E premte, 01.03.2024, 09:01 AM (GMT)

Kulturë

Abaz Lara: Fëmijët e mi

E premte, 26.09.2014, 06:23 PM


Poezi

Abaz Lara,  Përmet

 

Fëmijët e mi

 

Përmeti i bukur me nam,

Përmeti i mbushur me dritë,

Me dashurinë për nënën e babanë,

I ka rritur fëmijët dhe i rrit.

 

Erdhi një ditë e një nga një,

Unisën në udhë të kurbetit,

Disa kaluan male me borë,

Disa luftuan me dallgët e detit.

 

Ikën dhe fëmijët e mi,

Në Itali fati u ndriti,

I priti atje porsi prind,

Djali im i tretë, Astriti.

 

Gjashtë yje kam përtej detit,

Breza që s`do të shuhen kurrë,

E mbushën vendin me fëmijë,

Sic mbushen arat me grurë.

 

Fëmijët e tyre mbajnë,

Emra të vjetër ilirë,

Gëzojnë ata e zemrat e tyre,

Celin si lulet në prill.

 

Atdheun ta doni dhe më shumë,

Më shpesh të vini, të rrimë tok,

Ku fisi Lara bëri emër,

Nga ky qytet gjer në Kicok*.

* Kicoku, vend historik, ndodhet në skajin verilindor të Trebeshinës, një pjesë e të cilit ndodhet në territorin e fshatit Kondas që është vendlindja e Abaz Larës

Po kush është Abaz Lara?

Ka lindur në fshatin Mazhan, në lagjen Kondas (e cila pas viteve 1970 u krijua fshat më vete), më 13 gusht të vitit 1935. Babai i tij quhej Abaz, të cilit i ka marrë emrin, pasi lindi dy muaj më vonë nga vdekja e të atit dhe sipas zakonit, fëmija merrte emrin e prindit. Nëna quhej Merzai. Cifti Abaz dhe Merzai lindën katër fëmijë: Novruzin, Elimanë, Qemalin dhe Abazin.

Abazi, më i vogli i fëmijëve,qysh në moshë fëminore filloi të punonte në Teqenë e Kicokut, që në atë kohë ishte Baba Sadiku. Kurbanët e shumtë që vinin për flijime në këtë teqe, nuk therreshin të gjithë. Me pjesën që mbetej merrej Abazi, duke i kullotur faqes kodrinore të Kicokut.

Më vonë, pas moshës 15 vjecare, morën një tufë bagëtish nga të tretë për një periudhë disa vjecare. Abazi u kujdesua për të dhe brenda një kohe të shkurtër, me shtesat që i takonin sipas marrëveshjes, ariti që të krijonte tufën e tij.

Në vitin 1957, kur u krijua kooperativa bujqësore e fshatit Mazhan, Abazi u largua nga fshati dhe ka punuar në N.SH.N. në Përmet si murator, ku ka dhënë kontributin e tij në ngritjen e disa shkollave si ajo e Ballabanit (e vjetra), në ngritjen e fabrikës së verës në Këlcyrë etj.

Në tetor të vitit 1958 shkoi në shkollën tregtare të Vlorës për një kurs 6-mujor për teknik bulmeti, pastaj kreu dhe kurse të tjera në Gjirokastër e Lushnjë për djathra eksporti.

Vitin e parë si teknik bulmeti e filloi në vitin 1959, në Delvinë të Shqerisë. Në vitin 1960 në fshatin Kala të krahinës së Malëshovës e në vijim në fshatrat Carshovë, Badlonjë e Sukë. Në Petran (mali i Bardhë) ka shërbyer për 12 vjet, deri në vitin 1976. Në këtë vit, në baxhon e Kosovë- Hotovës.  Më vonë, për tre vjet, magazinier i bulmetit dhe  magazinier i fabrikës së makaronave në Përmet. Në vitin 1992 shkon përsëri në Carshovë ku punon për 21 vjet deri në vitin 2013, duke krijuar biznesin e tij personal, të cilën e ka në pronësi të tij edhe sot. 66 vite punoi, gjithmonë i papërtuar për t`i shërbyer familjes së tij dhe vendit, duke prodhuar djathra me cilësi të lartë, të cilat kanë konkuruar jo vetëm brenda vendit, por edhe për eksport. Më 13 gusht 2014 festoi 79-vjetorin e lindjes.  Tashmë, kur sapo ka trokitur në vitin e 80-të, gëzon shëndet të mirë dhe bashkë me bashkëshorten e tij, Fatimenë,  rri në kontakt të vazhdueshëm me të gjashtë fëmijët e tij: Përparimin, Agronin, Mimozën, Zhuljetën, Astritin, dhe Ilirin.

Po specialisti i djathrave ka patur vazhdimisht në xhepin e tij dhe një bllok ku hidhte ndonjë varg apo shkruante kujtime për vitet që lamë pas. Kjo vjershë është njëra prej tyre.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora