E premte, 13.12.2024, 12:28 AM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: 5 skica

E enjte, 11.12.2014, 06:15 PM


5 SKICA NGA NEBI DRAGOTI

DUMREJA PERLË

Dumreja e bukur.Dumreja perlë.Dumreja e madhe , e rëndë, pjellore, tokëëmbla e frutikulturës,e drithërave,e duhanit cilësor. Vlerë ka çdo pëllëmbë e saj.Ka vreshtari,raki e verë. Kufizohet me Cërrikun, me lumin Devoll, me Kuçovën, me Lushnjen, me lumin Shkumbin, me Peqinin. Si film mbresëlënës me metrazh të gjërë duket i soditur nga lart,sidomos,edhe po të jesh në malin e Tomorrit.Tokë kodrinore me reflektim pasqyras(pasqyrojnë liqenjtë).Është si një sofër e ngritur përbri fushës së Myzeqesë.Quhet sofër,jo vetëm nga kompozicioni i saj në natyrë,por edhe  se në këtë sofër janë shtruar si ushqim gjithçka duhet për të jetuar.Pra,ka nivelin më të ngritur nga sa kanë sipërfaqet  me të cilat  rrethohet përrreth.Ky vis përrallor është si Republikë më vete brenda Republikës.Dumreja ka komuna dhe një bashki me qendër në Belësh.Belshi i lakuar nga vëllezërit Frashëri… pikërisht nga Samiu për t’u bërë kryeqytet i Shqipërisë.Ideologu Sami mirë e kishte,se Dumreja duket për vendin siç duket  kërthiza në mezin e trupit të njeriut .Në funksion të idesë samiane:kërthiza… Dumreja,mezi i Shqipërisë.

LIQENJTË

84 liqenj  një numër rekord mbi çdo vis tjetër të Atdheut.Madje zë vend të parë edhe në Ballkan.Netëve të kthjellta mbi sipërfaqen ujore të tyre pasqyrohen yjet,Kashta e Kumtrit,hëna edhe gjithë qielli.Ditën dielli me rrezet e veta bën akrobacira dhe të fton për plazh e për peshkim.Liqenet janë vendosur si me dorë njeriu,shpërndarë në gjithë Dumrenë.Diçka poetike.Grigjat ,faqe kodës në kullotë, pasqyrohen në faqen ujore të liqenjëve.Sheh një tufë të dytë duke tundur këmborët e zilet, duke kullotur mbi valëza ujore të ëmbla.Një tufë me pata të egra e kredhërak fluturojnë.Fazanë jetojnë nëpër dushkajë dhe gjer buzë Devollit.Si përrallë të fanepset në tru kjo pamje.Është peizazh real i natyrës dumrerake.Pa le,kur bie borë mbi Dumre.

EMRA LIQENJËSH

Kush i pagëzoi,si,qysh e tek?! Mbeten në legjendë,se çdo liqen ka emër dhe gojëdhënën e vet magjepse.P.sh:Liqeni i Priftit i vogël,i thellë,u krijua brenda një nate,sepse prifti i asaj lagjeje ,edepsësziu,përdhunoi bijën e vet.(Kjo lagje nuk është më e banuar).Kështu,aty,toka në formë rrethi,u vidhis atë natë duke u mbushur me ujë.Me këtë legjendë  mbeti dhe emri Liqeni i Priftit.Ka emra të tjerë liqenjsh me gojëdhëna si Mërhoja,Çestija,Liqeni i Kuq,Paraska,Miloshi e Goda,Liqeni i zi,Liqeni i Gurazit,i Belshit,4 liqenjtë e Seferanit etj.etj.A të shtyn kureshtja?Shko për vizitë,se unë për vete i kam liqenjtë e vendlindjes,ku,pothuajse,në të gjithë jam larë dhe u kam rënë mespërmes me notë pashash.Kam pirë edhe ujin e tyre,kur kam qënë i etur rrugëve të Dumresë.Bashkë me ujin dhe frymëzimin kam pirë.

PËRRENJTË

Veç kodrave të buta valëzore e lugina fushash të vogla pjellore ka dhe përrenj me emër dhe pa emër,të gjatë apo të shkurtër,të rrëmbyeshëm ,apo të qetë.Është Përroi i Zi,që derdhet në Shkumbin.Është Përroi i Ververicës,i gjatë,që derdhet në Devoll.Po t’i bëhet pritë atje ku derdhet,bëhet liqen i madh për ujitje.Ka përrenj të tjerë që derdhen në liqenj.Po,ka edhe çudira si,p.sh. ai i Gradishtës,që humbet në rrëzë shkëmbinjësh dhe në rrugë nëntokësore vete e derdhet në Liqenin e Pogradecit.Gojëdhënat e flasin një gjë të tillë:kapule misri i ka marrë uji dhe i ka degdisur në Pogradec.Nuk është trill poetik.Besoji po deshe legjendës! Besoji dhe bojës së derdhur aty në Përroin e Gradishtës e cila ka dalë në këtë liqen.Nëse edhe Qeveria i kthen sytë…bëhet më e bukur,më me vlerë dhe i shton kjo perlë krenarinë Shqipërisë.Visi im,vendlindja ime Dumre përkundet në legjenda,përkundet dhe në vargjet e mia lirike ,siç përkundet në valle dhe këngë të vet krahinës.Përrenjtë bëjnë muzikë.

ISHALLA…

Ka gojëdhëna për najada e triada.Ka zambakë e kallama.Ka torfë për plehërim toke.Pulëbardha e çafka fluturojnë e vallëzojnë paksa metra lart mbi sipërfaqe ujore.Ka njerëz punëtorë ,bujarë ,mikpritës.Fusha e Shelgut,tokë e re pjellore,e hapur nga sistemi socialist(ka qënë moçalishte),ku kullosnin kuajtë e fshatrave përrreth.Prej këndej merr ujin e pishëm gjithë Dumreja.Po ç’vepra të reja do t’i japi sistemi demokratik Dumresë?Të gjitha mundësitë ekzistojnë.Aftësitë duhen shfrytëzuar në kahun e duhur me idetë më të mira për begatinë e vendit.

…Por…ishalla…rilind edhe njëherë rilindasi Sami…jo për ta bërë kryeqytet Belshin…(se nuk e lenë politikanët e sotëm),por për t’i përkushtuar vëmëndjen për t’i shtuar e konsoliduar bukuritë,për t’i rritur ekonominë banorëve të kësaj krahine lënë në harresë nga qeveritë e këtij tranzicioni,siç e ka emrin…tranzicion demokratik.(Kësaj i thonë:”Bjeri pragut,të ndëgjojë dera).  Ishalla…ishalla…ishalla.

Ka edhe më për ta çuar më tej:Përrallë e re…ideuar nga ish kryeministri socialist,M.Shehu për ta bashkuar Liqenin e Belshit me 4 liqenjtë e Seferanit me kanal lundrues.Mbeti ëndërr.Ishalla…ishalla (mos më mbetët mua ëndërr) t’më realizohet edhe mua përralla më e re,por edhe më e çuditshme,më e bukura dhe më madhështorja, sikur,po me kanal lundrues të bashkohet Çestija dhe Mërhoja si liqenjtë më të mëdhenj  të Dumresë.Dhe …kështu shpallet nga qeveria zonë turistike me një potencial bukurie  dhe rritje ekonomike të paparë edhe në Botë.Ishalla!(Kjo mos qoftë për humor).Dumreja perlë bëhet edhe më perlë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora