Kulturë
Drita Lushi: Takim me lirikën e Gjenovefa Ferrari-t
E merkure, 24.09.2014, 08:38 PM
Takim me lirikën e Gjenovefa Myrtaj Ferrari-t
Udhëtim nëpër katër librat poetikë të saj….
NGA DRITA LUSHI
E dini që takimet e
dashurisë s’bëhen veç në Paris(“Takim në Paris” titulli i fundit
i librit të Gjenovefës)?S’është nevoja të udhëtosh vetëm me avionë për të
takuar poezinë, njerinë, poetin?
Mund të udhëtosh komod edhe në krahë vargjesh për të takuar lirikat dhe autoren
përmes asaj ç’ka ajo shkruan,të shpalosur butësisht, spontanisht,e me pasion.
Kam menduar gjithnjë, që të shkruash për poezine e një poeti, apo poeteje,
duhet ta njohesh të paktën në një spektër të gjerë duke shëmbur muret e
poezisë;
Sa më shumë të njohësh përditshmërinë e një njeriu – krijues, aq më shume futesh dhe kupton poezinë vargun e tij apo të saj.
Gjenovefa jeton thjeshtë dhe bukur;
Qëndismat, ngjitjet në lartesi, lulet ne oborr, familja, fëmijet, shoqëria me qenin, miqte e saj, e mbushin me jetë e frymëzim dhe mes tyre e për ta,lind aq thjeshtë e natyrshem vargu i saj.
Muza e saj gjendet në ato gjërat e thjeshta që i japin kuptim jetës sonë, e ajo nuk ngurron ti shndërrojë në varg.
“Mall”
Këtu duket se shkëlqen gjithçka
Ku trenat duket ecin me shpejtësi
Ku duket se nisin rrugët e medha
Po si deti im,
askund nuk ka si ti”
Shkruan
autorja për “Mallin” që e kaplon për detin dhe vendin e vet, aty, ku as
shkëlqimet s’kanë atë aromë vendlindje.
Në poezinë tjetër,” Muzë…”, ajo shkruan:
“Nuk të dua o muzë e përhershme
T’ia nis nga e para, muzë të re kërkoj
Po nisem rrugëve të lodhem, le të vijë nata
Të gjej një tjeter muzë, pastaj të nis të shkruaj…”
Sepse,kjo është
poezia dhe muza; s’të pyesin se kur vijnë, s’të lënë orare, pikëtakime;Të vijnë
papritur, ditë apo natë, dimër apo behar, në udhë apo në gjumë, në ecje, në
shtrat apo në dashuri…
Në katër librat e Vefit, shpaloset aq thjeshtë dhe madhështore,bota e një
gruaje që nga çastet intime deri tek gjendjet e mëdha;që nga dashuria deri tek
dhimbja, që nga puthja e prekja deri tek malli në pamundësi për të patur
çdoherë pranë njerzit që do.Ja si shprehet ajo:
Nuk e dije?
“Kush mund të thotë
që largesinë unë dua?
të jetosh larg teje,
është çmenduri…”
Ajo i shpalos lirikat e saj thjeshtë,qetësisht
duke gjetur fjalën natyrshëm ashtu si zëri dhe shpirti i butë i një gruaje;
Ajo nuk rend pas metaforave, dhe s’i rëndon poezitë me fjalë të mëdhaja dhe të
fryra, sepse dhe dashuria, malli, loti, trishtimi janë në vetvete gjëra aq
njerzore dhe të brishta sa s’ka nevojë për hiperbolizime.
Me fjalët tejet njerëzore, si:“me shpirtin tim brengën ta gjysmoj…”,
apo “Mëngjesi pa ty nuk mund të vijë…” “kur shiu i trishtimit, të të
lagë/eja fshihu në gjoksin tim”- i drejtohet ajo të dashurit të saj,
duke bërë të butë dhe zemrën e burrit më të egër, ose diku
“rrëfehet”duke thënë në vargje:”të gjithë e mbajmë një hënë në zemër/të
gjithë e mbajmë një diell në shpirt/kur trishtohemi me ta ngushëllohemi…”
Vargu i saj, është spontan dhe thotë lehtë atë çka ndjen apo çka
mendon, poezitë e saj me rimë në funkion të poezisë, jane larg rregullave fikse
skematike, sepse të shprehësh atë që do, shpesh duhet ecur e lire në udhën
poetike, si përshembull në vargjet:
“Sonte thashë, do të qaj ca çaste
Do të qaj vetëm për
ty
do vdes të ngjallem Brenda një natë
të të kem pranë,të digjem për ty..”
E
përvojë e një jete dhe mendje të përqëndruar vjen ajo tek poezia “Fjalët”…kur thotë
..herë janë puthje,herë përgjërime
herë të buta janë, herë zemërake,
herë të shtyjnë thellë në mendime
e herë shpërthejnë si gjuhë flake
Ështe prekëse dhe njëkohësisht e bukur,kur jetën e sheh si një testament të transmetuar brez pas brezi…
Jeta
fillon nga dashuria
“E mira nënë, dhe unë si ti
kam ardhur në këtë jetë
që jetën ta mbush me dashuri
emrin e fëmijëve të mi
ajo do të ketë…”
Ajo ka një larmishmeri titujsh dhe poezish që të bëjnë të kuptosh sesa e do ajo
jetën, në të gjitha gjendjet që ajo na afron;
Jeta, loti gëzimi, dashuria, tradhëtia, mikja, lamtumira, vdekja, puthja,
largësia, fëmijët, nëna, miku, bashkëshorti, familja...
Një mozaik i bukur
jete ku ajo gdhënd me vargun e saj përjetësinë perceptuar në sytë e një gruaje,
nëne dhe bashkëshorteje…!
“Eja ëndërra ime”,”Rri me mua”…sepse”Dashuritë nuk kanë arsye”sepse Ai është”E
vetmja lumturi”…dhe më pas vazhdon duke na stamposur vehten dhe shpirtin në
keto vargje, me titull:”Kjo jam Unë”
“Nuk di të urrej, veç dashuroj
si një eunuk, kaloj nëpër erë,
si t ia bëj që shpirtin ta forcoj?
E di që s mundem, e di që s ka vlerë.
Po vrave dashurinë, ke vrarë vetë jetën
Ndaj, të urresh, nuk është kaq e lehtë,
Me flladin jam mike e jo me gënjeshtrën,
me sythet e luleve në shpërthimin e beftë.
Ndaj sot krenare e kam bërë zgjedhjen time
Veç dua të puth e të fal dashuri,
ëndërroj me hënën dhe përqafoj agime
pranoj rreze dielli
që më fal vetë”
Ajo i këndon ndjenjës drejpërdrejt pa
tjetërsimë, apo alegori…
Më së shumti ajo perdor simbolin dhe krahasimin në vargjet e saj duke na dhënë
poezi të thjeshta, por të bukura e me ndjenja gruaje.
Prej rrjedhës së qetë poetike, lindin pa zhurmë dhe njëri pas tjetrit katër
libra poetikë të cilët autorja kërkon ti ndajë me lexuesin, duke mos mbajtur
gjë për vehte, sepse gjërat e dhe gezimet e shpirtit shumëfishohen veç kur i
rrëfen ato…!
Pas këtyre botimeve,Gjenovefa vjen bindshëm me profilin e saj poetik dhe lirik duke krijuar indidualitetin e saj në varg ,tematikë dhe llojin unik të poezive të saj.
Drita LUSHI
shtator, 2014