Kulturë
Vjollca Pasku: Djalli dhe muza
E marte, 23.09.2014, 06:09 PM
DJALLI DHE MUZA
Poezi nga Vjollca Tiku Pasku
Në sheshin e litarit mbushur me njerëz,
djalli akuzoi muzën mbuluar me vello,
-Je binjakja fallco e muzës së vërtet,
ke flokë të lyer me tokë,
zë të huazuar me qiell,
dhe trupin shtrënguar me korse!
-O njerëz –u lebetit muza,
flokët e mi janë rritur
në ujin e lumenjve të virgjër të lashtësisë,
zëri im ka dridhjet e harpës së Orfeut,
trupi im ka jermin e mistershëm të dashurisë,
jam fryma që qëndron në poetët.
-Të kryqëzohet -ulëriu djalli duke ndezur turmën.
-Pse s’më zbuloni ?-thirri muza e dëshpëruar
dhe ndërkohë kur velloja prej erës së vërtetë ra,
shkëlqejnë sytë e bukur të saj si diamante,
ku morën ndriçim gjithë ngjyrat e botës.
Teksa sheshi menjëherë u zbraz,
ngeli djalli i zi i ngrirë pa gaz.
Muza u bë flutur në shpirtin e poetëve,
dhe djalli kurrë s’mundi ta kap