| E diele, 16.11.2014, 07:00 PM |
Kadare nderohet me çmimin “Jeronim de Rada” në Panairin e Librit
Nga Denisa Ruzi
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare nderohet me çmimin special “Jeronim de Rada” në Panairin e 17-të Librit “Tirana 2014?.
Çmimi special iu dorëzua nga ambasadori Italian Massimo Gaiani, përfaqësuesi i vendit i cili siç tha Kadare “ e mbajti De Radën në gjirin e tij”
Gaini: “Është shumë domthënëse që ky çmim t’i jepet Ismail Kadaresë. Ndonëse nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri, Jeronim de Rama ishte një promoter Shqipërisë në Itali dhe Europë”
Ismail Kadare: “Të dashur lexues jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të rilindjes kombëtare shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur
Kam kënaqësi që përbri meje është ambasadori i Italisë, vendi që e mbajti de Radën në gjirin e tij dhe kaloi jetën atje. De Rada ishte poet i madhe dhe profet i së ardhmes. “
Kryetari Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, i dorëzoi shkrimtarit statujën e shkrimtarit Jeronim de Rada.
Lexuesit presin autografe
Në këtë panair, Kadare vjen me librin “Mëngjeset në kafe Rostand”. Ky është libri i fundit i tij botuar nga shtëpia botuese “Onufri”. Prania e Ismail Kadaresë në panair ishte një mundësi e mirë për të gjithë lexuesit të cilët përfituan nga rasti për të marrë kështu një autograf me nënshkrimin e autorit të tyre të preferuar.
Në panair u dhanë edhe tre cmime të tjera
Cmimin botuesi më i mirë i vitit e mori Arben Dedja, autor i librit me 13 tregime:
Cmimin përkthyesja më e mirë e mori Alina Karraulli me librin “Xhejn ER” të Charlote Bronte
Dhe çmimi i mirënjohjes shkoi për studiuesin Petro Zhejin, një cmim i cili iu dorëzua të birit Artur Zhejit.