Kulturë
Gëzim Llojdia: Martirizimi
E hene, 22.09.2014, 07:59 PM
MARTIRIZIMI
Dokumente te panjohura per martirizimin e klerikeve shqiptare
Nga Gëzim Llojdia
Martirizimi i klerikëve shqiptarë përbënë një rast unikal në botë. Nga arkivi kemi gazetën: “Flamuri”, botohej nga emigracioni shqiptar ne Itali, në vitet’50. Dokumente te panjohura per martirizimin e klerikeve shqiptare u bënë të njohura në këtë gazetë në vitet ‘ 50.Kjo gazetë ishte një dritare e emigracionit shqiptarë në Romë për disa vjet.Thuhet se ekzistenca e saj vijoi deri në fillim viteve ’60.Faktet janë sjell nga të arratisurit shqiptarë që iknin përtej kufirit me sytë nga perëndimi.
1.
Nga kjo gazetë kemi shkëputur pasazhin e parë:Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës boerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur ,iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi,por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli ikën retë,nuk vdes liria “:Rroftë Krishti mbretë”,pra rroftë “Shqipëria”.
2.
Duke vijuar me këtë gazetë sjellim pasazhin e dytë:
Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie,ngulje gozhdësh,copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja. Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati. Në fushë Krujë Baba i teqesë Myrteza Kruja,në Tiranë,Kol Kuqali të cilët mbasi u torturuan u lëshuan nga dritaret e burgut.
3.
Dhe pasazhi i tretë i kësaj gazete thotë:Nën një njoftim tjetër shkruhet se: “na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës ka vdektë i mbytur nga torturat çnjerëzore Jakup Dervishi. Nga torturat e tmerrshme vdiq në burgun e Shkodrës Sadik Gruda.
Një njoftim tjetër sjell këtë rast Përmendim vetëm se rreshter ka varrosur në një kanal të Korçës këta të internuam:ish-nënkolonel Tefik Hoxha, Baba Qazmi kryetar i sektit bektashi,At Josif Papamihali,kryetar i kishës katolike të Korçës.
Me pushtimin e Shqipërisë nga ana e gjakësorëve të kuq, shkruan Dom Zef Shestani, Imzot Thaçi u ndry ne selinë e vetë,porsi në një kala tue prit qetësisht e i gatshëm menin bolshevikë .E pa priftin e tij të vramë e të burgosën,kishat të mbyllura kuvendet e profanume djelmin e nëpërkëmbur,por ai s’u shtrua deri kur ra si bien heronjtë. Mbas tij ra Emzot Volaj Ipeshkvi i ri e i fortë, i cili aq shumë i shërbeu rezistencës kombëtare. Dhe nuk kaloi shumë kohë thotë Dom Shestani , që Imzot Gjini ,Abati i Mirditës, u martirizuar prej zhullivje të kuq e mbylli varg e të persekutuarve imzot Vicenc Prenushi,shqiptari,poeti,mbrojtësi i vlerave shpirtërore,që i gjallë i vuri Shqipërisë së tij kunore “Gjethesh e lulesh” dhe u shpërblye me një kurorë ferrash ashtu si mjeshtëri i madh në malin e kalvarit.... Shifra:Përqindja e vdekje tek të burgosurit është 20% në vit.