E merkure, 11.12.2024, 06:24 AM (GMT)

Kulturë

Meçan Hoxha: Nikolla Spathari – emër cilësor në letërsi

E merkure, 01.10.2014, 06:11 PM


Nikolla Spathari – një emër cilësor ne letersinë shqipe

Mbresa nga një pjesë e krijimtarisë së tij letrare

Nga Meçan Hoxha

Eshtë bërë zakon që krijuesit e fushave të ndryshme si shkrimtarë, poet, muzikantë, piktorë e studiues shkruajnë e bëjnë vlerësime për kolegët e tyre. Kjo është,  sa personale e miqësore, aq dhe kontribuese në nxitjen dhe zhvillimin e krijimtarisë. Kështu ka ndodhur edhe për publicistin, poetin, shkrimtarin, humoristin e studiuesin e talentuar Nikolla Spathari, krijimtaria e të cilit ka lënë gjurmë në letrat shqipe, si në sasi dhe në cilësi.Për të kanë bërë vleresime të spikatura emra prestigjiozë të letersisë, artit e shkencës shqiptare. Unë nuk pretendoj të evidentoj vlerat krijuese,  po dëshiroj të lë të shkruar një kujtesë respekti për punën e tij. Rrallë qëllon që lexuesi të ketë fatin të njihet nga afër me autorin e një krijimtarie. Kjo, sepse krijuesit dhe lexuesit, në përgjithësi, janë të moshave e vendbanimeve të ndryshme.Kështu ka ndodhur dhe me mua e Nikollën. E kisha lexuar Nikolla Spatharin në shtypin e kohës dhe isha mrekulluar nga reportazhet e bukura që botonte periodikisht.Rasti e solli që, të jemi bashk në Durrës, të njihemi nga afër e të miqesohemi. Lexova, njëri pas tjetrit librat e tij dhe mora prej tyre shumë mbresa të bukura që po I rendis në këtë shkrim. Për librin “Malësia e Madhe si e njoha unë” I bëra një letër të cilën po e vë motamo : – Z. Nikolla, shumë faleminderit,  që më mundësove të lexoj këtë libër të veçantë e të mrekullueshëm. Me këtë rast po të përcjell edhe ndonjë konsideratë timen. Ju në këtë libër keni treguar kulturë, intelekt, formim shkencor, analizë e argument të fuqishem. Keni përdorur informacion të madh, referenca të mençura e të gjetura me kujdes e ndërthurje të realiteteve me traditën, që e keni gjurmuar deri në prehistori. Ky libër është një punë e madhe e nisur, rritur e formatizuar, bashkë me djaloshin e talentuar, që,  edhe ai, duke shkruar librin merr dhe vet formatin e një burri të ditur, intelektual me emër e identitet të lakmuar,  e që meriton të vlerësohet, si vlerë në shtim të vlerave të trevës. Autori krenohet me vlerat e Malësisë së Madhe, po edhe ajo duhet të krenohet e nderohet me djalin e saj,  që shkroi atë mrekulli për të. Ky libër është I denjë për tu krahasuar me veprat më të mira shkencore e letrare, e bollshme dhe cilësore për doktoratë të çdo niveli, konkuruese për çdo çmim dhe,  më kryesorja, monument I artë për të memoralizuar përjetë trashëgiminë etno-kulturore të Malësisë së Madhe. Libri është shkruar bukur, në gjithë përmasat e kësaj fjale. Bukur gjuhësisht, stilistikisht e metodikisht. E kjo”bukur” të bën të ndjesh emocion faqe më faqe, ndonse s’është, thjesht, vepër artistike. Në libër çdo gjë është vendosur me mjeshtëri.Nuk gjen asnjë fjali, për të mos thënë fjalë, që të jet përdorur pa vend e pa mesazh.Gjithçka e shkruar sakt , sa e si duhet.Ju, duket, sikur edhe gjumin e keni patur të sinkronizuar me ecurinë dhe përfundimin me sukses të këtij libri. Bravo ! Ja keni dalë për mrekulli. E keni ngritur veten ndër kreshnik si dijetar, studius e shkrimtar.Gjithkujt do t’I mjaftonte kaq punë për të mbetur I pavdekshëm.Malësia portretizohet me të gjitha vlerat që bart realiteti dhe legjenda për të. Vlerat natyrore e njerëzore, virtytet pa fund si,  patriotizmi, humanizmi, besa, trimëria, bujaria, solidariteti e dashuria.Gjithçka që nderon racën njerëzore gjen aty, në librin tuaj, I dashur Nikolla. Për t’I pasqyruar këto, ju keni përdorur tërë urtësinë dhe mençurinë e banorëve të asaj treve. Jeni ulur në kuvend edhe me pena të tjera dhe, duke bërë analiza të drejta, debate të ëmbla e plot etikë,  me vullnet e argument, ja keni arrirë që lexuesi të jet me ju. Mësova shumë nga ky libër, edhe atëhere kur fantazia juaj mbetet pa fre.Ndjeva,  edhe me shume,  respekt për banorët e Malësise së Madhe dhe ndjehem krenar,  që jam I një race.Malësia e Madhe ka, tashmë,  një libër shkruar madhërishëm. Urime z.Nikolla edhe për librin tjetër, që I ke premtuar lexuesit, për të ! Një libër interesant, nga forma dhe përtmbajtja është: “Drejt Europës me gomar të Nastradinit “. Interesant nga forma se,  ndonse s’mund ta quash roman, novelë, tregime, studim apo kritikë, ai është formatizuar e njësuar mrekullisht në një libër të këndshëm, nga harmonizimi,  përzgjedhja dhe vendosja e mençur e shkrimeve të botuara në shtypin e përditshëm,  si publicistikë e thirrur nga koha. Interesant,  nga përmbajtja,  sepse, ndonse shpërndarë në 78 shkrime, që nga fillimi deri në fund,  sundon ndjenja kombëtare duke evidentuar dashurinë për kombin, për vlerat kombëtare, për kulturën kombëtare dhe për njerzit që I kanë shërbyer kësaj çështjeje. Në të njëjtat përmasa,  rrëfehet dhe përçmim ndaj të gjitha veprimeve e njerëzve që nuk kontribojnë për këtë çështje si duhet e ne kohen e duhur. Me këtë libër Nikolla Spathari arkivon,  të gatëshme për lexuesin, atë që ka realizuar vite me radhë , nëpërmjet një jete intensive prej një intelektuali, që zemra dhe mendja I kanë punuar për probleme të mëdha të shoqërisë si,  atdheu e kombi, pluralizmi e demokracia, shteti ligjor e I së drejtës, zhvillimi e përparimi I vendit, si dhe të metat e dobësitë e shoqërisë sonë në tranzicion. Duke lexuar shkrimet e permbledhura në këtë libër njësohesh me të gjitha qëndrimet që ka mbajtur autori. Kënaqesh me stilin e përkryer të hartimit të fjalimeve e analizave, me figurat e goditura në shprehjen e çdo mendimi e qëndrimi, sarkazmën dhe ironinë që s’e lëshon nga pena. Frymëzohesh e merr kurajo nga guximi I tij qytetar e intelektual,  edhe pse,  kjo kurajo e ky qëndrim,  ndonjëherë,  paguhet shtrenjtë. Autori është I pakënaqur me ritmin e zhvillimeve politike,  ekonomike e sociale.Ai ndjen dhimbje që,  vendi dhe populli I tij,  lëngojnë. Dhe nuk hesht, po ngre zërin. Ngre zërin,  pa pyetur se ka përpara kryetarë komitetesh, kryetarë partish,  , deputetë, dipllomatë, ministra, kryeministra e presidentë,  ndërkohë që,  përulet me respekt para atdhetarëve e intelektualëve të shquar, kontribues per popullin e vendin tonë. Ky libër, në mënyrë indirekte,  portretizon vetë autorin. Nikolla Spathari paraqitet, nëpërmjet shkrimeve që përmbledh libri, me vlerat e një intelektuali të vërtetë,  I paisur me ndjenja e mendime të larta që I vë në veprim për punë të larta.Ideja madhore e bashkimit te kombit e nxori në krye të shoqatës atdhetare – kulturore “Kosova” dhe gazetës së saj “Besa”, me të cilat realizoi ato veprimtari, që do t’I kishin zili edhe institucione që menaxhojnë mjete e fonde. Ne shkrimet e këtij libri,  Nikolla paraqitet I paisur me një kulturë të gjërë kombëtare e botërore. Ndodhitë dhe ngjarjet ballafaqohen me shembujt më të mirë të historis së kulturës shqiptare e më gjërë. Mbi të gjitha, Nikolla,  shfaqet në libër si gazetar virtuoz, duke trajtuar të gjitha zhanëret e gaztarisë, ku spikasin pamfleti, skica, reportazhi e analiza.Nikolla Spathari nuk e duron shkollën e shkatërruar, hekurudhën dhe trenin e prishur,  fabrikat dhe kombinatet e braktisura e të vjedhura , plantacionet e degraduara, inxhinierë e agranomë të abandonuar, sepse historia e tyre s’përkon me historitë e shkatërrimeve.Kështu nuk shkohet në Europë – bërtet Nikolla. Ai nuk kërkon ndalimin e ecjes për në Europë, po s’pranon ecjen me gomar.Dhe meriton të përshëndetet për sot e,  për mot. Konformistë gjen gjithandej. Zëra trimëror gjen pak.Të parët janë për veten e tyre. Të dytët janë për ne. Zëri I Nikollës është për ne.Duke patur në qëndër realitetin shqiptar në tranzicion,  librin e sundon kritika ndaj këtij realiteti, po një kritikë e urtë, e mençur dhe plot bonsensus. NJë tjetër libër,  shumë I veçantë,  I Nikolla Spatharit është vëllimi,  me tregime,  titulluar:”Kur isha ministër”. Eshtë një libër që plotëson,  më së miri, formatin e tij edhe si humorist I talentuar. Lexuesi gjen aty problematikën e mjedisit shoqëror,  në dy kohët moderne të kësaj shoqërie, në diktaturë dhe në demokraci.Të trajtuara e shkruar bukur e me finesë, tërë dhimbja e kësaj shoqërie,  jepet si limonadë, që të bën fresk dhe, në vend të shkatërrimit shpirtëror, lexuesi prek sythe buzëqeshjeje e argalisjeje.Po nuk dua ta zgjas se, para meje, veç të tjerëve, kanë folur e shkruar të mëdhenjtë Dritero Agolli, Jup Kastrati, Fadil Kraja e Paulin Selimi.Ndjehem më mirë, që brenda vlerësimit tim,  të citoj diçka prej tyre. Driteroi, veç të tjerash shkruan : ” Në librin e Nikolla Spatharit buron një humor elegant, plot paradokse, një humor I hollë që kalon shpesh,  ku me ironi e ku me sarkazëm të mprehtë, duke vënë në lojë dhe duke I thumbuar veset e vjetra dhe të reja të njeriut.” Prof. Dokt. Jup Kastrati:”Ne shkencetarët qeshim shumë rrallë, megjithatë, duke lexuar këtë libër tregimesh, edhe unë, si të tjerët qesha dhe u çlodha…lexova një libër që të bën të mendosh” Fadil Kraja:”Vese të shëmtuara që fshihen nën buzëqeshjen e “virtytëshme” të një nëpunësi,  veprime të neveritëshme të bëra nga politikanë të paskrupullt dhe nga zyrtarë të ulur në karrike të pa merituara e që notojnë në një kënetë korrupsioni – ja,  personazhet që të lënë mbresa të hidhura pasi ke lexuar këtë vëllim tregimesh therëse…” dhe – Paulin Selimi – ” Në këtë kohë të trazuar me krisma,  polemika, ankthe, divergjenca, replika të egra,  klandestinë,  artikuj pa tituj,  dosje të hapura e të pa hapura, të vërteta e të rreme, vrasje e vetëvrasje, Nikolla Spathari me librin e tij “Kur isha ministër”, nëpërmjet 21 tregimeve humoristikë,  na bën të harrojmë tragjedinë shqiptare dhe të mos e harrojmë të qeshurën…” Kështu ka thënë mjeshtëri I humorit,  Paulin Selimi, më 1998,  po kështu është edhe sot,  më 2014, ndaj lexojeni këtë libër,  që mbetet aktual.Eshtë libër I shkruar me shumë përgjegjësi krijuese dhe I shtrirë në 28 vite krijimtari. Romani për fëmijë,  “Djemtë e dikurshëm”,  është,  një tjetër, vepër artistike e realizuar me penë mjeshtërore.Fillim e mbarim ka largësinë e një frymëmarrjeje. Lexohet me ëndje dhe kureshtjen e pa sosur për atë,  çfar vjen më pas.Libër që, për nga mbreslënia, është I pa harruar për këdo,  që ka rastin ta lexojë. Autori, me një skuadër të vogël fëmijësh, të vendosur në një fshat malor,  realizon, jo vetëm ngjarje pa fund, po, mbi të gjitha, formim, edukim dhe integrim të fëmijëve në gjithë problematikën e moshës e të komunitetit. Në këtë libër fëmijët mësojnë historinë e trevës së tyre me ngjarjet e lavdishme,  që përbëjnë krenarinë për paraardhësit dhe ata bashkëkohës. Femijët edukohen të luftojnë për progresin,  të jenë humanë,  solidarë dhe bashkëveprues në aksione të medha,  në mbrojtje të interesave të komunitetit. Në këtë libër ka episode të mrekullueshme të lindjes së ndjenjave të dashurisë së çiltër e fisnike, që ngjason me një burbuqe që, një sy I stërvitur, e shikon se si çel e lulëzon. Në libër fëmijët, në moshën e personazheve, po edhe më të mëdhej, mësojnë dhe edukohen me virtyte e vlera njerëzore, që I kalon shumë ato të trevës,  ku veprojnë personazhet e librit, ndaj marrin vlerë për gjithë fëmijët e Shqipërisë e më gjërë, kudo ndodhen adoleshentë. Në libër, ngjarjet zhvillohen sipas një skeme të njohur në letërsi,  që ka të bëjë me luftën e vazhdueshme midis të mirës e të keqes, po autori ka ndërtuar një strukturë shumë origjinale. Kategori të tilla si e bukura, e shëmtuara, e moralshmja,  e pa moralshmja, e ndershmja,  e pa ndershmja, besnikëria,  tradhëtia e tj.janë jetësuar e tipizuar nëpërmjet skalitjes së portreteve të personazheve.mPeisazhi natyror dhe gjallesat,  brenda tij,  janë përshkruar me një bukuri të rrallë që befason, jo vetëm fëmijët, po edhe të rriturit. Edhe tema të tjera si,  konflikti midis poppullit dhe njerëzve të korruptuar të qeverisë,  lidhja e fshatit me qytetin, në planin social e ekonomik, forca dhe ndikimi I traditës,  etj. janë trajtuar bukur dhe,  gjithmonë,  në harmoni me moshën e personazheve dhe aftësive të tyre për vlerësimin e problemeve të kohës e të mjedisit. Autori është njohës dhe vlerësues mjeshtëror I psikologjisë së femijeve,  botës së tyre shpirtërore dhe interesave të moshës së adoleshencës.Janë,  vërtetë,  të bukura mbresat që lënë individualitetet dhe konkurencat e personazheve, të cilët,  edhe kur krijojnë probleme,  kapërcehen me humor e mençuri, duke mos I lënë hapsirë negatives. Librin e bën të këndshëm edhe dialogu lakonik,  elegant,  tepër I zgjuar e I mençur,  që mbërthen personazhet në një ndërveprim permanent. Një tjetër vlerë e shtuar në krijimtarinë e Nikolla Spatharit është libri “Në këngë është dhe historia”.Ky libër, nga tematika që trajton dhe seriziteti me të cilin është punuar,  shkëlqen si një perlë në gjerdanin e artë të krijimtarisë së Nikollës. Studimet e përmbledhura në këtë libër e veçojnë Nikollën ndër shumë studiues të tjerë profesionistë, që janë marrë me historinë dhe kulturën shkodrane, si etnograf,  historianë, muzikologë, kritikë arti,  etj. Nikolla Spathari, me një punë të gjatë, që e ka shoqëruar gjat jetës, ka finalizuar,  në një libër të vetëm,  pesë studime,  të denja për të qëndruar më vete, ashtu siç janë, të sakta e të plota :- “Kënga qytetare shkodrane”, ”Eposi kreshnikëve”, ”Kënga maje krahit”, ”Eposi I Fishtës” dhe”Humori shkodran”. Në të gjitha këto studime,  autori ka ndjekur,  me vullnet e këmbëngulje, çdo gjurmë të lëndës që trajton. Ndonse këto fusha janë lëvruar edhe nga studiues të tjerë, vendas e të huaj, Nikolla është krejt original. Me keto studime, ai,  ka pasuruar vlerat e qytetarisë shkodrane, krenarinë e banorëve për ruajtjen dhe zhvillimin e Eposit të Kreshnikëve ( Një popull që gjeneron epose, padyshim që është një truall I lavdishëm – shprehet Nikolla ),  çimenton autoktoninë e këngës “Maje krahi” dhe afron te lexuesi,  gjithë atë histori te vlerave muzikore,  që përcjell nga shekulli në shekull kjo lloj kënge. “Eposi I Fishtës”, I trajtuar në mënyrë konçize, bukur e me përgjegjësi të lartë profesionale, të bën që të ndjehesh I lumtur që,  kultura shqiptare,  ka nxjerrë korifej si Fishta, për të cilin Nikolla shprehet:”Fishta – një Homer I Ri I shekullit të njëzetë” Preka në këtë shkrim vetëm disa kontribute të Nikolla Spatharit si shkrimtar e studiues, duke qënë I ndërgjegjshëm se ato janë,  po kaq të mëdha,  edhe si poet, publicist e humorist. Ai është një personalitet dinjitoz në fushën e letrave. E ka filluar këtë rrugë,  që kur ishte 11 vjeç,  kur iu përkushtua dhe mësoi përmendësh, krejt,  “Lahutën e Malësisë” e që nuk eshte ndalur asnjëherë.Brenda kufizimeve të regjimit,  mundi të shkruaj e botojë dhe të bëhet një emër I njohur për lexuesin shqiptar.Edhe tani,  që I ka kaluar 70 vjetët,  vazhon të shkruaj e botojë në të gjitha zhanëret. Drejton me sukses “Klubin e shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit”dhe ndihmon krijuesit e rinj për të ecur përpara në rrugën e vështirë të artit. Për arritjet e tij është vlerësuar e nderuar nga organizma e institucione të rëndësishme.Eshtë anëtar I akademisë së shkencave “Shqiptaro -Amerikane” të NjuJorkut, ”Mirënjohja e qytetit të Durrësit” dhe fitues I shumë dipllomave e çmimeve kombëtare e ndërkombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora