E premte, 01.03.2024, 08:36 AM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Petova, andërr e Përparim Hysit

E hene, 29.09.2014, 06:19 PM


PETOVA IME -  NJË ANDËRR  E  PËRPARIM HYSIT

NGA GËZIM LLOJDIA

1.

Petova  është një katund në Myzeqe.Ku gjëndet aktualisht Petova?Themi në Myzeqe . Pa kërkuar adresë.Por aerodrom nuk  ka ,udhë sigurisht fushë dhe jetë   ka gjithashtu   frymon në të gjitha jetët. Dhe atje ku vagëllima e diellit dhe perëndimi i tij puthen ëmbëlsisht.Sipër është manastiri.Ky katund i vogël por shpirtërisht pa përmasa gjeografike ka qenë epiqëndra e një rrëfimi të tërë të shkrimtarit fierak, Përparim Hysi.

2.

Përparim Hysi është një tregimtar shqiptar.Përparim Hysi është një rrëfimtar i shkqlyer.Sapo kam përfunduar  rrëfimet e tia, dhe ndjehem se kam  lexuar Milto Sotir Gurën,Mitrush Kutelin,Sotir Andonin,Dhimitër Xhuvanin  etj,ky rrëfimtar në penën time është Jakov Xoxe, i kohëve të sotme ,ky rrëfimtar i  një mënyre shpjeguese. Qasja narrative, më shumë se çdo tjetër,u ofron shkrimtarëve një shans për të menduar dhe shkruar për veten e tyre. Ne të gjithë kemi përvoja të paraqitura në kujtesën tonë, të cilat janë të denja për ndarjen me lexuesit. Por nganjëherë ato janë ndërfutur kështu me kujtime të tjera, që  vijnë nga kohët e largëta.Ky rrëfimtari  ynë, Perparim Hysi na rrëfen në mënyrën më  të bukur,  po aq lirike dhe po thjeshtë ,jetën e  e një katundi  në zemër të Myzezqesë.Quhet  Petovë.

3.

Tendencat  e sotme  e kanë lënë në hije librin.Një arsye e gjetur si shkak është zhvillmi i fuqishëm i internetit  dhe mjeteve të tjera audiovizive.Një arsye tjetër është se botimet sidomos ato shqiptare  të cilat thyejnë çdo rekord ,  janë vërshime  ujërash në stinë dimëri,ujërash të trubulluara. Rrallë e tek në këtë përmbytje nëse kërkon si kërkuesit e arit,mes kësaj turbullire, nëse gjen si ata gurët e çmuar,ka  vec pak botime.

Autorët e sotëm vargëzojnë shumë , por poezi  të vërtetë nuk shkruajnë. Rrallë  dhe për mall do të gjesh në këtë përrua të rrëmbyeshëm,poezi që të lënë mbresë dhe ndenjë. Ngase vjen kjo?Parëndësia e fjalës?Apo  pathellësia e kërkimit,ka nxjerr  botime të shterpëzuara!

Autorët e sotëm shkruajnë kilometra të tëra  në prozë,por tregim të mirë apo roman nuk ka .Ku letërsia e viteve të hershme shqiptare, ajo e  viteve “30 deri diku nga vitet50- 60 ,kur u ngritën murre.

4.

Një ndër ato botime, që dua ta krahasoj jo vetëm lëndën, por edhe mënyrën e të shkruarit me  divët  e letrave shqipe është  botimi i fundit  i autorit Përparim Hysi:”Një mesh për rrobaqepësin e Konti Monte Kristo”.

Në të vërtetë ky titull është i rremë për mua. Unë do ta kisha quajtur thjeshtë dhe bukur Petova .Ose dicka që fillon me Petovën ose dicka që përfundon me Petovën. Kjo Petova mu shfaq në  ëndërr. E përfytyroj atje,diku C’frymë mistike kishte gëlltitur në vite? A është Petova si Gororneci ynë ku nëpër peragmente të zverdhur flitet se në katundet me pyje e ahorë  hijerëndë,me burime e ujëra që pëlcasin në hënë të ngrënë dikur gatuhej edhe magjia.Në Goronecë ndryshe nga të tjerët ujërat rridhin në të kundërtë.Në Goronecë vashat laheshin në vivar  gollomesh.Në Goronecë ,druri pritej vetëm në hënë të plotë.Me pak llafe ky iëhstë porterti i Goronecit.

Nga shkon udha o udhëtar i botës për në Petovë? Përvijojnë kërkimet e tyre në rrafshin gjatësor,për të gjetur ku bie Petova dhe dua të them se diku ajo bie është si katundet e tjerë të sofrës së madhe të begatë të Zotit.Petova është në Myzeqe.Është një katund në përfytyrimin tim si të gjithë katundet shqiptare.Por Petova ngjanë nga pena e këtij rrëfimtari,  krejt ndryshe.Lexo Kutelin apo Milto Sotir Gurën,lexo rrëfimtarët e hershëm shqiptarë për të kuptuar ku bien katundet tanë dhe si jetojë atje,në kohë të kohës,

E quajta të rremë titullin e botimit. Petova është zemra e gjithë kësaj lënde apo zahire që ka prerë,shkundur e grumbulluar të bërë dëng  nga rrëfimtari ynë. Përmasat e saj nuk kanë hapësira gjeografike, por  vetëm shpirtërore. E pamatshme është  Petova në sytë dhe mëndje të rrëfimtarit tonë. E gjithë kjo shtëllung shpirtërore ka ardhur tek ne,nga pena e këtij rrëfimtarit. U skriptua çdo ndryshim i frekuencës së shpirtit.

” Një zë,që ndal vrullin në mes.Fatin,lereni në vorbullën e vet!Fati është parathënë.Cdo copëz e ndryshuar.Për njeriun më mire, le të vdesë.Askund se gjejmë dot thelbin e së vërtetës.Dhimbshëm na lënë të presim. Rrëfimi  është gjetur në të gjitha format e krijimtarisë njerëzore dhe artit, duke përfshirë  atë të fjalës, shkrimit, këngës, filmit, televizionit, lojrave, fotografisë, teatërit.

Nëse autori del jashtë Petovës, tregon se ai diku ka ngecur,nëpër lluc apo baltë,pluhur e shi,jashtë asaj hapësire gjeografike edhe pena thyhet .Prandaj edhe rrëfimet që vijnë jashtë Petovës,që nuk kanë frymën dhe mirësinë saj i lexova  shpejt dhe mu dukën pa ndenjë. Ndryshe ishte me tregimet ku autori mollohis çdo herë nga një rrëffim të ri . Është finë.Ka varg të bukur. Përdorë doza humori.Mjaftë kuptimplotë.Për të gjithë brezat.Këto janë rrëfimet e Perparim Hysit. Sigurisht  jo nën hënë të ngrënë, por mes ditës me diell,në një katund të Myzeqesë,në Petovë.

Njihet fakti që letërsia e  sotme vuan nga  e njëjta  temë. Shiko mik,se vetëm Petova ka prodhuar kaq tema ,ku mërfilli bëhet letërsi.

Dhe lexohet letërsi. Petova është si Gororneci ynë.Ku plakat e mëhallës mollohisnin historira për vashat,dhe nur e bukuri u ndrisnin kur shkonin në qish,veshur me atë bukuri e seriozitet o Zot,lemë të shoh!Kur ujërat e moqillës përmbysnin sofan,plakaria lëshonin kujën :C’bëni kështu o të shkretë,në natën xixëllëk,ku verbohej i verbëri,dhe vashat në Gjomitë, ëndërroheshin të shkoni nuse në fshatrat pranë detit.

Petova nuk është në një kohë, por në të gjitha kohët. Prandaj ,rrëfimet për Petovën tregojnë se çfarë diademi ka gjetur rrëfimtari. Shumë autorë shqiptarë kanë gabuar ngase kanë zgjedhur  si tema vende, që kurrë si kanë parë apo si kanë njohur,për të bërë letërsi të madhe. Të mëdhenjtë e kësaj fushe u  bënë të këtillë,ngase e kanë sjellë gjithë mademin e saj me po atë shkëlqim,bukuri e lezet si e kanë përjetuar në kohët e tyre.Pra kanë sjell atë, që kanë përjetuar dhe njohur. Nuk ka nevojë të krijosh fabula. Aty fabula flet vetë,ngase katundi  shqiptar gjithë kohës ka vuajtur nga pesha e dhimbjes, dhe  era  të eklipsuara në  mjegullnajën e shpirtit . Shtresa e parë shtëllung, përzihet. Por enigma mbyt të çarën, aq shpesh sa mëngjeseve ato i shikon me një ngrysje mistike.  Ekzistencë e kufizuar. Nëpër itinerarin enigmatik të  “këtij botimi ....Bëjmë rrugëtimin e mbrëmjes. Befasisht. Ngecim në vend. Rruga një siluetë e ngrirë. Cili  tregim është ky zotëri?

5.

41 rrëfime të autorit Përparim Hysi, tregojnë nivelin e lartë krijues në botimin e fundit. Tregimet janë të shkurtra janë shkruar qartë dhe me finesë. Fabula është e gjetur për çdo tregim. Personazhet janë real.Cfarëdo të mbeten në kujtesë?Farua,apo mësuesi i fshatit,kulaku,mbledhje e partisë,zbori,prishja e objketeve të kulteve,besnikëria e qenëve, arixhofka,gjyshja hanko Hazbua,dhe të tjerë të rrëfyera me ndenjë nga rrëfimtari Përparim Hysi.Kur lexon këto rrëfime mëndja të gjesdis tek rrëfimtari i madh M.Kuteli.Proza e mirë është poezi dhe  rrëfimtari është një llojë këngëtari,që rrëfen mirë,bukur dhe sinqerisht .

E njësova këtë autorë më të tjerë, që sot punohen nëpër shkolla në lëndën e letersisë ,por besojë do të kem të drejtë, sepse rrfëimet e këtij autori nuk bien  poshtë atyre emrave, që kanë bërë letrat shqipe ndër kohëra.

Duke rrëfyer histori. Rrëfimi nga një pikë  e  caktuar e mendimit, shpesh autorit,  e përcjell këtë ndenjë si dhe detajet specifike dhe  të ofruara për ti marrë lexuesit   duke përfshirë  edhe elementet.Tregimet e këtij autori kanë  një  bazë dhe kjo pikë është përcaktuar shpesh në fjalinë hyrëse, por mund edhe të gjenden si të fjalisë së fundit në paragrafin e hapjes. Që një tregim mbështetet në përvojat personale, ajo shpesh është në formën e një historie. Kur shkrimtari e përdor këtë teknikë, ai duhet të jetë i sigurt për të përfshirë të gjitha konventat e tregimit: komplotin, karakterin, vendosjen, kulmin dhe sigurisht përfundimin. Tregimet ekëtij autori janë të mbushura  zakonisht me të dhënat, që janë zgjedhur me kujdes për të shpjeguar, mbështetje, apo të  tregoj të bukur një histori. Të gjitha detajet lidhen me pikën kryesore ku shkrimtari është duke u përpjekur për të bërë.Dhe në të fakt rrëfimtari Përparim Hysi e ka bërë.Disa nga elementët e përdorur nga autori;është thënë nga një këndvështrim  i  caktuar,e bën dhe mbështet njëbazë ,   është i  mbushur me detaje të sakta,përdor fjali me kuptim,  përdor konfliktin ,fare pak dialogun,të gjitha këto  kanë sjell një  prurje që rrall e  ndesh ndër botimet e shumta,që bëhen sot. Dihet, që qëllimi i një raporti rrëfimi është për të përshkruar diçka.. Është teksti për dashurinë? Jeta në korsi të shpejtë? Shoqëria? Pasuria dhe pushteti? Varfëria? Me fjalë të tjera, raportet narrative shpesh dalin nga  qëllimi  i autorit apo nga  pikëpamje të  shprehur përmes libërit.Dihet gjithashtu se komponenti kryesor i një tregim është historia, të dhënat që  duhen  të jenë të zgjedhura me kujdes të shpjegojë, për të mbështetur, dhe të rritur  këtë histori. Tregimet  që ka sjell autori Përparim Hysi,janë përgjithësisht janë  të shkruara në vetën e parë.  Tregimet mbështeten fakte  në konkrete, detaje shqisore për të përcjellë pikën e tyre. Këto detaje të krijojnë një efekt të unifikuar me forcë, një përshtypje dominuese.Dhe të gjithë këto,kaën një bazë ,fshatin myzeqar,Petovën dhe një rrëfimtar të shkëlqyer si Përparim Hysin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora