin tim rrjedh hi –

ajri mishin na e shakmis.

 

ODETTE

(Odette)

 

Rruga e qumshtit

përdridhet në qiell

pas hapave tu.

 

***

Ti, që je vetëm hijeshi

dhe n’agim reflektim i stolisë.

 

Me shelqe ma shënon emrin mbi gurë

nën të cilin ngrihem, i thinjur nga pluhuri

i uritur dhe bërtas: Ja ku më ke, para teje;

shikimi yt le t’u japë fuqi syve të mi!

 

Me shpatë shkulmë nga shpata

dhe më copto si një anije prej gline!

 

Me një dorë të më çosh nëpër labirint,

e të më ngujosh në dhomën e errët,

 

Dhe me tjetrën të ma zbulosh fytyrën,

nën hirin e djegur të dritës!

 

I MIRI, ARHILOH!

(Bunule, Arhiloh!)

 

Gjatë rrugës –

tërë natën fjalët tua

kanë shkëlqyer në qiell.

 

***

Ku është memeri i ishullit Paros, ullinjtë e sapo lulëzuar, të shkapërderdhur mes shkëmbinjve dhe degëve të prekura nga duart e Neobule, o, Arhiloh? Nga hijet e flokut të saj, vetëm nata rrëshqet deri te ne.

 

Shëmbëlltyra të prera nga ermeri i ishullit nuk mund të përfshihen nëse një i vetmi ngritet së bashku me agimet. Nga drita e syve të saj, vetëm dielli lartësohet deri te ne.

 

O, Lycambes, i ati i pakuptuar, ti përjetë ndërpret fejesën dhe në harlisjen e botës nuk të ka munguar një fije floku. Nuk më lejohet ta kapi. Dora yte përplaset nën çdo gurë.

 

Vetëm ujërat e detit e kanë përfshirë në krahë.

E kacëvjerrë mbi një shkëmb, e hapi librin

Aabddon, el Exteminator dhe lexon –

drita e gjinjve në det

muzika, pulëbardhat dhe to

mbi kaltrinë e mosbashkimit me magjinë e detrave yjet

pa kurrfarë fushe tjetër veçse sytë e tu -*

 

Ç’u bënë dielli dhe hijet e natës në ishullin Paros?

Ti, vëlla më i madh imi, ke parë trandafilin duke lulëzuar,

duke notuar mbi ujërat e detit kur u hodhe në valë.

 

Kam frikë se nuk janë të lejuara: as dielli, as nata…

______

*Ernesto Sabato, Abaddon, exterminatoril, Ed, Univers, Bukuresht, 1986, përkthyer nga Darie Novaceanu, f. 103

 

MREKULLI

(Miracol)

 

Në terrin tim

mbështetem

mbi shikimet tua.

 

***

E dashur,

cimbëla nga dora jote,

me një gjysmë breu të mihur në të,

jam vetë unë, kur ti ëndërron

se po e pin lëngun e kaltërt

nga një enë e kuqe.

 

KE SYTË E MI

(Ai ochi mei)

Në një këmishë prej liri

fluturon bleta –

kohën e ke një lule.

 

***

Thua: Je më i demoduari

ndër shkëlqimtarët

e mileniumit të dytë,

të fryrë në penda

dhe të ntrashur nga interesat.

 

Me një kësulë të tërhequr mbi veshë

ndërmjet gurëve dhe acarit.

 

Po shtij: Jam i banuar

nga një zë më i vjetër se unë,

që nuk po pret asgjë

nga ata që s’e njohin vdekjen.

 

Me fluturueset kam ngritur shtëpinë

dhe nuk dal veçse në muzg

që të të shoh –

 

Atëherë kur del qosheve,

duke ma bërë me dorë.

 

VETË DHE PJESËMARRËS

(Singur ?i p?rta?)

 

Përqafime:

gjaku qarkullon

nga njëri te tjetri.

 

***

Kush ka shkelë mbi gjurmët tua

nuk i dhemb koka asnjëherë.

 

Kush ka prekur veshjen tënde

nuk i bie vetulla mbi sy.

 

Kush të ka kundruar në sy

ka prekur qiellin me dorë.

 

Kush ta ka dëgjuar fjalën

flet nëpër botë pa bërë zë.

 

Kush të ka parë ditën e parë

kthehet me trupn drejt dritës.

 

PËR DITËN E SHTATË

(Pentru ziua a ?aptea)

 

Poshtë – ke hijen:

në qiell – fytyrën:

dhe mes tyre – shpirtin tim.

 

***

Mbi shputat tua shkruaj poema

të botohen nga po shkel:

dë plis dheu e rërën e poshtme,

nga e djathta në të mëngjër,

që të lexohen vetëm në pasqyrë –

porsi shënimet e Da Vinçit –,

por era i përzjen dhe fshin;

dhe në qiell, mbi grimca të imta,

porsi kokrat e specit të bardhë,

të bardha e transparente,

që të lexohen nga të dy anët:

nga engjëjt, duke u munduar në pasqyrë,

dhe ngadalë, nga e majta në të djathtë,

nga i dashuruari i poshtëm,

që po kundron nga shkretëtira,

në kaltërsinë e qiellit të gjurmëve tua

dhe i përshkruan fjalët:

për ditën e shtatë

e mbushur anijen me dorë.

 

FAT

(Destin)

 

Mbi qerpikët tu,

pika prej vese:

lotët e mi.

 

***

Numratorja e madhe

 

Odette: O Zot,

në qiej Ti më numëron,

ndjej mbi supe

peshën e duarve Tua.

 

Përpëlitjet e shpirtit

 

Velea: O zot,

në veladonin e akullt

mbi supet e së dashurës

po i vë supet e mia!

 

NË TESHAT E UDHËTIMIT MBRETËRESHË

(În ve?mântul c?l?toriei regine)

 

-E dashur,

lotët tua bien

në sytë e engjëllit.

***

 

Një marimangë e kuqe lidhet mes yjesh,

pas një muzike vetëm prej asaj të dëgjuar;

gjakun po e thith nga bota stelare,

me këmbët e përshkuara nga zjarri.

 

Me sytë e stërkuqur më shikon përballë:

tani, një reze gjaku më lidhe me të

dhe një fije e hollë prej ari

më mbështjellet përrreth kokës.

 

KALIMI NËPËR PORTË

(Trecerea prin poart?)

 

Ishim dy:

njëri u bë hije,

tjetri një zjarr.

 

***

Porta kërcëllen nga era,

askush nuk hyn, askush nuk del.

 

Lulet në kopsht janë vyshkur,

shirat janë kthyer nga qielli.

 

Vetë, me ty në krahë,

mundohem të dal nga Kopshi i Bullarit,

 

Si nga një ëndërr –

por zogjtë fillojnë të këndojnë,

 

Dhe unë nuk po di

kush kend po e mban në krahëror!

 

Në një veshje të vetme

na zënë agimet dhe zërat e shumicës

 

Gjithnjë e më e çmendur

dhe e dalë nga zhaurima.

 

Të dy kaluam nëpër portën,

pa hije, duke lënë vetëm dy gjurma.

 

ME SHIKIMIN NË YJE

(Cu privire la stele)

 

Ti je ëndrra e gjumit tim

kurse unë,

vegimi i gjumit tënd.

 

***

Dikurë, shpirti

më ishte një lumë drite

ku notoja;

 

Tani – gurë mulliri

i lidhur për fyti.

në fund të ujërave;

 

Gur i palëkundur,

nën ujërat lëvizëse

e të rënda.

 

NJË OPERACION RADIKAL, SI NJË SAKRIFICË

(O opera?ie radical?, ca un sacrificiu)

 

Në duart e mia,

duart e tua –

burim i dritës!

 

***

Statistika më janë të defavorshme:

2% mbijetojnë pas opercaionit deri më 5 vjet;

komplikimet më të shumta

kanë nevojë për filtrim organesh;

e tanishmja është një dhimbje e rritshme,

të cilën as Dante  nuk e ka imagjinuar

në botën e tij tejmatanë portës:

Lasciate ogni speranza, voi, ch’entrate.

 

Siç nga kështjellat e vjetra

kanë mbetur vetëm disa gurë

të gërryer e të zbardhur nga koha,

njësoj nga ne, disa fragmente eshtrash,

që e mbajnë dheun mos të bie në kaos.

 

Një operacion formal, si një sakrificë

për një hyjni xheloze ndaj veladonit që e valon,

si një replikë, në më shumë botë,

dhe një prift i vendosur e i shkathtë, që pret

dhe nuk arrin të zgjidhë asgjë

nga rropullitë e mia, t’i rradhisë një një fjali

për shumicën që pret me dëshprim

përmirësimin e hyjnisë xheloze.

 

E shkuara si një krah i shkëputur më mbeti në dhe,

do to vijë poeti dhe do ta vëjë në vend

me një fjalë për lexim dhe një trup të ndritshëm,

ku të gjitha statistikat janë të favorshme:

Euridika dhe Laura, Beatriçe dhe Diotina, Sofia dhe Odette.

 

Një operacion radikal e ndan botën

ndërmjet të vetëdishmëve dhe të pandërgjegjëshmve.

 

***

“…Nuk të kam shkruar, nuk kasha mundësinë të tët them përse operacioni duhet të jetë aq radikal, se do qeliza rebele nuk donin t’i nënshtrohen një urdhëri. E kanë humbur ndjenjën për harmoninë e tërësisë, më sabotojnë. Ndoshta nuk u ka pëlqyer stili im i jetës!?

 

E vërteta është se jemi do pigmenë të pafatshëm në këtë botë dhe nuk jemi të vetëdijshëm për përkufizimet që na i ka dhënë natyra, derisa, në mënyrë brutale, kjo na zgjon në realitet.

 

Gjithëçka funksionon edhe pa ne, jeta rrjedh më tej sipas ligjeve të saj. Unë, së paku, jam më shumë se kurdoherë në duart e “Të Gjithëfuqishmit”, nuk mund të kem asnjë ëndërr, asnjë shpresë…”

 

***

„…Nu ?i-am scris, n-am avut puterea s?-?i spun de ce opera?ia trebuie s? fie atât de radical?, c? ni?te celule rebele nu voiau s? se supun? unei ordini. Au pierdut sim?ul pentru armonia întregului, m? saboteaz?. Poate nu le-a convenit stilul meu de via??!?

 

Adev?rul e c? suntem ni?te pigmei nenoroci?i pe lumea asta ?i nu suntem con?tien?i de limitele pe care ni le-a dat natura, pân? când, în mod brutal, aceasta ne treze?te la realitate.

 

Totul func?ioneaz? ?i f?r? noi, via?a curge mai departe dup? legile ei. Eu, cel pu?in, sunt mai mult ca oricând în mâna «Celui de Sus», nu mai pot avea nici un vis, nicio speran??…”

 

***

 

Përsipër reve,

dy pemë kanë çiftëzuar

kurorat.

 

TË JEM UNË ODETTE

(S? fiu eu Odette)

 

Mbi duart që ta kanë dhënë

formën,

e ke skalitur shëmbëlltyrën.

 

***

- Jam më shumë se kurdoherë në duart e Të Lartit;

më kotë vrapoj të mos ma prekë kreshtën hija e saj

 

e të mos më zënë shputat, si një rrjetë merimangash:

brisku shkëlqimtar më pret e më hedh në dhe

 

mishi kaotik, i shumëzuar pa masë. Poet,

e mbush boshllëkun, duke kërkuar gurin mbi ujë:

 

mbi të cilat po ulet pëllumbi i kthyer me degën e blertë,

mund të vegosh kurdoherë, paqë s’do ketë në këtë botë;

 

kurse ti nën hijen e fjalës do dremisish e ëndërrosh,

në vargun tim, se si shpërlahem me një flatër të këputur,

 

në kërkimin e tërësisë, nën retë kaotike.

-Të jem unë Odette, nga e cila Demoni është mveshur

 

me tesha kremtimi të hedhura mbi tryezën e operacionit,

murse ti, dritë nga e cila po dëgjohet rënkimi im.

 

HIPOSTAZAT E FUNDIT

(Ipostaze ultime)

 

E shoh si shtrëngon

kallinj gruri,

zemra ime i vjel.

 

***

Jam udhëtari të cilit

i është tërhequr rruga nën këmbë

 

jam notuesi të cilit

i janë tharë ujërat nën krahë

 

jam zogu të cilit

i është degdisur ajri nën flatra

 

jam fjala të cilës

i është prerë gjuha kuptimplote

 

jam poeti të cilit

i është thyer anija nga përplasjet e Demonit

 

KLITHJA

(?ip?tul)

 

Nga aq lotë,

mbi valë shkel,

dhe mbetet i njelmët.

 

***

Jam e burgosur përjetë

mes shufrave që shpeshtohen në progres gjeometrik:

zinxhirë qelishë të shumëzuara në mënyrë halucinante;

dikurë, shikoja mes tyre fushat e blerta

dhe kaltërsinë e qiellit,

ia tregoja poetit,

shtrija dorën dhe i prekja,

ndjekja mes grilave rritjen dhe zbritjen

e diellit,

tani, vetëm zbritja.

grilat po dridhen,

janë një shpërthim shurdhues,

përmes të cilit duart e mia nuk kalojnë,

dhe as shikimi.

e as klithja ime;

pëlhura e grilave m’u mbështoll rreth trupit,

më hyri në mish, pa e vërejtur –

dhe për tepër herët. Poeti, përballë qelisë,

po pret një shenjë nga e ndëshkuara përjetë –

dhe ai një i ndëshkuar, pa e ditur –,

kërkon gardianin ta mashtrojë me një varg,

por ky po flen nën hijen e pëlhurës,

i fshehur në nivelin e gjenit,

me çelësat në duar.

 

- Kam nevojë për fushat e blerta

dhe për kaltërsinë e qiellit! Sapo bërtas

nga këmisha e pamëshirshme e grilave

dhe s’dëgjihet veçse tingulli i saj deri në re.

 

LUTJA E MADHE

(Ruga cea mare)

 

Fije borziloku,

mbi tryezën e fatit,

kush mi ka këputur?

 

***

Odette, mos i hidh teshat, qoftë se ato janë grisur,

mbaji këtu deri në fijen e fundit –

vetëm me to unë të kam njohur, në betejën e erës.

 

Odette, m’i thuaj këtu fjalët,

gërvishi në mishin tim,

të miat shkulmi me gjuihë e me gjithççka,

por mos më lë tërë ditën të jem me ty.

Mos më thuaj se po qaset mbrëmja, se po vjen muzgu

dhe se unë duhet të flej, që tit ë shkosh!

 

Do rë rri i veguar, me gishtin nën mjekër

për të mos fjetur,

që në çastin e harlisjes të mund të thirr:

 

-Odette, mos u kthe, porsi Euridika!

Mos u kthe!

 

KUR ME TE U TAKOVA

(Când cu ea m-am întâlnit)

 

Lart – dy zogj

degdisen në qiej,

poshtë – një hije e vetme.

 

***

Vëllau im, fati,

ty të kam njohur

më i hidhur se pelini,

apo gota për ta pirë!

 

Tridhjetë ditë duke festuar

po na tymos kremtimi,

buka u këput në ca pjesë,

për lot na janë vera e tymi.

 

I ri isha dhe i huaj

tani po dukem si plak,

gjithëçka po përmbushet

duke kaluar nga bregu në breg.

 

Me ty unë u fejova

me kishën dhe aminin,

ka mund të ngritet tjetër

përvep fjalës e hyjnores.

 

Dhe nga të gjitha zambaku

në një sacrificë mugulloi,

tulin po na e nxit gjembi,

e shkëput porsi një ëndërr.

 

Vëllau im, i huaji,

gjurmët m’u degdisën,

e plagova madje vetë fatin,

kur me të nuk u tokava.

 

NË BREG

(Pe ??rm)

 

O, përnjëherë.

trupi yt kallej

përmbi apele.

 

***

Në dorën e djathtë me një pëllumbeshë

askush nuk po del sot nga ujërat;

 

vetëm një zog me kokë hyjneshe

po e kërkon flatrimin në afërsi.

 

ZOGU I EPËRM

(Pas?rea de deasupra)


Rruga nëpër të cilën ke ecur

bëhet shul –

tani – mundohem ta lexoj!

 

***

Për çdo ditë më thua:

ma dërgo krijimin e fundit,

m’i shkruaj letrat me dorë,

aq shumë ta dua shkrimin,

 

shkrimi yt, thuajse ia padeshifruar!

 

Për çdo ditë më thua:

zogu përmbi kreshtën tënde,

e mban të palëkundur flakën

që ushqehet nga zemra jote

duke e djegur zemrën time.

 

Një gjuhë mes dy brigjeve

që e kuptojnë kokat tona të ndezura.

 

Nga shkronja me shkronja të pjekura.

 

NË PRAGUN E DERËS

(Pe pragul u?ii)

 

Te këmbët e tua

është shpirti im,

porsi një kalli gruri.

 

***

Kush jeni ju që vini e më thoni se Odette

është ulur mbi pragun e derës dhe shikon më shumë jashtë

se sa ërenda? Muret e shtëpisë janë shtrenguar më shumë,

sa që janë degdisur dhe dritaret. Qofshi kujt të jeni,

shëbrimtarëve të lajmeve që u thonë vetëm një herë?

 

Në cilindrin e librit kush ka ndezur fjalët?

me zjarr, emri Odette më kryqëzohet në mish,

madje atje ku zemra troket. Të këndosh kështu të dashurën

është shenja e tmerrshme e fatit. Vaj për ju,

çërçues lajmesh të liga, mos m’a mbushni shtëpinë!

me një hinkë e një zurle rendni pas meje nga po shkoj.

ngatërrojua Zot hapat, dhe lërmë në pragun e derës,

që unë të shikoj përjashta e ajo brenda!

vaj, muret ma ndalin frymëmarrjen, ma shtupojnë gojën!

 

***

 

Porsi një lor përkundem

ndërmjet syrit tënd

dhe vetullës së sipërme.

 

PËRMBYTJE UJËRASH MBI NJË FIJE KULLOSE

(Potop de ape peste un fir de iarb?)

 

Në agime, e shkundur nga qielli,

dhe

në mbrëmje – një lundër e diellit.

 

***

Ia dëgjoj zërin –

dhe më duket se po vjen nga fillimet:

 

Fraza mbyllet dhe nuk dëgjoj sgjë,

dhe më duket se bota rrëshqet në kaos.

 

Uji ushqen kullosën,

Por mbi këtë fije të brishtë, kaloi,

e mbuloi.

 

Një botë po shembet në ujë,

me gurët e maleve, me gjithçka.

 

Kush mund të dijë nëse kjo poemë do jetë një Arkë

me gjallesa, apo nëse nuk do gjendet një djall

me turjelë, duke bërë vrima në drurin e breut,

për t’u zbavitur me shpërthimin e ujit në brendi?

 

Në tërheqjen e ujërave, dheu i ri thahet e pëlcet.

A do arrijë ta rrisë fijen e kullosës?

 

O Zot, sa herë po përpiqesh ta riparosh botën,

ne nuk jemi më!

Më mësove ta bëj Arkën. Merma Arkën prap dhe theje,

por më lë t’ia dëgjoj zërin!

Demoni duhet tani të flasë

 

Përmes një gjuhe njerëzore, e jo vetëm përmes shenjash.

lëre në mish e eshtra, ngjite kështusoj mbi Arkë!

Apo mos je ti mbi një Arkë

dhe mundohesh të shpëtosh? Ç’nevojë ke ti të lejosh

përmbytjen e ujërave mbi një fije kullose!?

 

Odette, një dhimbje në të gjitha qelizat e mia!

një fije kullose nën lotët e tua?

 

NJËSOJ SIKUR TË HAJA LETËR

(Ca ?i cum a? mânca hârtie)

 

O, për shikimin tënd

syri përbëhet

nga lotët!

 

***

Doza helmesh si për luanin më dhanë,

të përzjera me shartime për të më mashtruar,

para se brisku i thikës të më shëndrisë para sysh,

dhe të kalojë përmes brendisë sime.

vetëm qumësht me vitamina po pij

dhe i ndjej njësoj sikur të haja do letra.

 

Gishtërinj të padukshëm qasen qeliza pas qelizash

në një përparim gjeometrik, derisa këto

e humbim harmoninë e tërësisë:

harrojnë burimin nga rrjedh e në të cilin duhet të rikthehen.

dy zinxhirë ADN, të përdredhur njëri përrreth tjetrit,

si një alfabet me miliona shkronja e kombinime të pakufishme

dhe shkapërderdhje, nga të cilat një germë e ngatërron botimin.

 

Kush mund ta vejë në vend, për të mos filluar kaosi?

Është njësoj sikur një ditë të mirë secili të ndahej më dysh,

e secila pjesë në dy pjesë, deri në pambarim. Si mund ta durosh

O Zot, këtë përmbysje bote?

vetëm qumësht me vitamine po pij

dhe i ndjej njësoj sikur të kisha ngrënë do letra.

 

Ndale, o Zot, dorën që e ndan yllin

dhe shumëzoji shtigjet e vdekjes! Duke e ndarë syrin,

si mund të ketë kundrim? As përjashta e as brenda.

Kush e ndan botën duke mbajtur arkivol pas arkivoli

në brendinë e qelisë? Kush t’i bashkojë të gjitha në një vend?

Vetëm qumësht me vitamine po pij

dhe i ndjej njësoj sikur të kisha ngrënë do letra.

 

VALIXHE, VALIXHE

(Bagaje, bagaje)

 

Në mesditë i pashë

zogjtë,

duke ta çukitur hijen.

 

***

Të kam ëndërruar gjithnjë e më shpesh, duke mbajtur valixhe, duke kaluar nga treni në tren. E mbuluar me pako në shitore, memzi që shpëtoje nga to, duke gjetur një vend mbi rrjetën e sipërt, të kompartimentit. Nuk di si ngjet, që asnjëherë të mos arrij të të nxjerr përmes dritareve për të thithuar pak ajër. Dhe, atëherë, kur arrija në një dhomë, nuk mund të lëviznim nga valixhet që na gulçonin. Ikja në qytet për të kërkuar ndihmë, por nuk mund të flisja me ndokend. Memzi që të gjeja: e shakmisur nën valixhe, thuajse pa mundësi për të marrë frymë. Më thoshe se duhet t’i vësh në vendin e vet, për t’i shpënë në fshat, se të gjitha janë të nevojshme për dajë e teze, se të gjithë janë pleq dhe memzi që mbahen në këmbë. Dhe unë gjithmonë besoja, madje edhe atëherë kur përplasishn valixhe e çanta mbi ty, duke ta tëholluar belin. Nuk ka gjë! Duhet t’i ruajmë! Të gjitha duhet të arrijnë te ta, se të gjithë më presin me shpirtin në buzë! Zgjohesha, mundohesha ta deshifroj ëndrrën, por asgjë nuk më ishte e qartë – memzi që tani mbaroi nata dhe po e shoh derën nga e cila duhej të dal. -Përse  nuk ua vura flakën valixheve dhe në krahë ta kalojmë pragun, tejmatanë gjumit? Përjashta, tejmatanë zjarrit dhe ëndrrës?

 

PLAGA NË DYSH

(Rana în doi)

 

Kaluam njëri

pranë tjetrit

dhe teshat na u kallën.

 

***

-Dashuria ime nuk ndahet,

por të ndjek si një zog në qiell.

 

-Në sytë tu qartësohet qielli

për ëdo mëngjes.

 

-Dashuria ime nuk ndahet,

është porsi rrënja për një lule të vetme.

 

-Me zërin tënd të gjithë flasin,

dhe vdektarët me të gjallë, e të gjallët me vdektarët.

 

-Dashuria ime nuk ndahet,

është si shkëputja e fosnjes nga nëna.

 

-Në zemrën tënde nuk ka vdekje

askund në botë, dhe as në varre.

 

-Dashuria ime nuk ndahet,

të fton porsi një plagë në qiell.

 

ENGJËLLI ME LIBRIN E GURIT

(Îngerul cu cartea de piatr?)

 

Në çdo natë

përsipër shtëpisë sate

vezullon ylberi.

 

***

Gjendet një engjëll i ndëshkuar në qiellin e nëntë,

të shkruajë mbi fletët e librit prej guri

kur ti dremit e ëndërron një engjëll,

duke shkruar e bërë shenja përmes perdesë;

prore e më thellë mih me daltën e zjarrtë,

derisa i lodhur dremit e bie përmbi fjalë –

 

Atëherë,

ti zgjohesh me një fragment germe në krahë

e mundohesh ta deshifrosh, me mua përdore,

germa e çliruar nga vargu i filluar

nga ai engjëll i ndëshkuar për ne

përjetë të mihë në librin e gurtë,

i lënë nga Zoti

mu në qiellin e nëntë.

 

 

YLLI IM

(Steaua mea)

 

Që ta shohë qiellin e yjëzuar,

Demoni

ma shakmis syrin.

 

***

Do të të mbuloja me vetulla,

porsi një sy të përjetshëm;

do të të ngreja nga ujërat,

qiellin të ta shtroj.

 

Dhe nga botërat e mërguara

gjurma të të tuboj,

madje edhe po të shkoja në harlisje

do të të dilja në rrugë.

 

O Zot, në pasqyrën e yllit,

fytyrën e ke vënë,

që ti japë dritë ditës

dhe Hyjnive të Larta.

 

Por më sigurtë se vdekja

po hyj në arkivol

dhe pres të këndojë nata

yllit tim t’i shkruaj.

 

 

KËMISHA PA GOJË

(C?ma?? f?r? gur?)

 

Është hëna e re

dhe njeriut i bie

paraja në ujë.

 

***

Në banesën e gëlqerosur,

dikush, me pëlhurë mbi kokë në dorën e djathtë,

ma prek vetëm një herë fytyrën

dhe tre herë muret pa frymëmarrje;

 

Pastaj, ma lë këmishën pa gojë,

dhe del përjashta.

 

DEVOCION

(Piet?)

 

Vetëm sytë e tu

Mbyllen përnjëherë

Dhe hapen dy herë

 

***

Ditë e netë nuk kam ëndërruar asgjë,

veçse trupin tim kthyer me fytyrë drejt meje,

si në një pasqyrë, duke kundruar me llahtari;

nga një herë, memzi që vërehet, rend rrugëve drejt meje,

herë tjera, më rri përballë, duke mos më lënë të hyj në shtëpi.

nuk di kush nga ne është zogu në kafaz,

nën rrjetën e hedhur nga lart, paralelisht me vetëtimën.

 

NË GJUMË

(În somn)

 

Kush e shikon një lule

bëhet vetë

një lule.

 

***

Çdo veshje griset dikurë

vetëm nga i imi

është prerë në këtë natë

dhe është hedhur në ujëra.

 

DRITA E VOGËL

(Lumin? mic?)

 

Ajo rri nën yje –

qielli e merr dritën,

madje nga sytë e saj.

 

***

Ku është ëndërrimtari që të ëndërron?

një grusht i bardhë ia ka shpërthyer zemrën – mos u dridh! –

dhe dy duar të zbehta i zbresin nën rrasa.

 

Kush pat mëshuar dhe përse, e dashur?

fëshfërima e fustanit tënd i ka verbuar – mos e ndal hapin! –

ai vetë është me vdekjen e sigurtë.

 

Kush është ai që vdes për herë të dytë?

nga qiej dëbora shoshitet mbi ne – nusja ime! –

të ftohta janë, nën gurin e pardesysë së poshtme.

 

Kush po hedh kokra gruri përmbi ne?

nën freska të shejtit lëvizin – mos kij frikë! –

ai që ëndërron është dhëndërr në kishë.

 

Flaka vetë i shkrin teshat!

dhe ai me grushtin në krahëror – mos ia shiko gjakun! –

të ngren, drita e vogël nën kupën e qiellit.

 

Në dritën e syve ti, Zoti e shkruan,

në shulin e librit, emrin tonë – lexoje! –

kush ta ëndërrojë në tjera jetë? Vetëm unë.

 

EKZODI IM

(Exodul meu)

 

Përjashta

zambaku i freskët,

përbrenda, drita e parë!

 

***

Ke një mision: në bregun e poshtëm

të gjenerosh poezinë.

Koha ëeshtë e shkurtë dhe unë memzi e mbaj frymëmarrjen

pas gjurmëve të hapave tu,

të shpërndara në krejt rrugët e botës.

Nga njëra në tjetrën gjurmë

nuk ka nevojë për asnjë metaforë,

ngase jeta ime ësht’një lavë e vazhdueshme

që shpërthen mbi to nga një vullkan

i nxitur nga ecja yte.

 

Tani e di përse u fanite

me një fustan që valëvitet

në portën e vagonit 7 –

kthimi në shtëpi! –

dilje nga deti me një pëllumb në krahë

dhe përpiqeshe t’ia tregosh anijen

ku të arrijë me degën në sqep.

 

Më fole në gjuhën time,

ti dhuruese shenjash, porsi profetërve,

me gjuhën e zjarrtë në pisk të natës;

madje dhe atëherë kur rashë me fytyrën për toke

dhe memec mbeta, Odette, më ngrite mbi gurë,

që të flas për ato që janë,

në një gjuhë të pakuptimtë.

 

Mu për atë pata frikë ç’po ngjet:

të jem i mbytur me gurë në dhomën time

dhe ti e shkëputur nga shpata

nën sytë e mi.

 

Ke një mision: të kalosh me vdekjen

nëpër zemrën e vdekjes. Kohë na është dhënë për një natë.

tani, errërsira u rrallua

për aurorën e poezisë.

 

O Zot, asgjë nuk më ke dhënë,

por gjithëçka ma ke marrë,

duke më treguar se jam një grusht hiri

nën flakën që mori formën e asaj

që endet nëpër shkretëtirën

e shtrirë mbi ujërat e detit.

 

Dyzet ditë – dhe era do bëjë nga hiri im

një gur që noton mbi ujërat e detit.

Mbi të do të prehen zogjtë

që kanë prekur qiellin.

Kurse ti do të ma lexosh poezinë e fundit

në gjuhën e tyre. Në kohën kur unë

do të nemitem, porsi në fillim.

 

COPA NGA ENA

(Buc??i din vas)

 

Pasi që e kalove,

forma yte, si një zbrazëtirë,

kërkoi që ta mbush,

 

***

-Fillova të hedh copa nga trupi

copa mishi qe nuk më duhen –

mos i shiko, tashmë janë truall! –

dhe në zbraztinë e mbetur nëse më do

hedhi disa vopa nga shpirti yt!

 

Copa drite vjedh natën

nga ëndrrat nën kokën e Zotit

 

-Një nga një, rradhiti si një murator

lidhi vetëm me gjakun tim

derisa do të zbrazem e ti do më përmbushish.

 

Atëherë ndoshta do të zgjohet edhe Zoti

dhe, porsi vjedhësit më të mëkatshëm

do të na ftojë për mbretërim rendi

apo do të bëjë rend në Rendin e Tij.

 

-Dhe ti do të shndrisissh si në Ditën e Parë!

-Do të jemi me kalaveshë rrushi në dorë

dhe me gjethe hardhishë të gjalla në enë!

 

PJESA

(Partea)

 

I verbëti ta kaloi në heshtje

çltrinë e syrit tim,

porsi një lot.

 

***

O Zot, te ne a ke ardhur ndonjë herë,

më plak se hija apo se vdekja,

na ke mbajtur për dore, si një baba,

dhe nga të gjitha je bërë pjesa jonë.

 

Ke qitur ligje me tabllo në mishin tonë,

na ke shikuar në sy si mbi një gur,

derisa ke mihur në ne dritaren

dhe na ke dhënë fjalë e zjarr në vatër.

 

Por përmes saj kundron vdekja e verbët

dhe mbi sy na vë lule prej akulli.

o Zot, përse shpirtin ta thithë?

Çka po të duhen copat e jetës.

 

Kur ke shumë, pa ditë e natë?

Çfarë nevoje ke ta këpusish krijesën

me fjalën e saj? Të dashurës ndoshta

gjatë natës t’ia ndezish sërish gojën?

 

O Zot, nëse Maria, vdekjen

do të ta shkulte madje me foshnjën në krahë,

çfarë do të thoshje për ty? Por nga ana

jonë do ta kapje në rjetë hajdutërinë?

 

O Zot, ndër ke ke qenë ndonjë herë,

më plak se hija apo se vdekja.

Na ke mbajtur për dore si një baba –

nuk ke qenë pjesë e së dashurës sate!

 

E DYTA HERË

(A dou? oar?)

 

Po dridhen në një lule

si dy pika prej vese –

sytë e tu!

 

***

I lanë duart në një sy prej uji

dhe uji i bën që të jenë të ftohta;

 

Rend rrugës derisa s’i ndjen gurët

dhe rruga ndikon që këmbët të të jenë të rënda;

 

E shikon fytyrën në pasqyrë

dhe pasqyra ndikon të të duket e huaj –

 

Pastaj, dikush t’i pret ca flokë

dhe të thurr dorëza,

çarapë dhe opinga

dhe një këmishë që të jetë vetëm ytja,

pa patur mundësi ta ndërrosh.

 

ÇDO DITË

(Zilnic)

 

Vetë po ulem në tryezë

dhe dëgjoj përmes qiejve

hapat tu duke çapëluar.

 

***

Në bagremin pas shtëpisë

dy lejlekë kanë bërë një çerdhe,

i kanë ngritur kryet

njëri mbi tjetrin,

kanë kënduar, kanë lindur zogëza

dhe, gjatë vjeshtës u shpërngulën.

Ishin aq të bardhë,

vetëm në majën e flatrave të zinj!

 

Gjithë dimrin i pata pritur.

 

Një ditë, me diellin e zgjuar,

pashë në çerdhen e hatashme

një lejlek të vetëm – i shoshitur;

dhe ia krisa vajit.

 

Përmbi ujërat e detit, mes qiejve,

ai tjetri hynte në valë,

duke parë se retë i rinë përsipër.

 

Gjatë vjeshtës, nuk u shpërngul,

e priti dimrin – dhe u ngri.

 

U tha edhe bagremi,

por, çdo ditë, këngën e tyre

e dëgjoj mbi pullazin e shtëpisë.

 

DO KALOJË NJË NATË, DO VIJË NJË DITË

(Va fi trecut o noapte, va fi venit o zi)

 

Me gojë krijon zgavra

në akull mbi një xham,

që të shikosh përmes vdekjes.

 

***

Dua të të shoh,

por një perde hekuri tërhiqet përmbi ne;

 

dua të të dëgjoj,

por një fërgëllimë detrash ngritet përmbi ne;

 

dua të të përfshij,

por një shpatë e ftohtë na i krasit krahët;

 

Do kalojë vallë kjo natë?

 

Me krahët e krasitur përfytyroj,

të të përqafoj;

 

nga fërgëllima e detrave ta lartësoj zemrën,

që të të dëgjoj;

 

dhe nga perdeja e hekurt, e përshkuar nëpër lotë,

qëndis një pëlhurë fine prej Benares,

që të ta prekë noçkën e këmbës.

 

A do vijë një ditë?

 

I GRISA TË GJITHA BILETAT...

(Am rupt toate biletele...)

 

Përmbi rërë

ujërat e detit

lënë gjurmët tua.

 

***

I grisa biletat Frankfurt-Bukuresht-Frankfurt.

-Rruaju nga brisku i thikës së ngulur deri në syrin e litit!

 

I grisa krejt biletat Frankfurt-Bukuresht-Frankfurt.

-Rruaju nga brisku i thikës që e pret mishin e dritës!

 

I grisa krejt biletat Frankfurt-Bukuresht-Frankfurt.

-Mbromë nga bileta e bardhë e fundit që prore e gjej në dorë!

 

***

Për shkak tëndin

u zbulua pasqyra,

porsi një shikim,

 

DAIMONI ME RROTË

(Daimonul cu roat?)

 

Trupi të pat kaluar

nëpër shpatë

dhe shpata po shndrit.

 

***

- Në lumin e hapur, poet – bërtiti Dajmoni -, flakadanët

më enden nëpër trup; them se do të tëhollohen dhe do të

zhvendosen muret së shpejti, ngase ato rendin si vetëtima

mbi bujshmërinë e shtigjeve, duke i lidhur për një rrote;

memzi që e prek tokën dhe nga retë zëri i tunelit bie mbi

rrotën e shtrirë, duke çelur gjirlanda në secilën pjesë të

syrit. Bir i tunelit, rrota vërtitet në një rrotë të madhe,

një sy i turbullt hyn në soditje; nuk e dëgjon përplasjen

e trashësive, por përpëlitja e vetullave, duke porositur

shikime ndaj dritës që të hyjë sa brenda, po aq edhe

jashtë. Ti e dëgjon zërin. Nga trupi i lidhur mes mureve

rrjedhin ujëra të shkumuara; deri të nesërmen, do të

ngritet nga to një bri i vetëm!

 

DRITA E RRESHUR

(Lumina nins?)

 

Pa shikimin tënd

qielli u shndërrua në gurë

dhe u përmbys.

 

***

Nën dorën e Lartme

kush po përshkon!

dheu i shpërthyer

përplaset mënjanë.

 

Zhytet në simbole

pjesa e jonë,

porsi tenda e fundit

e ujërave të vdekura.

 

Dhe gjith e më plak

me tënden jetë

gjatë natës mbetem

pa njërën fytyrë.

 

Në botë është vonë,

me vdekjen tënde

jam fare pa qenë

në këtë anë.

 

Më kalon nëpër fjalë

Odette e ndezur,

pa veshje në trup,

dritë e rreshur.

 

O Zot, në varr

nuk ka vend,

ngase ata që janë

janë pa vetulla!

 

Dhe është më vonë!

Me petkun e saj të butë

mbështillem i gjallë –

rruga ime e vetme!

 

KISHA MBË NJË DITË

(Bisericu?a Dintr-o Zi)

 

E mbështeta ballin mbi një gurë

duke u murosur së bashku,

dhe ta pashë shpirtin.

 

***

-Odette, mos u largo për tepër nga shtëpia,

prit një ditë, për të numëruar gurët e mureve të saj,

edhe një çast, që të ulem dhe unë,

i gurëzuar e më i moshuar se sa hija.

 

Gurët e gdhendur sipas tipareve,

i mbajtëm së bashku nën rotën e fatit.

Duart tona e patën prekur, saqë filluan

të fëshfërijnë, porsi qenjet e një përralle,

derisa mbi kodrinë era e shkund veshjen

nga trupi yt i ndritur, i palëvizshëm prej mermeri.

 

-Poet, mos e humb durimin për tepër,

prit një ditë, që në në gurin e fundit në mur

të këpusish dritaren përmes së cilës shihemi

porsi dikurë gjatë murosjes dhe mëkat,

edhe një çast, dhe do hyjmë në përrallë:

 

Në shtëpinë pa mure!

Në të bardhën kishë mbë një ditë!

 

VESHJA E ZBRAZËT

(Ve?mântul gol)

 

Për atë në dritë

do të duhet të degdisem

nën dritë.

 

***

O Zot, fije me fije ke gërshetuar,

pëlhurën e teshave ke dredhur,

sipas frymëmarrjes së saj e ke shtruar

pas lëvizjeve të saj i le të flatrojnë,

duke vizatuar tiparin verbues

mbi një tryezë mishi, mbi një pllakë guri.

Nga supat e saj pëlhura u rrallua,

mbi krahët e saj edhe trupi u derdh

si një ujë i shkumuar

mbi gjurmët e mbetura mbi dhe.

O Zot, nuk mund të dyshoj

se nga cili shteg u largua!

Fije-fije ta vjel nga uji,

pëlhurën e hollë , fëshfëritëse në puhinë e erës,

në formën e saj,

e lartësuar nga vesa mbi kullosë e lule.

O Zot, veshja lakuriqe

e asaj që ësht’fshehur në dritën tënde

është latuar mbi një kryq!

fijet nuk e mbajnë,

nyjet janë ligështuar.

O Zot, në hijen tënde

më hapet një gropë

dhe shtrihet në të

veshja e saj lakuriqe,

te koka me një kandil të ndezur!

 

FANITJA E DYTË

(A doua vestire. 24 mars 1995)

 

Guri pas shpine

e ka marrë formën time –

dhe ky je ti.

 

***

Jam lakuriqe! Dhe përrreth meje

vërtitem si një bletë!

Por lulja nuk jam unë,

se nga poleni i shpirtit tënd

duhet të mbush hojen e kthyer hyjnore.

 

Jam e çveshur! Dhe kundroj

si një e huaj në pasqyrë,

ti hyn e del nga një derë

me mua në krahë si një puhi e lehtë,

e shtrirë mbi një shtrat spitali.

 

Jam lakuriq! dhe ti m’i lag

teshat me lotë,

i kalon nëpër kujtime si një brez leshi,

aq i hollë e aq i brishtë,

duke shpresuar se nuk do degdisesh.

 

Jam e çveshur! si një flakë kandili

përmbi kreshtën tënde,

mos e kthe shikimin

ec e merr frymë së bashku me mua,

përkundër puhisë së jashtme!

 

DO TË DOJA

(A? vrea)

 

... O Zot, i vetmuar jam,

porsi trëndafili

i rritur nga dora yte!

 

***

Dheu nbi të cilin shputat e tua

lanë shenjat e frazës së parë,

doja të më mbulojnë me afshin

e fjalisë së fundit.

 

Në ujërat ku ke notuar

u kreshpëruan nga prekja e krahëve tu,

do të doja të hidhem

e në thellësi të zhytem.

 

Nëpër ajrin që ke flatruar

me anijet e Lufthansës që çanin retë,

me sytë e kulluar si qielli

do të doja që të shembem.

 

Dhe në ishullin ku deshe të bësh shtëpi

gjysma në ujë, gjysma në qiell,

desha t’më djegish të gjallë e t’më strehosh

në gurët e saj.

 

PËRMES MEJE RRAH ERA

(Prin mine bate vântul)

 

Ajo shkel mbi dëborë

pa e ditur

ç’është dëbora.

 

***

Prej akulli ësht’krejt dheu

e dashura ësht’zjarr në vatër

përmes meje fryn murlani

mbi mua bie pllaka për hatër.

 

Në qiell një qen hamhamëron

e kundron tokën dalngadalë,

nga Ena e saj prej guri

duke e çliruar një Fjalë.

 

Asgjë nuk lë i Shenjti,

i pashkëputur nga gurët,

përmes meje fryn murlani,

mbi mua bien shkrepa stani.

 

Nën yjet e gurit

e dashura ime është Fjala,

hiri mbi vatër bie si dëborë

me varrin tim në krahëror.

 

Gërmadhat e gurit

më të rënda se dheu i zi,

mbi mua bijnë shkrepat

dhe fryn murlani me stuhi.

 

Përmes meje troket era

dhe mbi mua bie guri,

zgjohu moj Fjalë e gjallë

nga pllaka e varrit të rrallë!

 

 

BIOBIBLIOGRAFIA E PËRKTHYESIT

 

Baki Ymeri është i njohur si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. U lind në Shipkovicë të Tetovës (1 gusht 1949), nga një baba shqiptar (Ajvaz Voka), dhe nga një mama rumune (Aurelia Graur). Kreu gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë (1969-73). Duke qenë i ndjekur nga pushteti komunist i ish/Jugosllavisë, arratiset në Rumani (1973), vazhdon studimet e specializimit në Vjenë (1974) dhe në Bukuresht (1975). Ndërkohë shkruan, përkthen dhe boton artikuj e studime mbi lidhjet farefisnore rumuno-shqiptare, përhap literaturë shqipe, shpifet, ndiqet, arrestohet (1975) dhe dënohet nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit me gjashtë vjet burg të rëndë (1976). Arsyetimi i procesit të montuar politik ishte: Bashkim për veprimtari armiqësore kundër bashkësisë sonë socialiste. Që nga viti 1971 përkthen letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, jep provimet e doktoratës në Universitetin e Bukureshtit, polemizon, afirmon dhe mbron çështjen shqiptare të Kosovës në shtypin rumun dhe atë shqiptar, merr pjesë në simpoziume ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, afirmon diasporën shqiptare, bashkëpunon me një varg revistash e gazetash në veri dhe jug të Danubit, vepron në kuadrin e Këshillit Udhëheqës të Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, themelon Shoqatën e Miqësisë Rumuno/Shqiptare, afirmon dhe përkrah bijtë dhe bijat e rilindësve tanë. Të gjitha aktivitetet i kryen vullnetarisht, pa kurrfarë të ardhurash.

Gjatë këtyre viteve ka botuar në revista të ndryshme mijëra vargje nga vepra të dhjetëra shkrimtarëve rumunë klasikë e bashkëkohorë, në gjuhën shqipe, maqedonase dhe sllovene, si dhe disa vëllime… Ai është njëherësh  njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme. Jeton dhe krijon në Bukuresht, udhëheq dhe shpërndan revistën Albanezul / Shqiptari.  Sipas dr. Luan Topçiut, Baki Ymeri është njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë dhe, mbi të gjitha, për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të frytshme. Mirënjohje: Çertifikatë nga Kombet e Bashkuara (Qendra për të Drejtat e Njeriut), e nënshkruar nga Ibrahima Fall (Bukuresht, 21 tetor 1994), Laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë (2006), Mirënjohjes për Kritikë letrare nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Drejtoria e Revistës letrare “Pelegrin” në Athinë (2006), Mirënjohje nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (2007), Diplomë Falënderimi nga Fundacioni Kulturor Dimitrie Bolintineanu (2008) etj. “Shpirt i shkëlqyer Europian, i formuar porsi paraardhësi i tij Eminescu, në Universitetin e Vienës, por edhe pelerin i priveligjuar në hapësirat traco-ilirike me fije të Zamolksit, vitalitete të Dionisit dhe heshtje të Orfeut, Baki Ymeri është një qytetar special i një bo

te imagjinare e të mundshme, të cilën tenton ta themelojë përmes një elani Kantian me qëndresë të caktuar dhe mahnitje antologjike, duke lulëzuar gjuhën amtare dhe Poezinë, motra binjake të Ëndërrimtarëve.” (George Gibescu)



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora