Kulturë
Neki Lulaj: Hapni rrugë!
E marte, 07.10.2014, 07:11 PM
NEKI LULAJ
HAPNI RRUGË!
Kohë seancash
Prolongohen datat e seancave
Belbi don të qëndrojë sërish
Mbi kalin e pabekuar
Kafsha hingëllinë
Koha ikën sovran i plagosur
Len plagë të pashëruar në zemër të kombit
Nëpër bjegzat e shpirti në çdo kthinë
Kohë vendimesh
Sa gjatë duhet të kullojnë plagët e gërvishtura
Për fodullëkun e atyre që hypën një herë mbi gomar
Kur duhet logjika ta thërrasë ndërgjegjjen e pastërt
Shurdhëri kokëfortësi mosbindje
Sovrani flen me plagët në shpirtë në thembrën akiliane
E kështu veniten kohërat gjykojnë tiranë
Kohë spicash
Verbërimi prolongon vërbëri nemitje anarki
Bregut të gurishtës së madhe
Dëgjoj hapa vetmie tmerrie
Vërdallë jehonë e trokut të marrë
Sovrani im engjëllor pret e pret të vetëbesuarit
Kohë mahnitjesh
Në këtë turbullirë pritjesh të gjata
Koha nuk ecën gjeraqinat këndojnë
Shtigjet i mbyllin bashkët e reve të zeza
Në këtë çast si hiena rrugësh mjaullisin
Erë myku e re pluhuri nuhat fatkeqësitë
Nuk dinë të këndellen tiranët
Thërrasin zëra të bekuar dëshmorësh kombëtarë
Ju thërrasin zëra nga ndërgjegjja e mërgatës shqiptare
Kthjelluni se shpirtrat e lënduar po na qajnë vajtojnë
Për kryeneçësinë tuaj qyqare
Kohë pa kohë kohë ikjesh në këtë verbëri
Edhe zogu në gjirin e Nënës së re
I pret puplat e para për fluturim
Se kështu po i mungon cicërima e drejtësisë
T’i drejtohet bregut të lumit shpresëmirë
Kohë vetëdijësimesh
Do ta udhëzoja që ta thërrasë mendjen për vetëdijësim
Se me kryeneçësi armiqtë po kënaqen
E miqtë baballarët e kombit po bëjnë çudi