E merkure, 11.12.2024, 03:57 AM (GMT)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Koço Dilo...

E merkure, 10.12.2014, 06:20 PM


Foni Male DILO

Koço Dilo...

 

Koçua me motren,  Hrison qe dhe ne burg kurre nuk ju nda .

 

Kur e shihnin në rrugë , kush e kish njohur më parë ,

Nuk mund të fshihte një heshtje... përzier me habi,

Ishte Koçua ai që kish përpara , apo ish hieja e tij?

Koçua buzëqeshte ashtu si dinte vetëm Ai,

 

Dhe ishte pikërisht kjo buzëqeshje e dashur,

Që nuk kishte mundur askush tja vidhte,

Nuk kishin mundur ta shuanin , të vetmwen atë,

Që i buronte nga shpirti behar e i kulluar

 

Ai kishte lindur për të qënë luftëtar

Jeta e tij një jehonë krismash pa mbarim

Lufta nuk ju nda dhe krismat e saj me melodi ngjanin,

Aq të njohura ishin për të.

 

Kur në Barmash kërciti pushka ,

Në ballë ish Ai .

Plumbat në veshë i vërshëllenin ,

Por ai e dinte se krah vëllait

 

Luftonte për atdhe, luftonte për Shqipëri

Dhe besimi në luftën e shenjtë,E dinte nga babai i tij,

Ishte një detyrë për të cilën Edhe jetën ta jepje ,

Do mbeteshe i gjallë në përjetësi.

 

E kapën, e burgosën dhe njohu burgun fashist

Por nuk pushoi së qëni i zjarrtë e i paepur, luftëtar

I pamposhtur trim nacionalist.Idetë që kishte kishin në themel

Dashurinë e pakufishme për atdhe.

 

Kishte në vete besimin e madh ,

Se fitorja do buzëqeshte për Shqipërinë

E ditë të bukura do vinin për Shqiptarë.,

Ai , Koço Dilo luftëtar e trim ,Një ditë do t’i dilte përpara babës së tij,

 

E do të bënte një kuvend me të

Do flisnin si burra të mëdhenj për Shqipërinë!

Do realizonin planet e mëdha,

Shqipëria e vogël do ngrihej lart vigane,

 

Shqipëria do kishte në botë vendin e nderuar të saj!

O ëndërr e bijve zëmërluanë

O Shqipëri ,që sytë e tu të shkruar,

Në shekuj lufta e beteja panë.

 

Nuk ishte e thënë të vinje në kokën krenare

Kurorën e fitores e të madhështisë,

Se pikërisht kur dritë vërtetësie do binte mbi ty

Djalli me përdredhjet dhe ligësinë e tij

 

Netëve të gjata me shok djallëzinë e tij

Farën e helmuar komuniste,

E mbolli dhe pastaj priti të rritej ajo farë,

Ferrë të bëhej në Shqipëri

 

Të mbyste gjithçka të bukur, gjithçka të shenjtë

Të hidhte në çdo vend në çdo shtëpi

Frikë tmerr edhe lëngatë...

Të korrte frutet mbjelljes së tij!

 

Kjo ishte për bijtë që luftuan një zhgënjim i parrëfyer,

Krejt papritur u ndodhën në një grackë,

Të gjithë ata që me të vërtetë

Për mëmëdhe me trimëri kishin luftuar

 

Që s’kishin llogaritur që falnin edhe jetën,

Ishin tani në shinjestër të djallit vetë.

Se ndërsa trimat lufonin lukunia e kuqe

Lista shkruante në terrin komunist

 

Lista që kishin emrat e atyre që me të vërtetë

Luftuan e edhe jetën e tyre bënë fli.

Kështu , ndërsa Jani Dilo largohet me dhimbje

Koçua arrestohet prej terrorit komunist

 

Në ferrin e komunizmit jemi duke shkuar.

Ferri i Dandes, buqetë lule para tij, besomëni,

Ferri i Dantes ishte një ëmbëlsirë përpara tij.

Në Spaçin e nëmur e çuan xhaxhanë tim të mirë,

 

Dhjetë vjet gjyqi fars i qepi në shpinë,

Donin të shihnin a do të mundtte vallë

Edhe aty të ishte po aq trim?

Sepse në gjyq ai ndriçoi me qetsinë e tij të parrëfyer,

 

Pa dëshmitarrin të holltit t’i shpëtojë,

Dhe prokurorit kaqol, ju drejtua me ironi,

Ç’ka njeriu i shkretë ,pse dridhet si purtekë

I imi është ky gjyq, apo është gjyqi i tij....

 

O i miri, i dashuri, i paharruari xhaxhai im!

Ti që kishe dalë nga porta e madhe gjykim,

Nuk mund ta kuptoje se për Dilo-t ti do ishe,

Ajo që partia kish caktuar për këtë familje,një *mësim*

 

Njeriu   edhe vdes!

E saktë , se kush lind njëherë do të vdesë.

Ligji i natyrës ky është kështu do të mbesë....

Por ja ku jini të gabuar të gjithë ju që më lexoni!

 

Kush Spaçin e *ViZitoi*tjetër mendim

Jo për jetën, për vdekjen krijoi.

Spaçi ishte varri i madh që komunistët

E kishin ngritur me djallin në bashkëpunim,

 

Kush aty nderin kisht që të dërgohej

Ishte i humbur, nuk kthehej në të gjallë.

O tmerr, ke emrin enver hoxha!

O ferr ,të shkrojtur në portën tënde ke emrin e tij

 

O çnjerëzore, e frikshme ,shtazore,

Të gjitha të këqiat së bashku

Një emër kini veç një emër të ndotur, të fëlliqur

Emrin e tij dhe të gjithë skotës së tij të mallkuar.

 

Kush Spaçin e provoi

një gjë prej zotit natë e ditë kërkonte:

vdekjen e trupit të raskapitur e çlodhjen e shpirit,

se vdiste ditë për ditë me një vdekje të ndryshme,

 

se të shkolluarit me djallin gardianët në atë vend,

metodat më të tmerrshme përdornin e për të gjithë

ditë për ditë nga një vdekje të tmerrshme

kishin gati e, nuk përtonin

 

të vinin në punë mëndjen e tyre djallëzore

gjë që nuk kishte aspak të bënte

me as më të voglën qelizë njerëzore,

por kënaqte instiktet e tyre tej shtazore

 

I burgosuri në Spaç kur vdiste për ditën në vazhdim,

Ndjente të shuhej, të humbiste, e kishte një rreze

Që ngjante me pak dritë lumturi,

Mendonte i shkreti se Zoti kish dëgjuar lutjen e tij

 

E më në fund dhuratë vdekjen i kishte dërguar,

Nga torturat çnjerëzore e kishte shpëtuar!

S’ka gjë që kishte vdekur me të madhe lemeri...

Por sa gabim!Ç’zhgënjim e priste ,

 

Kur hapte sytë i lemeritur përsëri,

E ishte kthyer në ferrin ku torturat do vazhdonin,

Në ferrin ku ishte i destinuar të vdiste,

E aty të ringjallej përsëri e përsëri...

 

E mjera  Deda ime , kur thoshte se

burgu e ka një derë që varri nuk e ka ,

nuk e dinte që vetë biri i saj sado krenar e trim që ishte,

atë varrin e ftohtë do deshte të shijonte,

 

vdekja e përditshme,NËN atë varr e çonte.

Por nuk ishte se vdiste vetëm ai,

Në spaç kush ishte çdo ditë bashkë me të,

Vdisnin prej tmerrit të papërshkruar,

 

Gjithë sa e donin , gjithë njerëzit e tij.

E dinte enveri , kishte lëçitur në natën e errët,

Ato që ishin shkruar nga vampirë në shekuj.

Ato që nuk ishin në asnjë libër me fletë të vërteta,

 

Por me fletë gjaku ishin dridheshin,

në djallëzoren mendjen e tij!

Zaten , kur një mendje është bosh,

Kur nuk është ushqyer me elementet kryesore të jetës,

 

Është e natyrshme të mbushet me errësirë,

E dritën e diellit ta ketë frikë, t’i fshihet

Sepse është dritë e së vërtetës!KUNDËR TIJ NGRIHET!

O popull që kalove nëpër atë tunel të asaj mendje ,

Që ishte e mbushur me injorancë e ligësi,

 

Vallë nuk të lodhi kërbaçi mbi shpinën e gjakosur,

Nuk mundesh të dallosh që kishe mbi krye

Vetë të palogjiksmen, kafshëroren, mendjen e një daci ,

Që nuk kishte as më të voglën dritë që njerëzorja

Në mendjen e njeriut e jep që me lindjen e tij?

 

Por e kisha thënë unë kur shpërtheva atëhere:

Këndo qyqe si kokoshi,se si sot lindi kodoshi

Bir kurvar i xhadisë....

Një njeri i tillë popullin e hoqi zvarrë,

E tërhoqi në ferrin e paparë,

 

Veçse një gjë nuk mundi ta vrasë kurrë;

Buzëqeshja shpirtërore e njeriut të torturuar,

E fshehur më së miri në brendësi të shpirtit të tij,

Kur arrinte nga ferri i enverit të dilte,

 

Në fytyrën e tij ndriçonte përsëri.

Dhe fituan edhe një privilegj,

ata që në hellin e tmerrit kaluan,

Një biletë për në parajsë fituan !

 

Dhe përpara gjyqit të Zotit dollën me ballin lart.

Mes tyre je dhe ti ,xhaxhai im i mirë,

Më në fund shpirti yt u preh në qetësi,

Të kemi dhe në zemrat tona si figurën e dlirë,

 

Të NJERIUT që nuk diti kurrë të përkulet,

Të NJERIUT,që botës mbarë i tregon,

Kush është e drejta , e bukura trimja dhe heroikja

Gjithë jeta jote këtë me krenari e rrezaton!!



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora