Prend Buzhala: Kumtar nga shpellat e vetmisë (3)
Po jetoj i vetëm në banesën time të qytetit, i izoluar, meqë prindërit i kam në fshat. Jam zyrtar i një administrate. Shkuarja në punë është ndërprerë. Kam studiuar edhe gjuhën gjermane. Tashmë i kam mbushur dyzetedy vjeç. E studiova gjermanishten me shpresën se do ta gjeja një vajzë në botën e jashtme e të punësohesha jashtë...
























