Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Anton Papleka: Vdekja është pikërisht kjo gjë

| E hene, 08.12.2014, 07:27 PM |


VDEKJA ËSHTË PIKËRISHT KJO GJË

 

Nga Anton Papleka

 

Në tryezën time gjeta një zarf

Ku ishte shkruar adresa e një poeti

Të vdekur disa muaj më parë

Dhe unë thashë me vete

Se vdekja është pikërisht kjo gjë:

Adresa e një miku të vdekur

Të cilit nuk mund t’i shkruash më

 

Ti nuk mund t’i çosh askund

Kartolina

Mesazhe të gjata, të shkurtra apo të koduara…

 

As me avionë

As me postë elektronike

As me ëndrra paralajmëruese

Asnjë nga mesazhet e tua

Nuk do të mbërrijë tek i vdekuri

Komunikimi me të është po aq i pamundur

Sa me një galaktikë të largët në qiell

 

Vdekja e një njeriu është pikërisht kjo gjë:

Gjasmimi i Atlantidës që u fundos

Në humbëtirat e detit!

-Zgjodhi per botim në ZemraShqiptare, Z. Lushaj-