E marte, 30.05.2023, 02:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Lexim i pesë veprave të Daut Maliqit

E shtune, 20.09.2014, 06:59 PM


Lexim i pesë veprave me poezi të Daut Maliqit, nga Dardana

AJRGJAKU I TOKËS SIME

Nga Rrustem Geci - Dortmund

Daut Maliqi u lind në Busavatë të Dardanës, më 25.11.1939. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Normalen në Prishtinë. Mësuesi, gazetari dhe poeti, Daut Maliqi kurrë s´ rreshti të jetë pranë popullit të tij të përvuajtur. Dashuria e tij për gjuhën, për arsimin, për një Kosovë ndryshe, shprehet kudo në vargjet e tij. S´ka gjë ma të bukur më thotë Dauti, s ´e kur ajri bëhet frymë, lule, foshnje e vogël, dhe pemë me fruta. Natyra e Kosovës ka sajuar shumë bukuri. Në çdo pëllëmbë të saj unë ndjej tokën time pranverore. Jo njëherë, por shumë herë duart i kam mbushur me dhé, dhe kam folur me të si me ma të dashurën time. Prandaj, mirënjohjet për angazhimin e Dautit, që Dardana të jetë sa më e bukur dhe më e kulturar, janë Brenda arsyes të vlerësimit për kontributin e tij.Jeta e mësuesit, gazetarit, dhe poetit, Daut Maliqit, është një roman në vete. Ah, sa shumë kam për të thënë për veten dhe të tjerët. Në këtë jetë që quhet botë, I pushtuari kudo ( në kohën time ) ishte I mbërthyer me prangat e pushtuesit. Fal zgjuarsisë sime unë kam gjetë hapësirë ku nuk ka pranga, ku nuk ka pushtues, ku veten e ndjeja të lirë të punoj e shkruaj. Libri dhe nxënësat ishin dy hapësirat e mia, ku unë mbushja veten me frymëzime. Rrustë, poezia ka kohë që ma ka marrë zemrën. Unë për herë të parë poezi kam botuar në vitin 1957, në të përditshmen , “Rilindja”. Përjetimi i botimit të poezisë së parë mbetet i veçantë. Koha bën punën e saj, por, e bukura nga zemra ime nuk ikën. Për këtë i jam mirënjohës poezisë. Jo rrallë në ditën e parë të shkollës kam marr mungesë. Në vitet kur unë jam shkolluar kushtet ishin tepër të rënda. Pas asaj mungese, zemrës sime në mbrëmje i delnin lot. Në Kosovë përherë ka qenë e vështirë të jetosh. Flakët e vuajtjes digjnin tek gjithsecili. Pushtimi i Kosovës s´ishte vetëm fjalë, po ai ishte ndëshkim, arrestim, burgosje, likuidim. Intelektuali, njerëzit e arsimuar, nxënësit e zgjutë, krijuesit, artistët, familjet patriotike, këngëtarët, dhe kryengritësit e herëpashershëm, tregon Dauti, ishin në dosjet e UDB-së. Mirëpo, vazhdon Dauti, brezi im, dhe mësues të të gjitha gjeneratave, bëmë çmos, që dashuria jonë për Kosovën të thellohet,  të zgjerohet, dhe të merr formë të luftës për liri. Në jetën e një gazetari në provincë, shumë gjëra kurrë s´do të thuhen. Armiku ynë ishte i egër, dhe shumë banal. Për shkak te shkrimeve,isha ne mesin e shtatë gazetareve më të malltrtetuar te gazettes “Rilindja”. Serbët tek ne e kanë urrejtur gjuhën, melodinë e saj, prejardhjen, dhe këngët me përmbajtje epike. Daut Maliqi, deri tash ka botuar pesë vepra; 1 .  Rrjedhë lumi, 2 . Gjuhën ma paten prerë që në fëmijëri, 3 . Nuk më doli ëndrra, dhe 4 . Përmendore e zemrës. 5. Toka ime. Motivet në poezinë e Daut Maliqit janë nga jeta jonë, nga përditshmëria e gjallëruar. Figurat; nëna, dielli, atdheu, shiu, gurgullima e ujit, përmendore e zemrës, e bukura e fjalës, janë në ambientin poetik të poetit. Unë jo rrallë më thotë Dauti, e shoh ajrin tek I jep frymë luleve. Në ambientin poetik të vendlindjes sime, shumëçka pret për t´u shkruar. Prindërit unë I kam dashur shumë dhe kam qenë I afërt me ta. Kur u bëra për herë të parë babë, jo ndër sy, por diku larg, ( sikur ai ish aty afër ) I thoja, baba, edhe unë u bëra baba. Por, ngjashëm me këtë ishte edhe botimi I poezisë së parë, Daut a u bëre poet! Kështu ikën gjitha ato vite, duke lënë pas shumë motive të pashkruara. Rrustë, shumë nga kërkesat e mia për kohën i kam ende në dorëshkrim. U ndava nga poeti, mësuesi dhe gazetari, Daut Maliqi, me një urim! Shëndet, dhe gjitha të mirat!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora