E shtune, 12.10.2024, 08:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Loja pikturale në funksion të artit

E premte, 03.10.2014, 08:16 PM


LOJA PIKTURALE NË FUNKSION TË ARTIT

Piktura e Laurës, shtrihet në rrafshin e jetës, ëndrrës, frymës së njeriut dhe imazheve të dë dala nga subkoshienca e mendjes krijuese. Ndaj, nga veprat e saj, na del fryma dhe ideja e artistes për të krijuar të vaçantën e saj…

Nga Remzi Limani

Piktorja ferizajase, Laura Siber Brahimi, na vjen me një art në formë loje, e cila, mëton që lojën e saj ta funksionalizoj në diçka artistike dhe profesionale. Pra, kur vështrojmë pikturën e artistes sonë, ajo na shndërrohet në një metaforë poetike, për ta kuptuar rolin e artit në funksion të së bukurës.

Piktura e Laurës, shtrihet në rrafshin e jetës, ëndrrës, frymës së njeriut dhe imazheve të dala nga riprodhimi i mendjes krijuese. Ndaj, nga veprat e saj, na del fryma dhe ideja e artistes për të krijuar të vaçantën e saj, ku vërejmë shpalosjen e një universi të një bote tjetër, çfare e sheh syri dhe mendja e artistes në fjalë.

Veprat e Laurës, të ekzekutuara në teknikën e kombinuar, ngjyrash dhe materialesh të ndryshme nga përditshmëria jonë, marrin formën tredimensionale, që në fakt, na japin edhe një pasqyrim formash dhe strukturash të llojllojshme në sipërfaqen e pikturës, të cilat flasin edhe me gjuhën e ngjyrave dhe shtresimeve të realizuara në formë relievi në sfondin e pikturës. Kjo teknikë, e parë edhe tek të tjerët, tek Laura nxjerr në pah subkoshiencën figurative, të një procesi dhe rrugëtimi nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme. Proceset nëpër të cilat shtrihet veprimtaria figurative e Laurës, zhvillohen parcialish, duke filluar nga hijet dhe format, që së bashku na japin figuracione të ndryshme kompozicionale, duke filluar nga peizazhi me prapavijë të një game të ngjashme me pergamenin, e deri tek portreti subjektiv i realizuar në stilin ekspresiv dhe atë të kombinuar me hijet e nxjerra në sipërfaqen pikturale. Peizazhi si imazh universal, tek artistja jonë, në vetvete natyrshëm ngërthen edhe konfiguracionin tokësor si baraspeshë estetike. Kurse, portreti vjen si pjesë përbërëse e gjithë asaj që e quajmë të përbashkët dhe pjesë të pandarë nga jeta dhe natyra. Mëtej, në veprat figurative të artistes sonë, vërejmë edhe disa kreacione tjera, të cilat e begatojnë artin e saj. Këtu, mund ta veçojmë fluturën – si simbol i bukurisë, ngyrave dhe nuancave të lakmueshme, në këtë rast, e realizuar në teknikën e kombinuar të një  çasjeje moderne.

Dhe, krejt në fund të këtij vështrimi modest, Laurës i dëshirojmë suksese të mëtejme në krijimtarinë es saj prej një artisteje, e cila është duke e trasuar rrugëtimin e saj drejt zhvillimeve të reja në fushën e arteve pamore.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora