Kulturë
Luan Kalana: Epitafe të Dritëroit për Devollin
E merkure, 08.10.2014, 06:52 PM
Cikli me vjersha miqesore
EPITAFE TE DRITEROIT
nga amanetet imagjinare te Ditero Agollit...…pas vitesh...
(vjersha e 7)..
...-SADIE AGOLLIT,Gruas time , inteligjente e burneshe shkodrane,
" Kudo që jam në Shqipëri edhe sot unë dëgjoj goditjen e tokës të devollit më ndjek gjithnjë,më ndjek fërferima e fletve,më ndjek cicërima e zoqve,më ndjekin pikat e shiut që bjenë pik..pik.. në strehë,më ndjek gurgullima e lumit të Devollit, më ndjekin këngët nëpër dasma vallet,më ndjekin të gjitha këto ....” ( marre nga intervista me Dritero Agollin )
Për Sadijen,kam ca llafe me vlera,
i kam shkruar në një copkë letër,
janë sekrete bashkëshortore jete,
mbeshtjellë me shamiçkën e nënës,
si hajmali në një sepetkë të vjetër.
Kur të shkosh në Shkodrën loce,
atje ku ke thurur ëndërat fëminore,
në themelet e Kështjellës se Rozafës,
nën një gur të legjendës gjej shkronjtoren.
Fëmijëve,nipërve e mbesave tanë,
i thuaj që janë nga nje anë,
nga kanë Nënën e Babanë,
Devoll e Shkodër një gjak janë,
mos mburen me të Atnë,
ashtu si ka thënë At Mjeda,
"gegë e toskë një asht Shqipnia",
atë kemi vatanë.
Vjershat e letrat e fletorkave,
mbildhi nga blloçkat ku janë,
bëji një libër,"Kujtimet e Gruas",
mos thur hymne per mua,
shpirti im tëre jetën për ty u drithërua,
paçka se shkruaja dashuriçka për një grua.
Amanet po ta le, të vesh emrin Sadije,
je një grua e nderuar,ish gazetare e talentuar,
pa ty jeta ime s'kish të shkruar,
mbesat të ngjasin Ty,Princeshë Shqipërie.
(marre me shkurtime..)
L.K.
...I pavdekshmi Dritero,sipas amanetit tuaj,të kemi lënë një penxherkë te vogël [dritare ]për të përcjellë amanetet edhe bejtet tona që i shndëruam në këngë popullore,ato iso të Devolli,që ti i ke aq shumë për zemër,zërin e trevës të begate të Devollit do ta dëgjosh , devolliçen me këngët e bilbilave...
(fund i ciklit -vjersha,EPITAFE te DRITEROIT per Devollin,...amanetet imagjinare te Dritero Agollit,...pas vitesh)
Luan Kalana, SHBA
ish mësues i Gjuhës shqipe