E premte, 04.10.2024, 09:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Mendja shtëpia ime e flluskuar

E diele, 07.12.2014, 01:50 PM


Mehmetali Rexhepi

 

Mendja shtëpia ime e flluskuar

 

është avull

ose ujë i ftohtë

që të pikë në ballë

ngjyrë e paparë

që kapet a s`kapet

ose rrjedh vërdallë

për tu ngurtësuar

në daç nxehe

në daç ftohe kokën

ngurtësimin e bëri moti

se e zuri

dhe ia veshi gëzofin

 

*

mos shtrydh mendimin e mekur

nuk të pikon luleshtrydhe e pjekur

ai ka kasollë

kudo që vete kulmin mbi kokë

 

*

po ajo

si do ta ndërtojë shtëpinë

ajo e  flluskuara ime

 

*

prore mësyje shtëpinë

thinjoshet mësymja

mjegullat dosido

muret ia ngjyejnë

 

*

peshkatari i peshkimit të peshkut të mendjes

hedh grepin me majën e mprehtë të penës

shpon viktimën e karremit

zvarraniku i ngathët ngulitet

peshku i shkathët  oqeanit vërtitet

 

*

joshja s’është joshje

përderisa lakminë se ngopte

anashkalohet karremi

dorës së shtangur i bie kalemi

 

*

shtëpia e nisur do të ngritët

për të shumëçka lypet

hapësira mes gishtash këmbëza

tyta shënjestrash

kati përdhe shtylla të forta

për kate të larta dhoma

dritare që i drejtojnë kahet

e tej shikimit izolimeve

brenda krahnezat

dhe vapë e mendimit

oxhaqe të pa rrënuar

mbi kulm rrufepritësi

t`ia përçojë rrufetë

motit të shpirtit

 

*

mendja shtëpia ime e flluskuar

le kuzhinën pa amvise por i gatuan instinkti

fulterja mbi stufën e ndezur të ndjenjave

fshije pluhurin e gjakimit të shkrumbuar

lavjerrësi në njërin korridor

matë hap-mbylljet e dyerve pa doreza

kumbojnë kumte  gjithfarë orëve të ndera

mijëra fletë të bardha rrinë të hapura të djerra

riparo shtëpinë prore të flluskuar të mendimit

prej plasaritjeve të streseve

lumturia e plasaritur

në tualet gjumin e porositur  të sjell

 

*

pos në sekondë gjeniu kapi enigmën

minutat orët ditët javët muajt vitet

futin dhëmbët e ajrit ku s`futen mitet

në kullotën pingule myshqeve

muret epuar assesi rrëzohen

Pirgu  i Pizës

epohet drejtohet

nga vullneti i shtruar saktësisht

i tokës së rrotullueshme mrekullisht

shinave harkore të ekuinoksit

 

Gjilan, dhjetor 2012

 

 

Pikat e mendimit

 

nuk e mban ombrellën dora

e djathta as e majta

atë do t`ia fërfëllojë

shtrëngata e teshtimës së zemrës

 

e lagur prej pikash të së verdhës

 

gjithçka  rrëshqet ballit të lëmuar

se si  hapen hulli e roga

dhe mbushen me borë petalesh

 

lagur prej pikash

vranësirash pa shi

të vakëta i ndolli

u pikonte krahneza

pemëve që mbolli

 

lagur prej pikash

mbinte e blerta e mendimit

 

fërkuar prej pikash

i shkrepnin rrufetë mbi kokë

gjithsesi lutja fije kashte

para fundosjes

dy rrufepritës të së madhërishmes

rastësia dhe Zoti

 

Zoti ose rastësia

 

dora e paparë dhe një herë toku

të tijën dhe vijoi vizatimin e motit

as vetëm e zeza e zezë

as e bardha e bardhë

 

kur do t`i zgjaten kthetrat

e asaj që do ta marrë

 

Gjilan, kallnor 2014



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora