Kulturë
Nebi Dragoti: Fusha e Skënderbeut
E enjte, 25.09.2014, 06:23 PM
NEBI DRAGOTI
URIM SAADIU, MALLKIM SAADIU
Urim Saadiu, mallkim Saadiu ardhur nga larg edhe në vendin tim si më i çmuari leksion filozofik.Ardhur për njeriun një mision si hyjni për t’ia fisnikëruar shpirtin, për t’ia brumosur mendjen, që cilido të jetë për jetën, të jetë njeri për njeriun, të mos jetë hijenë, ujk, kafshë që ha dhe kafshët për të jetuar si parazit duke e bërë jetën e duke jetuar me djersën e të tjerëve padrejtësisht.Urim dhe mallkim Saadiu për politikanin, parlamentarin, qeveritarin , guvernatorin.Urimi dhe mallkimi nuk është për bujkun, për bariun, për punëtorin, që prodhojnë vlera materiale, vlera ushqimore dhe jetës i japin bukuri, i japin gëzim dhe madhështi zhvillimi.Dhe të tillë njerëz kanë shpirt të pastër, shpirt të pasur dhe kjo është pasuria më e madhe dhe karakteri i duhur, që influencon e zbukuron vendin e që shoqërinë e bën të fluturojë në harmoni gëzimi.Dhe ky objektiv njerëzor është i prekshëm dhe gabon rënd po e more për idealizëm utopik, sepse, kështu, mohon idealin njerëzor, sakrificat, ekzistencën e të qënit njeri në kuptimin më të mirë të fjalës.Ja, për këtë poeti pers qindra vjetë më parë edhe jep mesazh, edhe jep mision, edhe dikton:
“Në qoftë një mbret bari për popullin e tij,
Det i pastë të mirat, notoftë në begati!”
Shtrohu paqë mbi këto vargje dhe thith nektarin ti që merresh me politikë dhe thithe këtë nektar për popullin tënd siç bën dhe bleta duke punuar lule më lule.Kështu duhet të prodhosh të mira edhe ti në shërbim të detyrës që ke.Mos i lejo vetes as një cen që dëmton ëndrrën, që ka populli për zhvillim.Po pati të mira e begati populli, të mira dhe begati do të kesh edhe ti.Për ty politikan këmbanë të qëndroftë në vesh urtësia e Saadiut e, në të kundërtën, të shurdhoftë e të çaftë timpanin e veshit e të qërroftë e të lëntë në katër rrugë, ku nuk di nga të shkosh ose të të marrin e të të lenë në burg, ku nuk sheh as dritën e diellit.Kështu e meriton këtë, sepse kështu e ke kërkuar, sepse mendët i ke, por të qënkan për larasaka.Haram të qoftë dhe përkundja e nënës në djep bashkë me gjirin që të ka mëkuar.Doemos, po nuk na ndëgjove, vjen ndëshkimi i merituar, sepse vetë e ke kërkuar, dhe këtë s’e ke gjykuar drejt, o i matufepsur pas ligësive shpirtzi, budalla politikan.Kështu, për këtë të zëntë mallkimi i poetit të madh Saadi:
“E, në s’është tjetër gjë, veç vrasës e tiran, Në ferr i vaftë shpirti, në zjarr e në katran!”
Kjo goditje ndodh, kur populli merr forcën, kur populli kërkon zbatim ligjshmërie, dhe politikanit njeri të drejtë e të aftë, të mençurit i jep pushtetin e vet për të drejtuar vendin për së mbari.Populli shfaq fuqinë demoniane nëpërmjet votës fortunë.Dhe, pas kësaj, kështu, prêt mot të mirë:qetësi, siguri, drejtësi, begati e progres në mbarë rrugën e duhur njerëzore.
DY TREGIME
FUSHA E SKËNDERBEUT
Horizont fëmijëror. Fantazi me ide krenarie për heroin legjendar, Skënderbeun tone.”Fusha e Skënderbeut” kështu quhej:fushë e gjatë, e ngushtë, ku anash e shoqëronte një kodër e ngushtë:tamam sikur ta kishte rregulluar dorë njeriu këtë kodër.Në imagjinatë dukej sikur lëvizte kjo kodër.Në një gur, paksa të madh, erozioni natyror kishte skalitur katër gjurmë të një kali.Mbase, vërtetë, ishin të kalit të Skënderbeut.Dhe kështu flitej.Aty pranë ishte një burim me ujë tepër të kulluar, ku, ndoshta I madhi Skënderbe duke u ulur më gjunjë, kishte pirë I etur e ishte shlodhur bashkë me ushtarët e tij trima.Unë me bashkëmoshatarët ishim fëmijë dhe, që t’i ngjasonim heroit tone, edhe nëqoftese nuk kishim etje, shpesh shkonim e pinim ujë në këtë burim.Horizont fëmijëror.Fantazi me ide krenarie…
BISHTI I QENIT
Bela me pluralizmin pa swkaj, sepse në këto limite tepër të skajshme me shije të tepruara, bëhesh I neveritshëm edhe në ambjente publike.-Qeni im I dashur, shpirti im I pazëvendësueshëm im!” dëgjohej zëri I ngjirur I zonjës në një stol të veçuar, disi larguar nga stolat e tjerë, , atje, në lulishten e qytetit.Kaloje aty pranë e të binte në sy bishti cung I qenit.E përkëdhelte dhe e përkëdhelte zonja e mbetur grua e ve siç duket, sepse prej disa vitesh ishte ndarë nga I shoqi.Asnjë nuk e dinte shkakun e divorcit.Dhe nuk ka divorc pa shkak.Shkakun duhet ta mënjanosh, ose…ose, për ndryshe, të përmbyset jeta nga shthurje ndjeshash pa fre sië ndodh jo pak në këtë shoqërinë e sotme.E puthte qenin në buzë sit ë ishte fëmi.Ia shterngonte kokën në gjoks.Aty pranë kundërmonte parfum e përzierë me një erë të pështirë, të cilë s’ke si e spjegoje.Zonja bashkë me qenin kundërmonte.Dy çapaçula ishin bërë kureshtar.Njëri pyeste tjetrin:-Pse e dashka kaq shumë këtë kafshë?Tjetri përgjigjej:-E ka pjesëtar të familjes së vet.-E ku ka familje ajo?-ia plsi gazit djali ezmer.-Keq, kur e ndërton jetën pa mend, -vazhdoi biseda edhe nga të pranishëm të tjerë që pushonin në lulishte.Bishti cung I mbuluar me qime të gjata qëndronte në mes të dy kofhsëve të bardha.Aty guduliste bishti e zonja e skuqur qeshte me gjithë zemër.E shterngonte bishtin me dy kofshët e saja.Jargët e qenit I binin mbi gjoks.Ajo, zonja belbëzonte sin ë ekstazë:-Shpirti im!...-Edhe bishti I qenit paska shpirt?!...qeshën e ia këputën vrapit dy çamarrokët.