E enjte, 12.12.2024, 11:02 PM (GMT)

Kulturë

Pranvera Gjoni: Erë e re

E hene, 03.11.2014, 06:45 PM


ERË E RE

NGA PRANVERA GJONI, Belgjikë

“Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zonjën Fatmira Breçani me motivacionin:“Për punë të shquar dhe vlera të veçanta artistike të shfaqura si interpretuese e këngës popullore, e mirënjohur në të gjitha trevat shqiptare, përcjellëse e traditës dhe vlerave kombëtare”; zotin Azgan Haklaj me motivacionin: “Për veprimtarinë e tij të shquar si artist, letrar e drejtues në paraqitjen dhe organizimin e vlerave të artit dhe të kulturës së mbarë kombit shqiptar” si dhe zotin Hamit Aliaj me motivacionin: “Një nga figurat e spikatura të krijimit poetik në letërsinë shqiptare, lëvrues me përmasa evropiane i motiveve të fuqishme shpirtërore dhe dinjitetit njerëzor”.”

- Duke u nisur nga ky lajm tejet sensacional, si bashkëqytetare, si krijuese, si një femër-njeri e dashuruar marrëzisht pas artit, së bukurës dhe humanitetit në të gjithë vertikalitetin që shprehin, që përcaktojnë në thelb dhe mbartin brenda vetes, u lumturova.

Po, po, e them me zë të lartë që qava nga gëzimi i përligjur i këtij nderi që kreu i shtetit shqiptarë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Nishani akordoi çmimin e nderit, “MJESHTËR I MADH” të plotëmerituar për këtë TRINOM-vlerash të qytetit verior të Tropojës.

- E shurdhuar deri në dëshpërim dekadave të fundit,( i ndjek në mënyrë rigoroze gjithë zhvillimet, edhe pse jetoj jashtë trojeve shqiptare) nga përcjellja e kronikave të zeza për këtë zonë dhe jetën agresive, të dhunshme të njerëzve mes njeri-tjetrit, e cila na bëri të njohur ( edhe pse për keq) që ekzistoka dhe një qytet i harruar brënda Shqipërie.

-U kujtuan fatlumsisht këtë tetor se ky popull qëndrestarë, mikëpritës, artëdashës, atdhetarë, i bukur, i kësaj zone paska dhe artistë, paska dhe anën tjetër të medaljes që shkëlqen. Që percipiton thesare që ndrisin jo vetëm këtë zonë hyjnore, por kompasi i magjisë tyre, përfshinë një gamë të papërcaktuar, të panjëhsuar.

- Ka magjinë e penës Homeriane zotin Hamit Aliaj.

I cili ka derdhur shpirtin e tij epik, lirik, reflektues, kritikues, në zemrën e krijesave të veta, me të gjitha ngjyat e mundshme origjinale, të pangatërrueshme me një tjetër. Të përkëdhelura me diamantin bruto të thellësisë poetike. Gjë e cila i jep meritën dhe vlerësimin të paekuivueshëm.

- Zonjën dhe bilbilin e këngës popullore Fatmira Breçani, e cila ka thyer gjithë kufinjt me zërin dhe interpretimin briland të sajë.

- Zotin Azgan Haklaj, i cili me një përkushtim të admiruar, bashkoj shpirtrat e artistëve dhe artdashësve, cep më cep ku flitet shqip. “Rrënoi” çdo barrierë financiare, burokratike edhe më...për të përcjell vlera njerëzore, artistike dhe bashkim kombëtare.

- U thye një mur (me shumë vonesë) për elitën e harruar tropojane.

Brezash kanë sjellë në letërsi, artin viziv dhe atij të shkruar, në sport, muzikë, kostumografi, studime shkencore, vlera të qënësishme.

Por, të mbetura fatkeqësisht të izoluara brenda “istikamit” krahinor.

E dhimbshme kjo dukuri deri diku “ fondamentaliste” për shumë faktorë:

- për shpirtin vital evoluiv të identitetit individual.

- Për shtrirjen e vlerave dhe publikimin e tyre në çdo skaj të vendit tonë.

- Për indiferentizmin burokrativ, mentalitetin ural, apo dhe paragjykime të mefshta, që për hir të vërtetës, nuk është dhe aq e vështirë të çkodohen, kur vlerat njerëzore, historike të këtij rodi me freski alpesh, kanë vazhdimësinë, frymëmarrjen e rrënjëve, të traditës së Eposit të Kreshnikëve. Që ka nxjerr ky dhé, dhe janë kaq transparente dhe të frytshme në të gjitha fushat e jetës.

- Për mbylljen në një qark të ngushtë rrethore, për dekada me rradhë, duke vrarë nga pak shpirtin disadimensional, të personaliteteve të fushave të ndryshme...

- E përjetoj në çdo damarë këtë ngjarje historike ( unë dhe besoj çdo tropojanë), si ogurbardhë për të ardhmen. Duke na shtuar besimin dhe rritur shpresën, që çdo përkushtim që sjell vlera duhet të vlerësohet, pa marrë parasysh vendbanimin, idetë, fenë...

Gjithashtu, duke përcjellur mesazhin gjithë kombëtarë: koha e çmontimit të miteve oborrtare, lëpirësve, jargavitësve, rushfeteve ndaj drejtuesve ekzekutiv të antivlerave...PO TROKET.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora