Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: Një histori pilurjote…
E hene, 13.10.2014, 07:54 PM
Një histori pilurjote…
Nga Timo Mërkuri
Askush në fshat nuk e mori vesh si erdhi e nga erdhi ai njeri.
Se fshati ynë është një fshat malor, ku dimri përton të ikij dhe pranvera mezi vjen, për të ikur përsëri me vrap, e ndjekur nga dimri. Dy stinë njeh fshati ynë, pranverën, nja dy-tri muaj dhe kusuri është dimër. Ndajë, nëpër shekuj e mote skishte fare të ardhur në fshat. Vizitorë kishte me shumicë, sidomos në kohën e vjeljes së rrushit, por dhe këta vizitorë qenë nipër e stërnipër, mbesa e stërmbesa të fshatarëve të shpërngulur nëpër mote.
Prandajë u habitën fshatarët me këtë jabanxhi të porsa ardhur.
Fshatarëve u erdhi keq për të, si një njeri pa jatak e katandi, ndajë i dhanë dorën. Por ata u bënë kureshtar me të, kur ai u prezantua si një njeri i ditur, që kishte shkruar mbi 15 libra (por nga hallet që e kishin zënë kish botuar vetëm tri), që kish shkruar mbi 875 shkrime e faqe nëpër gazetat e dynjasë, e që kish marë për to gjithëato dekorata e lëvdime, mbi të cilat shquhej ajo e kryepleqësisë të fshatit Shelegar, e stolisur anash me varak të bardhë e me një patok të zografisur në mes të saj.
Ai vazhdoi të flaës për veten e tij dhe nga të folurit e shumtë fshatarët filluan të dyshonin se ky delenxhi, do ishtë ndonjë zullumqar, i ndjekur nga fshati i tij për ndonjë zullum.
E dëgjuan
me vëmëndje kur nisi të thoshte se
ai…medemek….
Por për këtë nuk u trëmbën shumë fshatarët sepse, dihet që Piluri është fshat në majë të malit dhe që të mbrinte deri aty përmbytja, do ishin mbytur e shuar gjithë dynjaja. E po ndërkohë, ata, fshatarët pra, o do hipnin në nmajë të gorricave, o do ndërtonin varka e do lundronin nëpër këtë det përmbytësh dijesh.
Por
një zgjidhje i duhej dhënë të
porsaardhurit, o ta ndiqnin nga
Dihet botërisht që, pilurjotët mund të ulen në klub e të lozin letra tërë ditën, me apo pa para, të ulen në për ziafete e të mbarojnë së ngrëni një kope të tërë, e së piri gjithë vreshtin. Por për të shkruar ama, vuru pushkën në lulke të ballit e një kartë nuk e shkruanin...
Për shumë gjëra mblidhej fshati, por për të shkruar, asnjë sdonte të shkruante. E kam llafin, të shkruante për llogari të fshatit, se për llogarinë e tij çdo pilurjot shkruante si ja donte mideja dhe mbushte rafte në shtëpi me fletore këngësh e bëmash.
Kështu ndodhi që fshati vendosi ti japë një …titull … kryetar… këtij jabaxhiu, që akoma s’ja dinte as emrin.
Dhe ai nuk përtoi ta bëntë punën. Shkruante fletëthirjet për në mbledhje, procesverbalet e mbledhjeve, pajtimet e gjaqeve, darovat, ftesat për në dasma e fejesa Djemve të rinj u shkruante letra dashurie për vajzat dhe vajzave u shkruante për djemtë, përgjigjet për letrat e tyre. Në fakt, asnjë nuk e dinte, që të tëra letrat e defterët i shkruante në dy kopje, një nga të cilat e mbante për vehte. Dhe , ashtu si shkarazi, u përmëndtte citate nga letrat, sidomos vajzave dhe djemve të rinj, që skuqeshin nga ndrojtja.
Sdihej si do kishte vajtur puna, sikur sebepi I një sheri të mos vinte po nga Simua.
Simua
bëri një festë familjare, por nuk e ftoi jabaxhiun. A s’deshi a haroi nuk u
muar vesh.
-Dëgjomë
këtu, o i tërëditur, alegro dhe élan! Unë jam kryetari i mbajtjes së
defterëve të fshatit. Domethënë, më i pari i fshatit. Kësisoj dhe në shtëpinë
tënde më takonte vendi i nderit në atë drekë!
Simua hapi sytë se spo u besonte veshëve. Ky spurdhjak i bërtitka kështu !
Prifti, që e nuhati kthesën që do mirte puna, i doli përpëra Simos, që u ngre vrik në këmbë.
-Dale prift, dale….i tha Simua i zënë ngushte nga ndërhyrja e tij. Ulu pak, ulu. Dhe pasi u ulën përsëri prifti dhe të tjerët, ju drejtua jabaxhiut…
-Dëgjo këtu ti, i vetëmtiiditur, po dëgjomë mirë e po s’më kuptove, pyet të tjerët, se nuk do flas dy herë. Të vumë kryetar të mbajtjes së defterëve, për gomarodhula e jo për mënd. E di ti çdo të thotë “gomarodhula”? Do të thotë …punë gomari. Pra të kemi vënë aty si…gomar, e jo si kumandar. Dhe si gomar që të vumë, duhet të dish se : gomarin e marin në dasëm për tu prurë ujë dhe jo për ta bërë dhëndër apo për ta vënë dollibash. More vesh, more …gomar. Tani, pirdhu nga fshati ynë, se do ta ndreqim vënçe samarin…
Dhe duke ju drejtuar priftit, vazhdoi….Hajde tani uratë, hidhe zarin e luaj dominonë.