Kulturë
Agim Jerliu: Për ty o flamur
E diele, 05.10.2014, 09:32 AM
AGIM JERLIU
Për ty o Flamur
Edhe atëher’ kur e kishim të ndaluar,
Nga Turku dhe Shkjau t'pushtuar
T'kemi dashur e puthur duke kënduar,
Ty flamur ynë i shejtë, nga Arbri i bekuar.
Vetëm një Zot e di sa shumë të duam,
Sa vuajtje e dhimbje me Ty i sfiduam,
Me Ty dhe për Ty kurrë s’u dorëzuam,
Nëpër të gjitha vështirësitë që i kaluam.
Kur na ndaluan në zemër të kemi mbajtë,
S'na frigoi as bajonet shkjau as turku me shpatë,
Ata që ranë për Flamur, i kënduam s’i kemi qajtë,
I mbështjellë me Ty, ishte nderë, bekim e uratë.
Sot Flamur i Arbërit shlirshëm n'Dardani valon,
Falë qëndresës dhe luftës së gjatë heroike
Të mbrojtën djem sokola e vajza kreshnike
Me hijeshi çdo cep t’Atdheut tonë e zbukuron.
(Siegburg, 27.11.2013)
DHIMBJE KOSOVARE
Zemër e tij në
brendi
Digjej porsi një zjarr
Për më t'dashurit fëmi
Hasmi ia kishte marrë.
Athua ku i çuan ku tretën,
Në vend t’lotit syt’ pikojn’ gjak
Pse jo mua po fëmijët, pyet veten?
Ah zot i madh ju marrtë hak!
Ndoshta janë gjallë, akoma shpreson
Zemra i digjet syri gjak pikon
Kërkon fëmijët që nga duart ia morën,
Sa dhimbje, sa pikllim, sa lot i sollën!
(Bon 24. 08. 2014)
HIMARA IME
Ku janë dhe ku mbeten
Bijtë e tu, e ime Himarë,
Nga ikën dhe ku tretën
Bijtë e bijat tua shqiptarë!
Zverk dhe ca Kokedhimë
Ka kohë që andej ulërijnë,
Pas Artë Preveze e Janinë
Ujqt e pangopur dhëmb lëpinë.
Qentë e keq sollën ujq n'torishtë
Ka kohë që turren e bëjnë yrysh,
Papadopullos Kokëdhimë të uritur
N’Himarë çjerren flamuri grekngritur.
Shlirshëm dhe pa patur aspak frikë,
Janullatoset grekofilë flamuj tundin
Sa dhemb e shpon më
Ne bëjmë sehir nuk prishim gjumin.
(Siegburg, 20.08. 2014)
NË PRITJE TË
SHPËTIMTARIT
Athua do t’kemi ndonjëherë një goxha burrë,
I vërtetë i mençur trim dhe atdhetar
Që për asnjë çast s'do t’pushoj kurrë,
Për Komb e Flamur,
Për Atdhe e Bashkim
Lombëtar.
Cili do të jetë ai shqiptar i bekuar,
Ai faqebardhë largpamës dhe vizionar
Ku pas misionit të bashkimit, një pritje e merituar,
Për atdhetarizëm dhe merita të unitetit kombëtar.
Të shpërthejnë ovacione dhe duartrokitje,
Me nderimet më të larta i bëhet pritje
Burrit fatlum do t’i qeshte edhe nuri,
Drejtë tepihut t'kuq, shqiponjave dhe flamuri.
Pas kaq shumë shekuj deri në ditët e sotit
Me vepra n'shërbim t'atdheut e bashkimit kombëtar,
Ndonjë kryehero i përmasave të Gjergj Kastriotit.
Për fat të keq, tash për tash nuk kemi nuk njohim,
Të besojmë dhe shpresojmë se një do të shohim
Lidership i fuqishëm vizionar për komb dhe atdhe,
I pakompromis i pathyeshëm si kryetrimi Skënderbe.
(Siegburg, 20.08. 2014)
MOS HARRO
Sa, e sa herë në të kaluarën
Na vranë na shanë e na përzunë,
Ferrin dhe tmerrin e provuam,
Por nuk u dorëzuam, qëndruam.
Të mos i harrojmë asnjëherë,
Gjithë ato vuajtje e katrahura
Ata lotë fëmijësh, gra e burra
Mbani kujtimin të freskët përherë.
Kurrë mos harro të kaluarën,
Nëse t'ardhmen e do të ndritur
Atëherë shumë keq ne kemi lajthitur!
(Siegburg, 22.08.2014)
SHIU I DITË VERËS
Aromë toke dhe shiu që rigon
Sot në tokë të atdheut tim,
Sa kënaqësi na jep dhe kujton,
Shira të atyre beharesh pa kthim.
Aromë dhe freski në atdheun tim
Në tokën e plasaritur dhe të etur
Tej bjeshkëve mbushur gjelbërim
Si hark Ylberi, ngjyrë ngjyra lshon vetull.
Ky shi i ditëveres, sot bie pa pushuar,
Ulë tokën e etur të plasaritur
Gjethe dhe lule të mekura i ka freskuar,
Natyrën freskon, ara e kopshte uitur.
Pas shiut kolorit ngjyrash aty mbi bjeshkë
Ylberi shumë ngjyresh hyjeshon
Pas shiut ndjej aromë toke, sikur buzëqesh
Muzgu bie ngadalë dielli perëndon.
(Siegburg, 22.08.2014)
Agim Jerliu u lind në fshatin Raskovë afër Prishtinës (3 shkurt 1958).
Shkollimin fillestar e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin (Shkollën Teknike,
dega e Elektronikës), në Prishtinë. Ka studiuar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe.
Diplomoi më 1984 duke përfituar titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë.
Ndërmjet vieteve 1979-1990 ka punuar në ish Radio Televizionin e Prishtinës.
Për shkak të rrethanave politike dhe largimit të dhunshëm nga