Kulturë
Ilir Magjistari: Do të të pres deri vonë
E diele, 16.11.2014, 07:11 PM
DO TË TË PRES DERI VONË
Cikël poetik
NGA ILIR MAGJISTARI
KJO JETË LOJË
At’herë...
Atëherë kur s'duhej
Më erdhi goja,
Kur s'duhet të flisja
Por veç të dëgjoja.
Tani ...
Tani kur kam edhe veshë
Edhe gojë,
E duhet të flas,
dhe të bërtas
për gjëra që duhet,
Më shumë dëgjoj
Dhe hesht.
Hesht i pagojë.
Kjo jetë ...lojë.
KËPUCËT
Nga poshtë,
holluar shuajt fletë cigare.
Nga lart ,
Llustruar si në vitrinë.
Këmbë që dhëmbin
Deri në palcë.
Therrin,
Kur hyjnë brenda tyre.
Kaq fals
Ai luks,
Ajo pamje.
Kur marin udhë
Të ecin...
Me shpresë
Mes rrugë të gënjeshtërt,
Mos mbesin...
MUZG
Në mijra meteorite
loton mbrëmja.
symbuluar,
nga ndrojtja
mos i zbulohen ëndrrat;
Perëndimi i skuqur
lajmëron që dita po shkon.
pa zhurma.
Dhe me natën,
që
Disa, nisin
të nanurojne,
të tjera ëndërra
dremitin paqësisht.
TejMuzg!
VERBUAR
Ti dielli im
Më le verbuar.
Pa sy.
Nuk shoh dot.
As nuk flas dot.
Rrugicave të errëta brodha
I trishtuar.
E di ?
Të verbërit nuk qajnë me lot.
Ëndrrat
Me ç'sy ti shoh
Kështu verbuar?
TANI ËSHTË FTOHTË
Përqafimet e tua
Zjarrin kanë humbur.
e si kallama akulli,
Më rëndojnë supeve.
Nga ajsbergët shkëputur,
Dhe notojnë
mbi re trishtimi.
Të zbehtët përqafime
Jetimë të kohës që shkoi.
Mbarsur,
Klonuar nga tjetër kund
Dhe ardhur
Nga rrugë e humbur
S'di se ku
Se ku..., nuk e di….
DO TË TË PRES DERI VONË
Në mbrëmje
Kur të vish vonë
Bëmë shenjë që erdhe ti
Bëmë shenjë
Një këngë këndomë
A hidhmë gurë mbi çati.
Unë do zbres
Buzëqeshur
Si jargavani erëmire
Ti veç puthmë
E lot't e mallit
Mos mi lër pa fshirë...
SEGMENT
Me zjarrin tiim do ta thaj detin
Më këmbë do nisem për tek ti
Një urë puthjesh ndërtomë
Qe sa më shpejt tek ti të vij.
E dil me prit sylagur nga malli
Të sjell një mal, një mal me dashuri....