Kulturë » Mërkuri
Timo Mërkuri: I lëni….
E marte, 09.12.2014, 08:03 PM
I lëni….
Nga Timo Mërkuri
Kishte ca kohë që, miqve që vinin në fshatin tonë për dasma e ziafete, në kthim për në vendin e tyre, në kufirin midis fshatit tonë dhe fshatit K. seç i besdisnin ca të lehura qënsh. Vërtet që qën nuk dukeshin gjëkundi dhe ndonjë dëm nuk pësonin miqtë, por ama vetë ndjesia se po të ndjekin qëntë në ikje, ishte besdisëse dhe e prishte lezetin e të mirëpriturit dhe nderimet që u kishte bërë fshati. Por edhe vetë fshatarëve nuk u vinte mirë që në kasaba ta quanin fshatin e tyre….fshati që të prêt me këngë e të përcjell me qën.
Tani, me kanun, përgjegjësia nuk ishte e fshatit, se këto lehje bëheshin jashtë kufive të tokave të tij . Por ama, duhet të themi, se as në kufirin e fshatit K. nuk bëhej kjo zallamahi qënsh. Ky vend qe një gërxh në shpat kodre, që normalisht duhej të ndante kufirin midis dy fshatrave, por me që rruga kalonte pak më tejë, më në afërsi të fshatit K., fshatarët e mi e panë të arsyeshme që ta vetëcaktonin kufirin e tokave të fshatit K. aty ku kalonte rruga. Pra, synimi ishte që ti vinte kufirin fshatit K. dhe jo të shtonte tokat e fshatit tonë. Llogjika qe shumë e thjeshtë, …po të që kjo copë toke pronë e fshatit K., pse do kalonin mespërmes tokave të tyre fshatarët e fshatrave përeth. Dhe për ta “legalizuar” këtë “pronësim”, fshatarët i lejuan një jabanxhiu të ngrinte një kasolle aty dhe të bënte prokopi, duke i garantuar mbrojtjen dhe paprekshmërinë nga kushdo që kishte qëllime të liga. Ama i vunë kusht që kasollja që do ngrinte, do i kishte muret me gurë “kserole”, pa llaç dhe nuk do kishte oxhak të ngritur mbi çatinë e ndërtuar me dërrasa dhe e mbuluar me kashtë.. Sa për bagëti, ti shtonte e ti shumonte sa ti donte qejfi.
Fshatarët, nga që s’ja dinin emrin, i vunë dhe një llagap. E quajtën …”I lëni”.. Të kuptohemi, me fjalën “I lëni” fshatarët nuk nënkuptonin …”të lënurin nga mëndja”, budallain, të çmëndurin (ruajna zot nga e liga, pthu, pthu, pthu). Atij,(pthu, pthu, pthu) në fshatin tonë i thonë me finesë …”i curufjasuri”, dmth që i ka rrjedhur truri si një curil uji nga ndonjë vrimë e kokës.
Kjo nuk ka as kuptimin…”I faluri”, sepse për këtë duhej të bëhej gjyqi i vilajetit, të vërtetonte falin e fajtorit dhe pastaj ta falte e ta linte të lirë. Në rastin e “të lënit” tonë ska asnjë gjykim për faj e falje dënimi.
Ai thjeshtë …u la …që të banonte në tokat që nuk qenë të tij. Ama u la jashtë fshatit, ndonëse asnjë nuk e pengonte të vinte në fshat, të psoniste në dyqanin e fshatit, të bënte ndonjë punë që i jipnin fshatarët. Pra, “i lëni” u la që të banonte diku, në kufijtë e fshatit, duke u lënë njëkohësisht edhe jashtë fshatit. Ky është kuptimi i llagapit “i lëni”, shpikur sigurisht nga Simua, në mes të lojës së dominosë. .
Pikërisht në afërsi të këtij vendi një palo qën u lehte miqve të fshatit, kur ata ktheheshin për në shtëpitë e tyre. Fshatarët e mi, llogjikisht nisën të akuzonin banorët e fshatit K. për një “hakmarje” qënçe për shkak të kufirit të shtyrë, por skishin fakte që tua ndreqnin qejfin, deri në ditën e djeshme….
Ditën e djeshme, aty nga paradreka, se nga zbriti në fshatin tonë një grua frënge, e veshur allosojë, e krehur lere lere, hipur mbi një mushkë, që ja patën zilinë gjithë djemtë e fshatit… Atë ditë doli dhe ajo kënga që thotë…Mushkë moj ta kam zilinë/ për atë që mba në shpinë/ s’dua që ti mar florinë /por ti puth e ti nduk gjinë…
Kjo frëngia, domosdo që qe edhe e pasur, se ndryshe si do ti paguante ata tri-katër trima të armatosur që e shoqëronin dhe që thoshnin se kishin edhe një kartë nga mbreti për të ardhurë në fshat. Fshatarët nuk e vranë shumë mëndjen për mbretin dhe kartën e tij se ua mori mëndjen një kuti e vogël, me një si rrotullame në mes, që e mbante në dorë frëngia dhe që u thoshte fshatarëve se do ti kërente në resme, po të shikonin drejt saj.
Qëlloi
që, ato momente Simua bënte lojën e dominosë me priftin dhe ishte
shumë i zemëruar se spo fitonte dot. Kishin vënë në lojë nga tre koqe-ve dhe
nga tri hudhëra secili. Domosdo që edhe dopion e rakisë do ta paguante humbësi.
Këtë të
pulitur të qepallave e pa mirë “i lëni” i cili në ato momente ishte te porta e
dyqanit të fshatit, nja dhjetë a
dymbëdhjetë metra larg rrapit të fshatit, ku loznin dominonë Simua e prifti. E
pa mirë frëngen tek këreu në resme Simon, dhe me qënëse inatin ja kishte Simos,
për një llaf të tij që ai si
Vërtet që
e tha si për vete, por e tha ta dëgjonin
të tërë sa qenë në dyqan. S’do mënd që ja
Ndajë e la kripën a sheqerin pa marë në dyqan dhe me çap të shpejtë, serbes serbes ju afrua të shoqit, pas shpine dhe i vuri lehtas dorën mbi sup. Me këtë gjest donte ti thoshte frënges që…jam unë e zonja e këtij zoti.
-Do të të kërejë në resme- i përktheu fjalët e frënges një nga ata që e shoqëronin.
Simua u
hodh përpjetë. Si tha ai, do e kërrejë
gruan e tij...nga ajo kutia që i thënkan “resme”. Domethënë, do e futë njëherë në atë kuti, pastaj do e kërejë e do ja japë
Simos. Është në terezi kjo frëngia. Kjo mbase ka bërë shkollë të madhe andej
nga frëngjia dhe ka lëçitur librat e dynjasë, por ama Simos nuk ja hedh dot.
Simua ka bërë shkollën e shejtanit, me priftin e fshatit dhe gjer më sot nuk ja
ka hedhur njeri. Do ja hedhë kjo frëngia pispiruqe, e lyer me salcë domatesh.
Si thotë, do e kërej në resme. Njësoj si
të thoshte…do e kërej nga pusi.
-Dil moj e Simos- foli prifti, dil në resme të frëngut. E re je, e bukur je, do na nderoç fshatin edhe në frëngji.
-Ah prift shejtan- tha Simua me vehte. Do të marësh inatin e lojës, ë? Dhe me zë të lartë shtoi:
-Do dal dhe unë bashkë me time shoqe, moj frënge.
Frëngia
duartrokiti e gëzuar me buzën vesh më
vesh, duke e lënë të habitur Simon, i cili kujtoi se ja hodhi, kur i tha që do dilnin të dy…nga
resmia. Se ajo kuti aqë e vogël, qysh mund ti mbante dy veta, Simon bashkë me
gruan. Por entusiazmi i frënges e vuri në mëdyshje më shumë.
Me këto mendime të trubullta në kokë, Simua u afrua te gruaja e tij dhe…i hodhi dorën në sup, duke e shtrënguar fortë nga vetja. Si njëherë e një kohë.
-
Gruas sa
si ra pika. Që Simua e donte, këtë e dinte, po që ta shtrëngonte kështu nga
supet, në shesh të rrapit, këtë se mendonte. Asnjë burrë i fshatit se ka bërë
ndonjëherë këtë gjë, por ja që i pëlqeu që e bëri Simua i pari. Eh, çdo
molloisin gratë e fshatit me zili për të. Eh çdo të të kënaq sonte more Simo.
Kështu ndodhi që çifti bëri fotografinë më të bukur, fotografi që bëri bujë në frëngji, Simua duke shtrënguar nga supet gruan e tij (mos ti mbetej te kutia e resmes) dhe gruaja me shikim të ngulur te Simua (mos i rrotullonte synë frënges).
Pasi ajo kutia ja bëri nja tri a katër herë shkrap e shkrup e pas ca fjalëve …mersi…apo mer sy, pthu, pthu, pthu,mos na mer vërtet më sysh, Simua u ul të vazhdonte lojën me priftin. Porsa u ul e kuptoi që prifti i kishte vjedhur një koqe-vezë ndajë ju kthye me të shara prift-shejtan-hajdut, vezë-vjedhës e dorë hajdut…
-Të betohem, për Krisht e për Shënmëri që unë s’kam prekur vezë tënden me dorë- tha prifti dhe bëri kryq. Zoti më qëlloftë me rrufe tani edhe këtu, në qoftë se dora ime ka prekur vezët e tua- tha prifti me solemnitet dhe ngriti duart drejt qiellit. Ato duar të holla, që ngjanin si shkop dhe mënga e veladonit që valëvitej e vunë në mendime Simon. S’bëri zë, por u ul të vazhdojë lojën.
Loja spo mbaronte me fitoren e asnjërit. Në shesh kishin mbetur dy koqevezët e Simos dhe tri të priftit, shto dhe hudhërat dhe filxhanët bosh të rakisë.
Ishte ora e pragmbrëmjes, momenti kur dielli shtrihej në krevatin e detit, duke pritur hënën, kur nga larg dëgjohen nja dy tri të shtëna, që vinin nga kufiri midis dy fshatrave, aty ku kishte shtëpinë “i lëni”. Aty, ku herë pas here qëntë u lehnin miqve të fshatit, që riktheheshin në vend të tyre.
Simua
ngriti veshët të dëgjonte dhe çoç ju kujtua.
Faktet po mblidheshin si peri në lëmsh. Inati që kishte “i lëni” me Simon, frëngia e këreu në resme Simon dhe gruan e tij ( në fakt as i këreu por ama as i futi dot në resme ajo frëngia), në drekën që shtroi fshati për frëngen te rrapi, ajo rinte bashkë me gruan e tij me të cilën qesh e bot e llafe kot, se me siguri asnjë llaf s’morën vesh nga njera tjetra, frëngia po që qe mikeshë e fshatit dhe kur iku i daroviti të gjithë fëmijët që qenë te sheshi, veprim ky që i nxiti gratë e fshatit ti dhuronin plot shamira e pendolira, pra të gjitha këto qenë plot që “i lëni” ta kërente inatin ndaj Simos nëpërmjet kësaj frënges. Dhe po të shtojmë faktin se Simua i priste dhe i qeraste të gjithë miqtë që vinin në fshat (tjetër gjë se rakinë e paguante prifti me lojët që humbiste ), dhe këtyre miqve u lehte qëni kur iknin dhe se qëni u lehte pranë shtëpisë së “të lënit”, ku as ujku skishte qejf të kalonte, të gjitha këto u grumbulluan në mëndjen e Simos si copa letre që i rrëmben vorbulla e erës dhe kur ranë në tokë, krijuan shëmbëllimin e “të lënit”.
-Ky na qënka ai qën bir qëni – tha Simua me vehte. Pastaj duke ju drejtuar bashkëfshatarëve u tha:
-Lermani mua këtë punë se ja di ilaçin.
Fshatarët
hapën sytë kur panë që Simua, në vend që të nisej nga bregu nga erdhën të shtënat, u
-Këto ndodhën ditën e djeshme, të shtunën e parë të vjeshtës së parë. Dhe ishte dita e parë që Simua dhe prifti nuk e mbaronin lojën. Domosdo loja duhej të vazhdonte sot, por sot Simua duhej të sqaronte edhe se çfarë bëri për ato dyfeqet që ranë dje, në të dalë të fshatit.
Që në orët e para të mëngjezit Simua dhe prifti reshtuan dominotë, vunë takëmet (koqe-vezët e qëruara, Simua dy dhe prifti tri dhe hudhrat , nga tri secili) dhe ja nisën lojës . Fshatarët nisën të mblidheshin, dhe ndërsa shikonin lojën prisnin që Simua tu molloiste për të djeshmen.
Kur Simua u dëfteu se “qëni” që lehte ishtë “i lëni”, nga habia as gjethet e rrapit nuk lëvizën më. Kështu vijoi të tregonte se “i lëni”, nga që si pengonte dot miqtë e fshatarëve që të vinin, donte ti bënte të iknin e të mos ktheheshin më, sepse ky fshat…të përcjell me lehje qënsh. Fshatarët nisën të llafosnin me njeri tjetrin për bëmat e “të lënit “ të ligë, por Simua e kishte mëndjen te loja.
-
-I lëshova qëntë e Çaçe. Atë të tretin.- ju përgjigj shkurt Simua.
Dhe rufeja të kishte rrënë te rrapi i fshatit, nuk do gjëmonte më shumë se e qeshura e fshatarëve, që shkrepi njëherësh. Të gjithë i njhnin qëntë e Çaçe, ose më mirë të themi, huqin e keq të tyre. Këta qën ishin allosoj qën. Spara venin me bushtra, kërkonin domosdo qën. Por edhe kafshëve të tjera, psh pula, a dhi, a pela nuk ua kthenin kokën. Ama po të shihnin gjela, cjepë, kuaj u hidheshin e u fërkoheshin nga pas që lere lere. Le më ai i treti, një qën sa një dem, ruajna zot mos ti dilte edhe ndonjë burrë përpara, se do ja shqyente me dhëmbë pantallonat nga prapa. Pastaj, po të mos keshe me vete një thikë tip bajonetë, që e mbanin me vete gjithë fshatarët , se çdo ti ndodhte të ziut burrë, vetëm zoti e di. Por ama vetëm si burrë nuk do dilte më në fshat.
Prifti desh u rrëzua me shpinë nga të qeshurit dhe do qe rrëzuar vërtet po mos ta mbanin për supesh ata që rinin mbrapa. Në këtë moment Simua u zgjat mbi tavolinë, përuli kokën mbi vezët e priftit dhe menjëherë futi në gojë dy koqe-ve. I përtypi a si përtypi, as unë dhe as një tjetër nuk e pa por kur prifti u drejtua, Simua skishte gjë në gojë. U desh ca kohë që prifti të fshinte lotët e të qeshurit me mëngët e rrasos dhe më pas, e para gjë që vuri re ishte mungesa e koqe-vezëve të tij.
-Mi ke vjedhur more i paudhë- i sokëlliti Simos. Kthemi koqe-vetë menjëherë se do të të mallëkoj.
Simua mori pozë serioze, u ngrit në këmbë dhe duke drejtuar dorën, herë nga kisha e fshatit e herë nga deti, ku në largësi dukej Korfuzi tha me zë të lartë e të qartë:
-Për Krisht e për Shënmëri, për Shënkoll që e kemi pranë dhe për Shën Spiridhonin që na vështron nga kasa në Korfuz, betohem që unë skam prekur ndonjë koqe-ve tënden, as me dore të zhveshur dhe as me dorë të mbuluar me mëngë a me gjë tjetër. Duart e mia janë të pastra dhe të papërlyera me vjedhje koqe-veje. Zoti më dënoftë në të gënjej.