Kulturë
Drita Lushi: Trirema e Poezisë Joniane
E diele, 05.10.2014, 05:05 PM
“Trirema e Poezisë Joniane”
Mbresa të shkruara jo vetëm në letër…!
NGA DRITA LUSHI
E pyta Timo Mërkurin në një bisedë:
“Timo, çfarë është Trirema…”?
“Trirema…” është sfurku (me tri dhëmbë) që mban në dorë perëndia e detit Poseidon. Kur trazon detin me këtë sfurk, krijohen dallgët. Thuhet se selinë e tij e ka patur diku midis Sarandës dhe Korfuzit, në thellesine pesëmijë metra, pra, përballe Sarandës. Aty trazohen dallgët e detit dhe të shpirtit” - mbaron së shprehuri Timo
“… dhe lind poezia Joniane”- vazhdoj unë.
Pikërisht, kjo poezi bëri që të rrugetoj-më gjatë për ta parë, ndjerë dhe dëgjuar…
Udhëtoj-më, dhe një ndrojtje të shoqëron der’ në mbërritje…
Edhe më gojëtari ose oratorja të jesh, kur shkon të takosh për herë të parë njerëz,që u njeh fjalën dhe emrin, ndroja është gjendja më njerzore dhe më e bukur.
Nuk ka më bukur kur në udhën drejt Sarandës, Jonit dhe Miqve ke poetë, si Beatriçe Balliçi një zonjë me sharm dhe një zë i spikatur në poezinë shqipe.
Nisja është e bukur, një kafe, biseda për poezinë derisa në Rrogozhinë, bashkohet me ne dhe poeti,Xhelal Tosku.
Bisedat por edhe batutat na e zvogëlojnë kohën,dhe nuk e ndiejme se si ikin orët.Në ujin e ftohtë Tepelenë ndalim për të drekuar,ndërsa në Sarandë mbërrijmë aty nga mesdita dhe destinacioni ishte “Grand Hotel”, ku Mirësjellja të bie në sy, qysh në krye të herës.
“Saranda i do potetet” – ishin ndër të tjera fjalët e kryetarit të bashkisë, Stefan Cipa në çelje të aktivitetit poetik, e këtë tashmë e kisha të vërtetuar.
Perveç Agim Bajramit poetit nga Durrësi, nuk njihja asnjë në sy,
Ankthi i të panjohurës, i takimit dhe prezantimit të parë ishte prezent në qenien time.
Oret ikin shpejt,dhe ja, i pari që do të takoja ishte Timo. I qeshur ashtu siç e njihja nga komunikimi verbal, dhe ndonjë bisede të domosdoshme telefonike.Një njeri që të ngjallte besim,mirësi dhe respekt sapo këmbeje fjalët e para me të.
E ndihesh e përfshirë sapo sheh ata njerëzit-poetë,takoj Dashin, Alma Begajn, Miradije Maliqin, Agim Maton,Brikenën…
Trirema
Veç
poetëve nga Shqipëria dhe Kosova, kishte edhe poetë nga Greqia,
Intepretimi i poezive ishte mjaft i rëndësishem për mendimin tim, pasi aty njihej një pjese e botes së poetit, e ndjeshmërisë e drejtimit të tij poetik, drejt lirizmit, epikës apo filozofisë.
Mendoj që poezia,ashtu si muzika kuptohet në çdo gjuhë.
Darka vazhdoi me biseda miqësore mes poetëve, prezantime, takime dhe e ndieje veten në një botë sa njerëzore e të thjeshtë, aq edhe poetike.Poetët kosovarë Prend Buzhala, Sejdi Berisha, Anton Gojcaj, poetja Beatriçe Balliçi, Timo Mërkuri ishin disa nga bashkëbiseduesit e mbrëmjes së parë, për t’ia lënë vendin të tjera prezantimeve e njohjeve ditën pasardhëse.
Risia e aktivitetit të këtij viti ishte ndërthurja e poezisë me tabanin popullor, njohja takimi dhe dëgjimi i kënges polifonike labe e për këtë udhëtuam të nesërmen drejt Himarës, ku ndalemi ne Porto Palermo,për të vizituar kalanë e Ali Pashait, të cilin ai e ndërtoi për 24 orë për Vasiliqinë.
Ne udhtimin drejt Himarës përfshihemi në biseda edhe me bashkëshorten e Timos, Ninën e bukur,e cila pyet me shaka se përse poezitë e të shoqit kishin aq dhimbje btrenda.
Pas
shpjegimit që Beatricja i jep asaj, Timoja me humorin që e karakterizon thotë:
“Nina ishte në merak për dhimbjen e poezive të mia, dhe vinte çdo nate tek koka
të më ngushëllonte;
Qeshim të gjithë dhe marrim udhën drejt historise dhe kalasë së lashtë.
Aty, vijojmë në biseda dhe foto spontane, e buzëgazi dhe batutat nuk heshtin as kur dikush na kujton qe duhet të kthehemi, se kemi edhe të tjera vizita.
Lëmë Porto Palermon dhe kalanë e Aliut, per të vizituar një tjetër kala atë Himarës.
Atje na pret nënkryetari i Bashkisë së Himarës me shumë përzemërsi dhe nisim ngjitjen përsëri.
Ciceroni shpjegon me zell, e ne futemi natyrshëm në rrëfimin e tij, shohin e shëtisim atë qytet të vjetër e padashur mendja e imagjinata udhëtojnë së bashku larg dhe afër…Përsëri biseda, të shkurtra, batuta me Almën aq çapkëne dhe vajzërore, Pandeli Koçin nga Tirana,Sami Hajrën nga Kosova, Sadik Bejkon nga Tirana.
Koncerti i grupit polifonik ishe supriza dhe kënaqësia më madhe e asaj dite.Kisha lexuar studimet dhe librin e Mërkurit për polifoninë, madje kisha bërë dhe një shkrim para një viti mbi këtë libër por të shihje, të dëgjoje e të përpiqeshe të këndoje me ata, ishte një gjë që s’më kishte rastisur kurrë më parë.Një organizim i bukur i bashkise Himarë bëri që ne poetët e ftuar në këtë aktivitet të bëheshim pjesë e traditës, tabanit popullor, sepse nuk ka si të shkruash nëse nuk njeh këngën, vargun popullor, nëse nuk njeh folkun.
Katina Beleri këngëtarja e grupit të Himarës me ato syte blu (nuk ka si të ishin ndryshe, me detin aq pranë), të bën për vete me intereptimin e këngëve. Asaj i këndonte shpirti, me një zë kumbues të sigurtë dhe me nje timbrim të bukur, të bënte ta dashuroje atë zë, dhe ta adhuroje ison.Ajo ishte tepër energjike, e qeshur dhe e mirësjellë me të gjithë ne.Çaste të paharruara, foto, biseda, këngë bashkë me grupin në drekën qe u shtrua…
E të gjitha këto vizita, në objektet e trashëgimisë,pejsazhet, kënga isopolifonike… të gjitha i shërbyen aq bukur POEZISË, për të cilin ishim mbledhur.Një ndërthurje e bukur e mirëmenduar nga Klubi i krijuesve Jonianë dhe organizatorët e tij, Agimi dhe Timo.
Nuk kuptonim si fluturojne orët, por ne duhet të ktheheshim në Sarandë, për të vazhduar me natën e dytë të poezisë ku u prezantuan poetët sarandiotë.
Nata
Pasi dëgjuam dhe poezitë e tyre, vijuam në biseda dhe darkën e lamtumirës e cila nuk donim që të mbaronte aq shpejt.
Bisedat pas darke me Beatriçen, Nehat Sopin,shkrimtarin Riza Braholli dhe profesorin Sadik Bejko … e më vonë mëngjesi,ku çuditërisht gjenim energji të buzëqeshnim,ndonse të lodhur nga ato ditë intensive.
Një shëtitje në sy të Jonit mëngjesin e të djelës, si për t’i marrë pak blu e për ti lënë diçka në fshehtësi(ndoshta një poezi) që të kemi një shkak për rikthim,ndonjë foto me miqtë nga Kosova poetet Sabit Rrustemin e Nexhat Rexhën dhe momenti që sejcli të merrte rrugën e tij duke i thënë ‘’Mirupafshim’’ Sarandës që na priti miqësisht.
Ndërsa lë pas shpine Sarandën,s’mund të lësh pa kujtuar,ngjarje,gjendje,emocione, sy dhe copra bisedash të cilat,vërtiten në memorje e kujtesë dhe të duhen ditë të suportosh përditshmërinë,përballë atij aktiviteti aq të bukur që Saranda ta ofron bujarisht, e më shumë se Ajo Njerzit e saj, Krijuesit e saj.
Nuk është e thënë të kesh, por të dish…
Nuk është e thënë të thuash, jam i sjellshëm, nëse nuk e jep atë… mirësjelljen pa fjalë…
Nuk është e nevojshme të thuash “E dua artin, poezinë”,por të bësh diçka nëse ke mundësi…
Nuk vlejnë gjestet, sesa gjërat që bëhen dhe ndodhin në heshtje. Ku më bukur se ndër njerzit që i lidh fjala mund të ndodhe kjo?
Ku më e dukshme se në Sarandë ështe kjo?
Ikën nga Saranda me një valixhe dyfish më të rëndë, nga librat e dhuruar, nga kujtimet, dhe mbresat e atyre ditëve të manifetimit: “Trirema e Poezisë Joniane”.