E shtune, 20.04.2024, 09:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukaj: Kadare, një nga shkrimtarët më të mirë të planetit

E diele, 12.10.2014, 11:22 AM


Kadare është një nga shkrimtarët ma të mirë të planetit

Nga Ndue Ukaj

Unë mendoj se gjithë shkrimtarët e mirë janë ata që evokojnë kujtesën dhe luftojnë harresën, sepse shkrimtarët shkruajnë pikërisht kundër harresës dhe për të kultivuar kujtesën, duke krijuar realitete estetike, për ngjarje e ndodhi joestetike. Motivimi i Akademisë Suedeze, ishte shumë përgjithësues dhe nuk specifikonte shumë për artin e Patrick Modianos. Sidoqoftë, e kam thënë dhe e përsëris: ata që fitojnë çmimin Nobel, janë autorë të mirë, dhe këtë fakt e ka dëshmuar përvoja e gjertanishme e këtij çmimi.

Në rastin e Ismail Kadaresë, mendoj se ai është një nga autorët ma të mirë planetar dhe e ka evokuar mrekullueshëm Luftën e Dytë Botërore. Do të mjaftonte në këtë kontekst, të përmendej vetëm romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur.”

Unë pajtohem me mendimin se: "Ismail Kadare është luani i letërsisë shqipe, me një reputacion ndërkombëtar"- siç shkruan Rita Tornborg, shkrimtare dhe kritike suedeze, ne një recension për romanin “Lulet e ftohta te marsit.”

Pa mëdyshje, Kadare është një nga shkrimtaret ma të mirë planetar dhe në këtë pikëpamje, ka një mendim të pranuar në qarqe të rëndësishme letrare në botë dhe në Suedi. Kadare lexohet me ëndje, studiohet me përkushtim dhe admirohet në gjithë planetin. Ai, për shume njohës te letërsisë, veç është në një rrufësh më të larte se nobelistë të shumtë.

Në anën tjetër, duhet kujtuar se ka shume shkrimtarë të mëdhenj, që s’e kanë marrë çmimin Nobel, e njeri nga ma të ndritshmit e të gjitha kohërave, është Jorge Luis Borges. Po ashtu, këtë çmim prestigjioz s’e ka marrë as Ernesot Sabato, e shumë të tjerë. Mirëpo, pa Borgesin, ashtu sikurse pa Sabaton, letërsia e përbotshme, do te ishte shumë ma e varfër. Të njëjtën gjë e them edhe për veprën e madhe të Kadaresë, pa të cilën, letërsia e përbotshme, do të ishte shumë më e varfër. Kadare është korifeu i kulturës moderne shqiptare dhe botërore. Prandaj, laurimi i tij me këtë çmim, do ta nderonte edhe Akademinë Suedeze.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora