Sevdail Hyseni: Festat e dyfishta
Dita e Mësuesit, me urime plot,Lule, përqafime, fjalë me lot.Po mbaron festa, nis realiteti,Paga s’mjafton për letra tualeti! Shkon në klasë, pa nxënës te dera,Bankat boshatisur, fjalët i merr era.-Ku janë nxënësit?-pyet me kërshëri:-Në Francë, Gjermani, Itali, Angli!..


























