E enjte, 03.10.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Zgjohu shpirt dhe ndize zjarrin

E marte, 21.10.2014, 07:33 PM


KALOSH ÇELIKU

ZGJOHU SHPIRT DHE

NDIZE ZJARRIN

(DRINI BARDHË DHE I ZI

E QEPË ATDHEUN)

 

Imzot, më vrisni mes dy shtambave me verë

Guxim, më japin për Liri, në prehërin e Mikes.

Gji kreshnikësh mes maleve. Fuqi për luftë

Përmes Bit-Pazarit në brez me poezi erotike.

Jo, si dikur Isë Boletini në Londër me dy kobure

Plumbat, e të cilit ishin  dum- dum. Patriotik.

Arma ime, është: Pena në brez me dy tyta

Rrapin ta marr nën sjetulla, e të dalim malit!

 

Luftë në Bit-Pazar nuk bëhet me gota çai rusi

E, as me trutë dhe këmbët nateditë në legen.

Vera, kur rrjedhë lumë në Baba-Tomor.  Drini

Lumbardhë e i Zi, arnë mbi arnë qep Atdheun.

 

Imzot, e pi gjakun e Isu Krishtit (Azreti Isait)?!

Lotët e Shën Mërisë Virgjër (Azreti Fatimes).

Punemadhe, që pash më pash do t’i bie Ferrit…

 

(LIQENI)

 

Burrë i keq ti, i një Gruaje besnike

Që me një varg e kape Hënën.

Peshkun e artë nxorre në breg

Dallgës Madhe ia zgjove këngën.

 

Verë e dimër e përkund barkën

Peshkatarin me dy shtambaverë.

Djepin mbi dallgë në Lin. Poradeci

E përkund në Shën Naum. Diellin.

 

Ditën, natën Qiellin e tjerr tirqi të zi

Xhamadan me dymbëdhjetë gajtana…

 

(VETËVETJA)

 

E marr nën sjetull, e hudh në Dri të Zi

Matanë Urës delë në breg Qyqja.

Bit-Pazarin ditën shkelë më këmbë

Skënderbeu natën nuk ia jep kalin.

 

Shpatën nuk e do armë. E ka lapsin

Rrapi nën hije. Vera rrjedh lumë.

Shtambat e Mikes i theu Dexhalli.

Skënderbeu i zbriti kalit në Çarshi

Shpatën namëmadhe vari në degë.

 

Mikja shkundi mollët mbi tavolinë

“Patriotëve” nën hije ua theu kokën…

 

(ASGJËJA)

 

Asgjëja hap derën e Shtëpisë

Dhe, më ulet si mike në sofër.

Babai do ta priste me bukë e kripë

E unë me një libër-poezi pas porte.

 

Kokë më kokë do hamë bukë

Konak nuk kam për mysafiren.

 

Pasmesnate, e përcjell deri te dera

Qeni im e ndjek jerm mbas Çuke…

 

(ZGJOHU SHPIRT DHE

NDIZE ZJARRIN)

 

Zgjohu Shpirt! Dhe, ndize zjarrin

Derën mbylle me shul! Dritaret!

Oxhaku nuk ka derë mbi Çati

Qiellin e ka Shtëpi. Diellin fener

Kashtën e Kumtrit djeg në vatër.

 

Zgjohu Shpirt, ma shtro shtratin

Gjergj Elez Alisë jepi gji. Fuqi.

 

Plagën e dhjetë ia shëron varri…



(Vota: 42 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora