E marte, 23.04.2024, 12:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Muça: Dramaciteti liriko-shoqëror

E marte, 09.12.2014, 07:35 PM


Dramaciteti liriko-shoqëror i një drame

(Refleksione mbi dramën ‘’Çapini’’ të Nehas Sapoj, në vend të një përshëndetje)

Nga Vladimir Muça

Mbas impresioneve të përftuar nga leximi tekstual e përthithja kinematografike e veprave madhore dramatike, përfitimi i emocioneve të dramacitetit liriko-shoqërorë në aspektin tonë kombëtare, ndoshta ishte rasti i tretë. Ishte një rast i rrallë, që gjatë leximit të një teksti dramatik ’’Çapini’’ të Nehas Sopajt, në mendje më gurgullonin vlime mendore..! E të mendosh, se kjo po ndodhte mbas një kohe të largët gjimnaziste, kur në detyrat e shtëpisë uleshim të lexonim dramat ‘’Cuca e maleve’’ të Loni Papës, ‘’Toka jonë’’ të Kol Jakovës, ‘’Hamletin’’, e ‘’Mbreti lir’’ të Shekspirit ; e të bënim referatet- detyra aq shumë të kërkuara nga mësuesi ngulmetar Matish Gjeluci.

Rrallë ndodh që në një dramë impresionet e përftuara nga leximi të jenë të përafërta me ato që përjetohen gjatë çfaqjes të një produkti dramatik në skenë.

‘’Çapini’’, një dramë që sapo e lexova gjatë kthimit nga festivali poetik ‘’Nën Rrap’’ i cili u zhvillua në Kërçovë ( Uskanë), më jetësoi me dramacitetin liriko- shoqëror, me jetën e mbushur me plot privacione të bashkëkombësve nën regjimin sllavo-serb.

Titulli ‘’Çapini’’ një supermetaforë në ballinë të dramës, e cila më kujtoi atë veglën e shumëpërdorshme të druvarëve në tërheqjen e sistemimin e trupave drusorë.

Kjo metaforë s’të ndahet nga fillimi i leximit (por dhe i skenimite interpretimit të domosdoshëm skenik e filmik),i kësaj drame e brujtur me majanë e domosdoshmërisë në mbajtjen zgjuar të kujtesës historike. Ishin disa çapinj, por s’duhet të jemi të tillë atje ku akoma bashkëjetojmë me sllavo-serbë,- mendon autori gjatë rrëfimit dramatik.

Mesazhi që përcjell drama nëpërmjetë monologëve hamletianë e dialogëve lakonik, të mbarsur me fonema të ekstrateve  nga urtakët popullorë, sentencave të diturakëve, të cilët krijojnë një ngjeshje idesh, mendimesh aq shumë të lakuar në botën akademike, por pak lëvruar në skenat teatrore e kinematografike. Ndoshta, Elmazi pranoi të bëhet një çapin në duart e udbashëve Striko e Shosha, por Isa kurrësesi jo, gjer në blatimin e dashurisë për Mrinë.

Isa, prototipi atdhetar,ëndërrimtar për një jetë në mirësi e dashuri, pa hile në bashkëjetesë shoqërore në komunitet, vjen si bartës i cilësive më të mira të botës shqiptare.                                Vjen me prosporitetin që gjurmon veç me paqe, pa ndasira etniko- shoqërore.Në patriotizmin e tij psiko-analitik, autori mishëron virtutet e cilësitë maralo – shoqërore të shqiptarit, si amalgama të qënësis jetësore të këtij kombi në shekuj.

Ksenofobinë dhe muret e ngritura mes popujve ballkanikë nga sllavo-serbët; me anën e këtij dramaciteti, autori arrin ta ngrejë me sukses duke i shembur këto mure në nëntekst, duke e paraqitur ndoshta dhe si popull unik, si individ e europianë, si mbajtës të paqes ndër etnike në një diversitet të tillë shoqëror të këtij rajoni, duke ngritur lart imazhin e një kombi vital e paqësor.

Të mbash një qëndrim të tillë, - nënvizon autori, lypset mbi të gjitha që çdo njeri duhet të luftojë gjer në fund për të mbajtur të papërlyerë imazhin tonë.Ksenofobinë  sllavo-serbe,autori parapëlqen ta evidentojë në çdo aspekt të jetës : ushtarake dhe shoqërore,por edhe dashurore. Sidomos në aspektin dashuror autori me anë të letrës së stisur nga udbashët e stigmatizon si aspektin më të ulët në një shoqëri, ku bashkëjetesa është domosdoshmëri e një argument në jetën njerëzore.Autori na jep konturet e një të shkuare, e cila për ironi vazhdon të na përndjekë me gjithë ç’përbërjen e fasadës çubriloviciane të bashkim-vllazërimit.

Dhe pse ka kaluar çerek shekulli nga ç’përbërja dhe era e komunikimeve në globalizmin kulturor dhe ekonomik, por edhe atë social, ka zënë të fryjë dhe në këto troje pas njëqind viteve

të ç’prangosjes nga sundimi atoman, akoma ndjehet ngrica e  ndryshku historik ,kjo mbetur nga njëqind vitet e burgosjes sllave.

Dialogu i shkurtër, lakonik,ku retiçenca e përdorur me efikacitet, tregon gjithçka në nëntekstin e personazheve është tjetër veçori e kësaj drame

‘’Isa – A ka autor e vërteta?! Kush sot mund t’i bëhet tapi të vërtetës,Zotynë?

-Viktori pas perdes,- Renci…

-Curri pas perdes, - Hajni…

-Isa pas perdes,- Krimineli…!

Viktori pas perdes…!? E pra, i forti  kokëtrashi,përversi.

Drama ‘’Çapini’’ sjell në vëmendjen e lexuesit, pse jo dhe të shikuesit dramatik mbarë shoqëror, problematikat që shtrohen për zgjidhje në ato troje ku në forma të reja sundohet akoma e qëndrimi i ekspasionit sllavist në shoqëri, kulturë e ekonomi, ndjehet ende e ashpër, ku etnia shqiptare bashkëjeton nën këtë trysni udbashe, sepse siç thotë Striko: ‘’ Prej tash e tutje vepro ç’të kem dëshirë unë! Në shpirtin e tij ka hyrë vullneti im! Në shpirtin e tijë do fus djallin e ri’’.

E veçanta e dramës është sepse, ajo përmban në vetvete mesazhe të qarta të kujtesës historike, të cilat përcillen përmes mesazheve politike mbi një shoqëri e cila nuk është shkëputur nga e kaluara e sajë.

Gjithçka vjen e kontaminuar nga kjo mbeturinë shoqërore përmes një historie njerëzore mes dy të dashuruarëve, përmes një dramaciteti liriko-shoqëror.Siç duket, për autorin kompleksi emocional që rrjedh nga ky dramacitet dhe forca e karakterit të personazhit Isë, janë dy element bazë që sigurojnë protonizmin e konceptimit dramaturgjik. Në këtë kontekst dramacitetin e supertojnë    dhe një sërë veçorishë të kompleksuar aq bukur në komplecitetin e veprës që janë:

-Përdorimi me efikacitet skenik i mizanskenve.Lexuesi vetiu krijon me fantazinë e tij nëpërmjet fiksioneve këto mizanskena.Në faktin historik, vetë jeta e shqiptarëve, aso kohe në ish Jugosllavi, por edhe sot në FYROM, Mal të Zi, zhvillohet si në ato mizaskena të cilat i përdor me aq mjeshtëri Nehasi, sepse hapsirat e gjëra dramatiko-tragjike i sundojnë sllavo-pushtuesit me ndihmën e Elmazëve( Shpirtrave të shiturish dhe spiunësh) e ku njëriu bëhet një metamorfozë e çuditshme e jetës.

-Monologu spiritual, ndërthurur me pasazhe poetike që e pasojnë si një kreshendo shpirtërore, si dhe dialogjet lakonik, e fusin lexuesin në një inskenim, në një botë shekspiriane të natyralizuar në habitatin shqiptar. Këto monologje vijnë si një përqasje artistike, si monodrama ‘’Sokrat i vuajtur’’ interpretuar me virtuozitet e mjeshtëri kulmore nga artisti i madh Mirush Kabashi.

-Grotesku është tjetër risi e kësaj drame. Ai vjen i këndëshëm, i lazdruar me mjeshtëri artistike si Sokratë të tjerë, me ato veçoritë karakteristike sa hamletiane, aq dhe hashekiane.Siç duket, autori e ka për zemër Jerosllav Hashekun e famshëm, ndaj dhe veçoria e këtij dramaciteti bazohet në krijimin e situatave artistike e komike,dhe jo në kllounitetin e personazheve. Kjo ja ka rritur dukshëm valencat e groteskut në kuadrin artistik.Më e thekur kjo dukuri evintetohet në linjën dialoguese, në monologun (aktin) e katërt të Isës me Satanain, ku situatat groteske gjer në komike, bazohet në thëniet e kundërthëniet e tyre.

Këto marrin peshë artistike dhe nga përdorimi me sfikasitet i fjalëurtëve e sentencave të kripura nga diturakët, të cilët rrisin tejpamërinë e dramacitetit në zhvillimin e ngjarjeve e të zhvillimin e ngjarjeve e të fenomeneve në gjirin e shoqërisë.-Formimi e prezantimi evoliv i personazheve është sot veçori e krijuesve në trojet jashtë shtetit amë, por dhe më gjërë.Kjo në kuadrin e deheroizimit të letërsisë e të personazheve të tipizuara në letërsinë e soc-realizmit ( do thoja surrealizmit) , ka sjellë në letërsi edhe tek kjo dramë krijimin e njeriut të vërtetë me ndjesi e apsione për jetën e shoqërinë. Një përkushtim i detajuar autorit në punën me personazhet, duke konturuar në kuadrin e hulumtuesit të fakteve historike; atmosferës të asaj kohe, mentalitetit e shndrimit të vetëdijes; të karakterit të Isës. Puna me këtë personazh, por dhe të tjerë, vjen si një ngulmim në prototipit artistik, siç e formalizon Gorki në punën që duhet bërë në zgjedhjen e formimin e personazhit artistik.

Për autorin ajo ka qenë një përpëlitje e mrekullueshme, e cila i jepët regjizorit e mirëplotësuar. Regjizorit i mbetet vetëm ta rikompletojë emocionalisht dhe profesionalisht si një materie njerëzore me një shumi virtutesh e cilësish.

Duke vënë theksin mbi kohësinë historike, dramaturgu Nehas Sopaj nuk ka hequr dorë nga paraqitja e botës individuale të personazheve; përkundrazi kohalizoni historik vjen si produkt i kësaj bote individuale. Në monologun e katërt, autori e përmbajtëson kështu këtë botë të mbrendshme në supstancë: ‘’Jam kjo lojë pa domethënie konkrete.

E ç’është ironia?! Ironia është spec Stambolli!

Ironia është kjo daulle! Ironia është qeshja ime e marrë’’.Një psikoanalizë e ngjarjeve, e fenomeneve që ndodhin për qark personazhit  Isë, e që lë brazda në jetën e tij, arrin gjer në skajin e vetëgjyqësisë në një katarisis, ka mbi të gjitha të keqen që duhet ta kërkojë tek ajo qeshje e marrë, e cila është ironia e vetë jetës sonë.

Konvergimi i kohezionit  dhe personazheve, është aq thelbësore,  saqë kjo kohësi historike në konflikt psikologjik individuale e konkret, vjen si produkt i kërkesave të zhvillimit shoqëror. Autori zbulon botën e brendshme të njeriut, i cili vepron në kondita të caktuara historike; zbulon mundësitë e lidhjeve të aktualitetit të cilat nuk janë thjesht fotografike, por progresive, krijuese e që ndihmon në rekursin aktual shoqëror. Kjo një kërkesë e domosdoshme për një dramë me oshilacione historike. Sot e mbas sodi kthimi në retro, me problemet e së kaluarës, thekson autori në nënteks dhe në mesazhe, - duhet të shërbejë për sqarimin e problemeve të sotme me gjendjen sociale, kulturore, shtetformuese të komunitetit shqiptar në FYROM; ku për udbashin Striko : ‘’Ne jemi, pra zot për ty. Ne jemi ajri që thith ti, ne jemi liria e robëria”,sepse siç thirrmon autori me anë të Isës në monologun e dytë: ‘’Ah, si s’arritëm që një ditë ta shohim me sytë e mendjes të vërtetën’’, e në mizanskenë konkludon ‘’A ka tmerr më të madh kur populli zbrapset?’’. Drama ‘’Çapini’ si një produkt i dramaturgjisë të re moderne, me regjizurën e skenimin e sajë do të pasqyrojë në mënyrë bindëse jetën , ndjenjat, ngjarjet, me formatin e domosdoshmërisë artistike gjithmonë, duke i qëndruar besnik evolimit të ngjarjeve e fenomeneve. Kjo ka shumë rëndësi, sepse injoron pikpamjet që e interpreton dramën si një riprodhim të thjeshtë të jetës së përditshme, apo si një konglemerat absurd sipas estetikave të këtij teatri.

Nehas Sopaj me mjeshtëri i është shmangur me politesë artistike këtyre dy koncepteve, duke na dhënë një të mesme racionale bio- shqiptare,duke huazuar paksa nga klasiçizmi shekspirian, e duke e vendosur formatin artistik në kapriatat e moderrnitetit. Karakteri i dramës ‘’’Çapini’’ qëndron në faktin se figurat , personazhet, janë të lidhura me imagjinatën e autorit e flasin e veprojnë në një konteks historik. Janë si qënie të gjallë, ndonëse janë çapinj, zana, udbashë, ushtarë, satana.  Personazhet ndjehjen të çliruar nga kozmagoni artistik,nga përshkrimet prolikse. Ata karakterizohen nga lakonizmi i monologut hamletian, dialogu i shkurtër komunikues. Nga një strukturë e tillë me kontributet e sajë letrare (padyshim dhe skenike së shpejti), kjo dramë është një kambanë në mbajtjen

zgjuar të kujtesave historike nga populli shqiptar e popujve të tjerë në kuadrin global mbi ngjarjet, fenomenet e privacionet shoqërore që e kanë ndjekur këtë popull në shekuj.

Drama ‘Çapini’’ vjen si një kujtesë e ngritur në ngrehinën e re moderrne në tempullin e artit dramatik shqiptare. Siç duket për Nehas Sopaj sentenca e aktorit të madh hollivudian Al Paçino se: “Gjithmonë është gjendur një laps të shkruaj për të ardhmen , por kurrë s’është gjendur një gomë për të fshirë të kaluarën’’, ka shërbyer si një amalgamë në formatimin strukturor e motiv në këtë dramë.

 

Vladimir Muça

Shkrimtar,studiues

Dyrrah, Dhjetor 2014

Emai:vladimir_muca@yahoo.com



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora