Kulturë
Agim Gashi: Urime në amshim bija ime
E enjte, 25.09.2014, 07:33 PM
AGIM GASHI
URIME NË AMSHIM BIJA IME
(Në 43 vjetorin e lindjes së Shqipes)
Shqipja ime, bija ime,
Sot ke mbush keterdhetetri,
Pse nuk zgjohesh me të Urue,
Por në vorr po flen n´qetësi?
I shfletoj t´vjtrat kujtime
Kur të Uroja me dashuni,
Zemra e shpirti më digjen prush
E nuk teren syt e mi.
Me të ardhë te vorri yt
Pasha Ty bijë skam mundësi,
Më ka rrokë smundja e skamja,
Larg na ndau kurbeti i zi.
Vajin sot që spo e ndali
Rreshtat e kanges po i lotoj,
Do ti mbledhi lot´ e kangë
N´thellsi t´vorrit ti dergoj.
Ndegjoje kangën e Ditëlindjes
E këndoi babi për Ty,
Zgjohu e mbledhi ato lule
Mos i le në vorr përmbi.
Dy qirinjë të mëdhej i ndeza
Ketredhetetre i ke përbri,
Si më dukesh po qesh në foto
As ske dhimbje as ske zjarmi.
II
Kur t´baj ma mirë moj bija ime
Do e marr rrugen me t´vizitu,
Te ai vorr që e bane qerdhe
Lot´ prej prindi, mbi me i lshu.
Ah, moj botë sa je mizore
Pse smë more sëpari mu?
Por mi more bijë e djal
Pa rend jetnat po i shu´?
Ti për mu botë je katile,
Më ke dhurue shumë vuajtje e dhimbje
Edhe ksaj radhe, më bane hile.
Ma ke marrë Yllin e jetës,
Gëzimi i parë ishte për mu,
Flej e qetë moj bija ime
Se n´këtë jetë smuj me t´harru.
Dije mirë moj zogza e babit
Pasha dhimbje, pasha vetmi,
Kurr nga mendja skam me t´largue
E gjallë më dukesh n´fotografi.
Skam askujt kujt ti ankohem,
Me Ty çdo ditë po bisedoj,
Kur skam bukë e kur dhemb shpirti
Te fotoja jote vi bisedoj.
Aty derdhi lotë të dhimbjes
Edhe për nanën e për atdhe,
Kështu do tjetë tash jeta ime
Derisa t´vi tek Ti në dhe.
Urime Ditëlindjen bija ime
Të gjitha varret po festojnë,
E familjaret të vine me t´pa
Me Urime lot´ lëshojnë.
Sa vështirë me të Urue
Ti në vorr e unë n´këtë jetë,
Fli e qetë pllumbesha a babit
Asgja e mire për t´gjallt ska mbetë.
Ma të vdekun sot jemi ne
Se sa Ju që keni shkue,
Tash m´lejo ta rrokë sharkinë
Me kangë Ty me të vajtue.
Lumja nana që t´pati Ty
Lum´ e motrat dhe vllaznija,
I lum´ djali e i lum´ burri,
Me Ty hare kishte shtëpia.
E lumja Lokja që t´ledhatonte
Kujtime të ambla ti ke lanë,
Tash dhe gjyshi n´vorre t´Lipjanit
Ja ka nisë për Ty po qan.
Mos t´kam lodhë moj Shqipja ime?
Shumë po flas kur jamë me Ty,
Tash pushoje trupin tend
Në varrin çerdhe, fli n´qetsi.
24.09.2014
Düren