Kulturë
Agim Gashi: Lulekosove e shtyll flamuri
E hene, 24.11.2014, 08:53 PM
AGIM GASHI
LULËKOSOVE E SHTYLL FLAMURI
(Kushtuar Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt vrarë më 24 nëntor 2003 në krye të detyrës)
Vrasës të regjun i zunë pritat
Me t´zeza maska mbulue ftyrën,
Me i vazhdue vrasjet serike
Pa zgjedh mjete, pa e ndrrue mënyrën.
Atë mëngjes ju zgjodhen Juve
Dy lule t´bukura e çrimtare,
Me ju nda nga jeta e vepra,
Ata vrasës, sortë tradhëtare.
Lulëkosove Sebahate Tolaj,
Isuf Haklaj shtyll flamuri,
Oficier të policisë
Për atdhe Ju shëndriste nuri.
Dy ushtar të UÇK-së
Nuk kursyen mundin e jetën,
Tash n´liri donin atdheun,
Me zbulue të vërtetën.
Kjo tokë e mbushun me spiuna
Prap n´Kosovë vrasin barbarët,
Në atë mëngjes të nantorit,
N´liri vriten çlirimtarët.
Kur u shkrepën ata plumba
Trupa t´njomë shpuen përtej,
U ndie dhimbje n´tokë Kosove
Ardhmënia në zi e terr.
Mallkuen bjeshkët e gjëmuan fushat,
Dukagjini gjithmonë në zi,
Oj Kosovë e mbjellun n´varre
Prap derdh gjak, o e mejera Ti.
II
Ata vrasës i pau toka
I pau rruga, i pau gjaku,
I pau
I pau shtëpia, i pau pragu.
Qetë e qetë me gjakftoftësi,
Kryen veprën, tash shpërblimi,
Drejt n´pushtet e n´parlament,
Kështu atdheun e udhëheq krimi.
Në atdheun tim të mjerë
Vazhdojnë vrasjet, gjenden kufomat,
Kriminelët bëhen qingja,
Nëpër entet e shkollat tona.
Na ka mallkue Zoti i qiellit,
T´u përbuz çdo gja shqiptare,
Na ka mbush me kriminelë
Në parti tona farë tradhëtare.
Na i mbylli Zoti sytë
As te hunda nuk shofim ma,
Me kriminel e vrasës katila
Ardhmëni atdheu ska.
Zgjohu ma o populli im
Ka ardhë koha sot ja kurr,
Me u nda shapi nga sheqeri.
Ju dëshmorë jeni liria
Sebahate të kujtojmë,
Me Ty bashkë edhe Isufin
Kurr për jetë sdo t´u harrojmë.
Nuk ka qetsi toka dardane
Pa u zbulue vrasësit e juej,
Jeni kujtesa dhe drita e kombit,
Jo, jo kurr s´baheni të huej.
Do t´vie dita, do të çlirohemi,
Nga vetëvetja e vetërobnimi,
Do të shpërblehet atdhetari,
Do ta marri denimin krimi.
Vetëm atëhetë do të qeshin varret
Shpirtat e Juej do të çlirohen,
Rreze drite do t´bien n´atdhe,
Kur kangët për Ju lirisht këndohen.
24.11.14
Düren