KTHIMI I ISËS NE SHTËPI
Nga Gëzim Llojdia
1.
Nëse do
të kishit mundësi të vizitonit kullën e Isës,pra të heroit Isa Boletinit do të shtangeshit nga befasia.Pra nëse keni
mundësi të vizitonit kullën e Herot të Popullit”, luftëtari i Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit, udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të vitit 1911, mbrojtës i
trojeve shqiptare në Luftën Ballkanike kundër serbëve, pjesmarrësit Kuvendin e
Vlorës. Ardhja e Isës në Vlorë me 400 kalorës u prit me entuziazmë. Duke u vënë
në mbështetje të Ismail Qemalit dhe të Qeverisë së Pavarësisë, tregoi botës
mbarë se Vlora ishte themeli i Shqipërisë që po rilindte shkruan një gazetë
shqiptare.
2.
Kulla me
gur, me dy kate, me tjegulla të kuqe me
oxhak. Është vend pelegrinazhi për të gjithë bijtë e racës shqiptare. Kjo është
kulla por mund të quhet edhe mauzoleumi i Boletinajve. S. Hasani mësuesja prej Mitrovice shkoi deri tek kulla
e Isës dhe më dërgoi këto fotografi. Aty dot gjeni eshtrat e Isës dhe
Boletinajve të tjerë,brenda në kullë në qese. Eshtrat e patriotëve rrinë dhe
presin kohën. Eshtrat e atdhetarit dhe heroit Isa Boletini ende të
pavarrosura.Këtu janë trupat e Ises.. dhe Boletinajve të tjerë akoma te pa
varrosur.. që mbahen në qese...shkruan mësuesja S.Hasani.Sipas burimeve nga
shteti i Kosovës eshtrat janë identifikuar dhe do të varrosen në ditën e shënuar të 28nëntorit 2014.
3.
Vlora dhe
Isa Boletini
Shtatorja
e Isa Boletinit, vendosur në sheshin "Pavarësia" të qytetit të
Vlorës, vepër e skulptorit Bujar Elmazi. E lartë 3 metra, vendosur në një
piedestal një metër, gjendet në Skelë .
4.
Gani D.
Ratkoceri,librin 100 vjet pavarësi te cilin e përuruam në Vlorë në një shkrim
te 6 shkurt 1999 sjell të dhëna
dokumentare rreth figurës së Isës.Kontributi i Isa Boletinit ne Kryengritjen e
Përgjithshme shqiptare te vitit 1912:Udhëheqësi kryesor i kryengritjes ne
fjale, atdhetari i madh Hasan Prishtina, ne radhe te pare u takua me heroin Isa
Boletini. Ai u konsultua me të, se a do mund te organizonin një kryengritje të
përgjithshme në vilajetin e Kosovës ? Isai, jo vetëm iu përgjigj pozitivisht se
do të merrte pjesë në kryengritje, por do te kontribuonte për organizimin e saj
dhe ashtu veproi. Brenda një kohe të shkurtër Isa Boletini e përgatiti
organizimin e kryengritjes në Kosovën
veriore dhe në rrethin e Pejës që ka qenë baza e tij. Në krye të një delegacioni të madh ai mori pjesë në
Kuvendin e Junikut në maj të atij viti, ku përfaqësoheshin 250 delegate nga
Kosova dhe një pjesë e vilajetit te Shkodres të udhëhequr nga Hasan Prishtina.
Unanimisht
u vendos t'i shpallej lufte perandorisë osmane për të fituar të drejtat
kombëtare. Aty u hartuan edhe kërkesat qe do t'i paraqiteshin qeverise osmane:
Të
përcaktohen kufijtë e Shqipërisë
Në Shqipëri te ngrihet flamuri shqiptar
3.Të
emërohet një guvernator i përgjithshëm por që të jetë shqiptar
4.
Nënpunësit e huaj te hiqen e të zëvendësohen me shqiptare.
5. Gjuha
shqipe të jetë gjuhe zyrtare.
Këto
kërkesa menjëherë u botuan ne shtypin shqiptar dhe të huaj.
Heroi Isa
Boletini, sa mbaroi Kuvendi u nis menjëherë për Mitrovice dhe
lëshoi kushtrimin e kryengritjes. Me mijëra luftëtare rrëmbyen armët. Ai si
rrufe e çliroi Novi Pazarin ( Tregun e Ri ), e çarmatosi garnizonin osman, i
armatosi kryengritësit dhe menjëherë u nis për Mitrovice të cilën e rrethoi.
Komandanti i garnizonit osman, ndonëse ishte forcuar shume, sa mori vesh se
garnizoni i Tregut te" Ri ishte dorëzuar dhe vete ai ishte i rrethuar,
ngriti flamurin e bardhe.
Isa
Boletini, pasi çliroi Llapin e Gollakun, ne krye te 15 mije kryengritësve iu
afrua Prishtinës. Ajo u rrethua nga te gjitha anet prej forcave te Rrafshit te
Dukagjinit qe kryesoheshin nga Hasan Prishtina e Bajram Curri, dhe nga
juglindja nga forcat e Idriz Seferit.
Në këto
kushte, komandanti i përgjithshëm Fadil Pasha u detyrua pa lufte ta shpalli
kapitullimin. Kështu me 12 korrik u çlirua Prishtina. Populli i priti me një
gëzim të papershkruar kryengritësit. Qeveria e Turqve te rinj ra dhe qeveria e
re telegrafoi se ishte gati te hynte ne bisedime me shqiptaret lidhur me
kërkesat e tyre. Patrioti Hasan Prishtina dërgoi telegram menjëherë në
Shqipërinë e veriut, te Mesmen e te jugut qe te nisnin delegatet e tyre ne «
Kosove » për te biseduar me delegacionin qeveritar osman qe te ishin te
pranishme te gjitha krahinat me kërkesa të
përbashkëta. Delegacioni osman nuk i mori parasysh kërkesat e
shqiptareve. Kryengritësit marshuan drejt Shkupit dhe e çliruan atë me 14
gusht. Çlirimi i Shkupit bëri që Evropës se shurdhët t'i hapen veshët. Ajo
dërgoi urgjent gazetare dhe konsuj t'i aktivizonte ne lidhje me kërkesat e
shqiptareve. Shtetet ballkanike, Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi u tronditen ne themel se mos
Turqia do te ua njihte shqiptareve autonominë. Ata shpejtuan përgatitjet për
të filluar luftën gjoja kundër Turqisë
së sfilitur nga kryengritja e shqiptareve e që kishte mbetur vetme si hije ne
Rumeli. Qëllimi ishte siç pohon kryeministri i Serbise, Nikolla Pashiq ishte:«
Kërkesa e shqiptareve për autonomi e bënte të
pashmangshëm luftën me Turqinë », pra copëtimin e Shqipnise. Këtë na e
dokumenton me se miri Miss Durham : « Shqiptaret e Kosovës ngritën përsëri
krye. Këtë here hynë ne Shkup dhe sipas dëshmitarëve te konsujve te huaj u
sollën ne mënyrë shembullore. Kur panë turqit se shqiptaret do të marshonin
drejt Manastirit, kërkuan armëpushim dhe pranuan t'i njohin si province autonome
vilajetet e Janinës, Kosovës, Shkodres dhe një pjese te vilajetit te Manastirit
"Nga triumfi i shqiptareve, shtetet e tjera ballkanike e ndiejnë veten të
elektrizuar, sepse secili prej tyre ne mendjen e tije kishte prerë me thike
vete një ngastër te Shqipërisë. Të gjitha këto shtete qene bashkuar në një
pikë. Shqipëria duhet të copëtohet".
Pra ai
ishte synimi i shteteve ballkanike fqinje. Këtë synim kanë edhe sot. Ata
përfituan atëherë se ishim të përçare ne
mes veti. Po kështu me sa duket jemi edhe sot.
Njeri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Qeveria osmane u detyrua të njohe
kërkesat e udhëheqjes se kryengritjes te cilat e çonin Shqipërinë drejt
autonomisë politike në katër vilajetet shqiptare. Këta udhëheqës, para se të
largoheshin nga Shkupi i bënë një ultimatum qeverise osmane: « Neve do te ikim
nga Shkupi, duke i zënë bese fjalës se qeverise. Do te presim deri më 5
shtator. Po të mos mbani premtimet atëherë
neve, sado që nuk lamë as ndonjë të besuar nga ana jone do te urdhërojmë
përsëri. Nuk do te kërkojmë autonomi por do te ndahemi nga sundimi i
perandorisë osmane".Këtë ultimatum e nënshkruan: Isa Boletini, Idriz
Seferi, Bajram Curri, Islam Spahia, Musa e Jahja Prizreni. Kërkesat e miratuara
filluan menjëherë të zbatohen në të katër vilajetet. U organizuan mitingje ku
flisnin patriotet për rendësin e kërkesave që do të çonin vendin drejt
pavarësisë."Oratoret - shkruante ne kujtimet e tij"- K. Grameno,
-mbajtën fjalime, me anën e te cilëve shpjegonin përmbajtjen e 14 pikave dhe
thonin, se këto të drejta do t'i japin popullit shqiptar te gjitha mundësitë
për të shkuar drejt progresit dhe ne ngritjen e një shteti
shqiptar".Veprimtaria atdhetare e "Heroit te Popullit" Isa
Boletini dhe luftërat e tij te pandërprera gjate 35-vjetëve për liri e pavarësi
te kombit tone kundër pushtueseve osmane, sidomos roli i tij si udhëheqës dhe
organizator ne dy kryengritjet e mëdha 1910-1912, taktikat dhe strategjitë e
jashtëzakonshme që diti t'i zbatojë e që do t'ia kishin zili edhe gjeneralët me
akademi ushtarake më të zot të Evropës, bënë që shtypi evropian dhe amerikan ta
krahasojnë me figurat me të shquara të popujve, të tyre. Një gazetar i kohës
shkruante për heroin: "Titan do ta quaja, gjeneralin e madh te
Kosovës". Gazetat angleze e krahasojnë "Isa Boletinin me Robin Hudin,
ato gjermane me Geo Berlingenin, zviceranet me Vilhelm Telin, ato italiane e
quajtën Garibaldi i Ballkanit, Fan Noli e krahason me Xhorxh Ëashingtonin etj
.Pikërisht në atë kohë shqiptaret kishin
filluar kudo t'i zbatonin kërkesat ne fjale dhe te organizoheshin me mirë për
një kryengritje të përgjithshme në të
katër vilajetet për të fituar pavarësinë. Shtetet shoviniste ballkanike sulmuan
në të gjitha anët si bisha te plagosura të katër vilajetet shqiptare për t'i
copëtuar ne mes tyre. Heroi Isa Boletini se bashku me forcat e tij ishte nga te
paret qe zuri gryken e Mitrovicës për të mbrojtur atdheun nga armatat serbe të
cilat e sulmuan Kosovën në të gjitha drejtimet, te armatosura me armët me
moderne të kohës. Pas një qëndrese heroike u detyrua te tërhiqet dhe të nisej në krye të 300
kalorësve drejt Durrësit. Atdhetari i shquar Ismail Qemali kishte dërguar
telegrame ne Kosove që të niseshin delegate për të marrur pjesë në një kuvend qe do të mbahej në Durrës ose në
Vlorë e do të vendoste për fatin e kombit."Heroi i Popullit" Isa
Boletini arriti në Vlorën heroike në çastin më kritik, për të mbrojtur
shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Shkuarja e tij në Vlore u prit jashtëzakonisht mirë nga
populli dhe delegate që kishin nënshkruar aktin e shpalljes se pavarësisë. Ajo
duhej të mbrohej me çdo kusht nga ushtria osmane e cila ndodhej ne rrethin e
Beratit. Tridhjete mije ushtare, në krye me Xhavit Pashën do ta kalonte
ushtrinë në Skele të Vlorës për ta
ngarkuar ne vapore. Ushtria pushtuese serbe ndodhej në Lushnjë dhe po e ndiqte
ushtrinë osmane këmba- këmbës. Nëse do të kalonte ushtria osmane neper Vlore dhe prapa saj ushtria pushtuese
serbe, do ta ulte flamurin kombëtar ashtu siç beri ne Tirane. Patriotet e ngritën flamurin ne
26 nëntor, kurse ushtria serbe e uli Heroi Isa Boletini, në këto rrethana tepër
të vështira për kombin lëshoi kushtrimin ne Vlore e në Labëri. Iu përgjigjen me qindra vullnetare të
armatosur dhe vetë neë krye të kosovareve zunë bregun e Vjosës. I dërguan fjale
Xhavit Pashës për se gjalli, se ai nuk mund te kalonte neper Vlore. Xhavit Pasha u detyrua ta
ndërrojë drejtimin për në Seman ku e
prisnin anijet. Ushtria serbe nuk kishte aq forca sa ta sulmonte ushtrinë
osmane. Po priste te largohej ajo nga
Shqipëria e pastaj te marshonte drejt Vlorës. Qeveria e perandorisë
austro-hungareze i kishte dhënë fjalën atdhetarit te madh e politikanit të mirënjohur ne gjithë Evropën, Ismail Qemalit se do ta njihte
shpalljen e pavarësisë se Shqipërisë. Ajo i dërgoi telegram urimi Kuvendit te
Vlorës dhe qeverise se sapo formuar se e njohu Pavarësinë. Ne anën tjetër
qeverise serbe iu dha ultimatum të ndalte menjëherë pushtimin e armatës serbe
ma tej. Kosovaret e armatosur, ne krye me heroin Isa Boletini u bënë garda e
parë kombëtare për të mbrojtur qeverinë shqiptare të Vlorës. Pasi u qetësua gjendja ne Vlore, Ismail Qemali, në krye të një
delegacioni ku bënte pjese edhe Isa Boletini si përfaqësues i vilajetit te
Kosovës u nisen ne kryeqytetet e Evropës që të kërkonin njohjen e shtetit me te
katër vilajetet shqiptare. Ndalesën e fundit do ta bënin ne Londër. Aty do te
behej Konferenca e Ambasadoreve Evropiane me kryetar ministrin e Jashtëm
anglez, Eduard Grejn qe do t'i caktonin kufijtë e shtetit shqiptar.
Delegacionin e priti vete ministri anglez i cili me humor tha: "Isa beg,
ty nuk te mundi me te çarmatose një perandori osmane, ndërsa këtu tek ne te
çarmatosi një portier"?Heroi iu përgjigj me krenari: "Jo besa, mua
s'ka mund me më çarmatos as Turkia, as
Anglia", dhe e nxori revolen tjetër nga xhamadani i tij i famshëm qe ruhet
edhe sot ne Muzeun Kombetar. Në Londër kishin filluar pazarllëqet për caktimin
e kufijve tanë. Ambasadoret e Antantes qe ishin pothuaj, të' Rusisë, Francës e
Anglisë kërkonin një shtet te vogël shqiptar e ne anën tjetër austro-Hungaria
dhe Gjermania kërkonin një shtet me një territor me te madh shqiptar. Kryetari
i Konferencës Grej, hapi hartën e Ballkanit dhe e pa se ku binte Mitrovica:
"Isa beg, - i tha! Po te ishte ma afër Mitrovica, për nderin tuaj, unë do ta
bashkoja me shtetin shqiptar, veçse qenka larg". Heroi iu përgjigj:
"Unë s'kam ardhur këtu për Mitrovicën time, por kam ardhur për te gjitha
tokat shqiptare që të jenë në një shtet".Delegacioni shqiptar u kthye nga
Londra shume i dëshpëruar. E kishte kuptuar se konferenca e Ambasadoreve do te
linte shume toka shqiptare jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Prandaj Isa
Boletini, si Anteu edhe njëherë përpiqet te organizoje një kryengritje ne
Kosove se bashku me Bajram Currin ne fillim te vitit 1913, pothuaj ne një kohe
me kryengritjen e Dibraneve. Kjo u be vetme për t'i dhënë të kuptoje Evropës,
se shqiptaret nuk do te pranonin kurrë' copëtimin e tokave të tyre. Kryengritja
përfshiu rrethin e Gjakovës, Rahovecit dhe iu afrua Prizrenit. Në atë kohë Serbia kishte grumbulluar forca të mëdha
ushtarake. Shumica e kryengritësve shqiptare ishin te paarmatosur.
Megjithë qëndresën e tyre heroike, ne
krye me Isa Boletinin, ata u detyruan të tërhiqen. Siç dihet Konferenca e Ambasadoreve
në Londër 1912-1913 la jashtë shtetit shqiptar dy të tretat e popullsisë
shqiptare dhe te territorit duke i shpërblyer pushtuesit tanë grabitqare,
Serbinë, Greqinë e Malin e Zi. Nga kjo padrejtësi qe nuk ka ndodhur me asnjë
popull në botë, vuajnë edhe sot
shqiptaret te ndare në pesë shtete megjithë luftërat e pandërprera që ata bene
për t'u bashkuar. Atdhetari i madh Isa Boletini ndonëse shume i dëshpëruar qe
Kosova me vise te tjera mbeten jashtë kufirit të shtetit të vogël shqiptar,
përsëri gjen force për te kontribuar për konsolidimin e tij. Isa Boletinin si
shqiponje e gjen kudo për te vendosur rregull e qetësi, me shprese se duke e
forcuar atë, do te jete një baze e mire ne te ardhmen për te ndihmuar Kosovën e
Camerine për t'u bashkuar me Shqipërinë. E gjejmë në Tropojë e Lume kundër
hordhive serbe. E gjejmë ne Vlore e në Durrës kundra esatisteve. E
gjejmë në Shkodër për ta mbrojtur nga pushtuesit malazez. Megjithëse ishte
sëmurë nga ethet e malaria, ai mbeti i papërkulur, gjithmonë një vigan e kurrë
nuk mundi askush ta çarmatose. Isa Boletini nuk luftoi për interesa vetjake
ndonëse iu premtuan cifliqe e grada gjenerali nga sulltan e xhonturqit nga Serbia e Mali i Zi. Ai i përbuzi ato me neveri.
Boletini luftoi 35 vjet për liri e pavarësi kombëtare me arme ne dore, duke
zgjuar Evropën e përgjumur e te shurdhet lidhur me ceshtjen shqiptare, duke e
detyruar atë ta pranoje se në Ballkan paska një popull shqiptar qe luftoka për
te drejta kombëtare e nuk qenka një shtojce e perandorisë Osmane. Ajo qe disa
here i ka mposhtur heronjtë tanë, ka qene tradhtia. Kështu ndodhi edhe me
heroin Isa Boletini. Me 23-janar 1916, ai u sulmua pabesisht ne mes te
Podgoricës nga një grup i madh malazezesh te armatosur. Edhe pse i plagosur
rende,« luani» shqiptar nuk ndërroi jete pa e marre hakun e vet duke lënë të
vdekur disa prej armiqve shekullore. Ai ra heroikisht për te mos vdekur kurrë
duke u kujtuar brez pas brezi. Heroi Isa Boletini ishte shëmbëlltyre e
virtyteve me te mira te kombit tone. Veprimtaria e tij mbetet gjithmonë aktuale
për brezat dhe shprehja e tij e arte :« Unë jam mire kur është mire Shqipëria
»...