E enjte, 29.07.2021, 04:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Kadare nderohet me çmimin “Jeronim de Rada”

E diele, 16.11.2014, 07:00 PM



Kadare nderohet me çmimin “Jeronim de Rada” në Panairin e Librit

Nga Denisa Ruzi

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare nderohet me çmimin special “Jeronim de Rada” në Panairin e 17-të Librit “Tirana 2014″.

Çmimi special iu dorëzua nga ambasadori Italian Massimo Gaiani, përfaqësuesi i vendit i cili siç tha Kadare “ e mbajti De Radën në gjirin e tij”

Gaini: “Është shumë domthënëse që ky çmim t’i jepet Ismail Kadaresë. Ndonëse nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri, Jeronim de Rama ishte një promoter Shqipërisë në Itali dhe Europë”

Ismail Kadare: “Të dashur lexues jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të rilindjes kombëtare shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur

Kam kënaqësi që përbri meje është ambasadori i Italisë, vendi që e mbajti de Radën në gjirin e tij dhe kaloi jetën atje.  De Rada ishte poet i madhe dhe profet i së ardhmes. “

Kryetari Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, i dorëzoi shkrimtarit statujën e shkrimtarit Jeronim de Rada.

Lexuesit presin autografe

Në këtë panair, Kadare vjen me librin “Mëngjeset në kafe Rostand”. Ky  është libri i fundit i tij botuar nga shtëpia botuese “Onufri”. Prania e Ismail Kadaresë në panair ishte një mundësi e mirë për të gjithë lexuesit të cilët përfituan nga rasti për të marrë kështu një autograf me nënshkrimin e autorit të tyre të preferuar.

Në panair u dhanë edhe tre cmime të tjera

Cmimin botuesi më i mirë i vitit e mori Arben Dedja, autor i librit me 13 tregime:

Cmimin përkthyesja më e mirë e mori Alina Karraulli me librin “Xhejn ER” të Charlote Bronte

Dhe çmimi i mirënjohjes shkoi për studiuesin Petro Zhejin, një cmim i cili iu dorëzua të birit Artur Zhejit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora