E enjte, 03.10.2024, 09:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Halil Haxhosaj: Bota magjike e ëndrrave

E merkure, 08.10.2014, 07:44 PM


BOTA MAGJIKE E ËNDRRAVE SHQIPTARE

Nga Halil Haxhosaj

Kam përballë antologjinë e dhjetë poeteshave të talentuara shqiptare, ëndërrimtare dhe dashamire të poezisë. Autor, Luan Maloku, editor Bilall Maliqi, parathënia, ballina, redaktura dhe faqosja profesionale: Baki Ymeri. Një album poetik vlerash adekuate që na ofron një tabllo të gjerë të një evolucionit lirik gjatë viteve. Autorët e përzgjedhur janë të moshave të ndryshme, nga të gjitha trojet tona etnike, të denja dhe të pjekura në fushën magjike të ëndrrave shqiptare për afirmim dhe admirim.

Poezia e tyre na duket si një shpërngulje e ëmbël në botën e ëndrrave, me tinguj që përbëjnë një faktor vuajtjesh, përjetimesh e shpresash si një konditë esenciale e lindjes së poezisë. Besnikëria ndaj aktit poetik i ndan nga ligjet klasike të universit, sepse ato posedojnë një bagazh të veçantë inspirimesh që përbëjnë një ylber të bukur të letërisisë shqipe të ditëve tona. Emrat e tyre në antologji dalin sipas kriteriumeve alfabetike. Suksesi don të thotë talent, magji, punë dhe optimizëm. Autori i antologjisë inkorporohet në spektrin e dijetarëve që i besojnë Zotit, në kohën kur diletantët i bëjnë rrush e kumbulla paratë për dallavere politike, komerciale apo antipoetike.

I denjë për analizën e fjalëve të lindura për vlera artistike, Luan Maloku na i jep mendimet e poeteshave tona për zbukurimin dhe pasurimin e panteonit tonë letrar. Nuk mungojnë në këtë aspekt preokupimet a autorëve për sensibilizimin e ndjenjës patriotike, sociale dhe meditative. Përzgjedhja e poezive nxjerr në pah një segment të veçantë të ndjeshmërisë shqiptare për të vajtur nga drita në dritë. Figura qëndrore e antologjisë është Flora Brovina e adhurimeve tona permannet, pas së cilës vijnë do emra të shquar nga Gjakova ime dhe totaliteti i botës shqiptare, që nga Kalabria e deri në brigjet shqiptare të Medvegjës dhe Amerikës.

Deshifrimi i mendimeve të tyre realizohet nëpërmjet tensionit të kohës, mendimeve dhe ndjenjave. Në vargjet e autorëve të përzgjedhur për antologji, defilojnë ëndrrat, shpresat dhe iluzionet. Këtë e thekson edhe autori i parathënies, kurse neve nuk na mbetet tketër veçse të theksojmë se poeteshat shqiptare përbëjnë një botë të veçantë mendimesh dhe subjektesh për deshifrimin e sensibilitetit tonë që krijon një instrument për socializim me komunikimin që realizohet nëpërmjet emocioneve. Mesazhet, porositë dhe imagjinata ndërlidhen me subjektin e seleksionuart për performanca dhe motorin e një makine që krijon relacione ndërmjet njerëzve që e adhurojnë gjuhën shqipe si një dhunti të Perëndisë.

BOX

Luan Maloku u lind më 1954 në fshatin Miratoc, komuna e Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Preshevë e në Kamenicë. Studimet i vazhdoi në Universitetin e Tetovës, drejtimi Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Me shkrime u mor që nga fëmijëria. Shkrimet e tij janë botuar në revista të Kosovës dhe të diasporës. Është i prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë të Hasan Hasanit (2003) dhe në Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” të shkrimtarit Hysen Këqiku (2004). Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, Preshevë; Anëtar i “Atunis Lugina” me seli në Preshevë. Luan Maloku jeton dhe vepron në Zvicër. Veprat: “Mllef i gjakosur” (poezi për të rritur, Iliriku, Prishtinë; ”Mbi një zemër bie borë” (poezi për të rritur, Iliriku, Prishtinë,; ”Mërzi të trazuara” (poezi për të rritur, Feniks, Preshevë, ; “Çelësi i shpirtit” (poezi për të rritur, Feniks, Preshevë,; “Stinët e mallit“ (poezi për të rritur, Feniks, Preshevë,; “Dritë në humbëtirë” (poezi për të rritur, Feniks, Preshevë,; “Muza ime“ (Antologji poetike, Feniks, Vëllimi shqip-rumanisht “Në flakën e heshtjes / În flac?ra t?cerii”, Feniks, ”Kujtime të trazuara” (Antologji poetike), Feniks, Preshevë; “Bubullima e Bukureshtit në 65 vjetorin e lindjes”, Feniks; “Në pasqyrën e kujtesës” (poezi), Feniks, Preshevë; Monografia “Kosova e Bubullimës së Bukureshtit“ është libri i dymbëdhjetë i autorit. Autori është prezent edhe në antologjitë poetike “Pasqyra e shpirtit”, “Jam pjesë e qiellit tënd”, “Drita e shpirtit tim”. Antologjia e krijueseve femra me titull ”Bota e ëndrrave magjike ” është libri i trembëdhjetë i autorit.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora