Elhame Demi-Kamberi: Nga udhëtimet e botës te zemra e Kosovës
Ndoshta qe një vit më herët, profesoresha e nderuar ma kishte përmendur, me atë qetësinë e saj të butë dhe fisnike, se po përgatiste një libër të veçantë, një libër kujtimesh e udhëtimesh, ku dëshironte të mblidhte, si në një mozaik të çmuar, të gjitha rrugëtimet që kishte përshkuar së bashku me bashkëshortin e saj, prof. dr. Tefik Bashën...


























